Nëse po kërkoni një harmoni të përsosur fizike, mendore dhe shpirtërore, mund ta gjeni atë në Qigong, teknikën kineze që kombinon ushtrime shumë të veçanta fizike dhe meditative.

Mjeshtri i njohur Taoist, Mantak Chia beson se kryerja e këtyre ushtrimeve në baza të rregullta jo vetëm që mund të përmirësojë shëndetin tuaj fizik dhe mendor, por mund të zgjasë edhe një mënyrë jetese aktive.

1. Frymëmarrja

© Depositphotos.com

Mjeshtrat besojnë se frymëmarrja me një teknikë të veçantë mund të përmirësojë mirëqenien tuaj të përgjithshme dhe të zgjasë jetën tuaj.

Merrni frymë ngadalë përmes hundës dhe mbajeni për 1-2 sekonda;

– Shtoni një tjetër frymëmarrje të vogël për të mbushur mushkëritë në kapacitetin më të plotë; Mbajeni për 1-2 sekonda dhe nxirreni përmes gojës. Merrni frymë thellë gjatë dhe ngadalë.

Kjo teknikë e frymëmarrjes e balancon tërë trupin dhe ngadalëson ndjeshëm procesin e plakjes.

2. Ngrohja

© Depositphotos.com

Ngrohja është shumë e rëndësishme. Ky është një hap përgatitor dhe ju kurrë nuk duhet ta kapërceni atë.

Relaksoni trupin tuaj plotësisht;

– Përthyeni pak gjunjët dhe përpiquni të shpërndani peshën në mënyrë të barabartë në të dyja këmbët tuaja;

– Filloni lëkundjen e kryhëve përpara dhe prapa dhe pastaj nga njëra anë në tjetrën.

3. Forcimi i veshkave dhe shpinës

Ky ushtrim forcon shpinën tuaj dhe gjithashtu stimulon funksionin e veshkave.

Qëndroni drejt me këmbët tuaja, ose thjesht në largësi sa gjerësia e shpatullave dhe drejtoni gishtat e këmbëve përpara.

– Ngadalë përkulni përpara dhe poshtë, pa përthyer gjunjët;

– Përpiquni të arrini në dysheme. Nëse e bëni siç duhet, duhet të ndjeni muskujt e belit që shtriqen;

– Qëndroni në këtë pozicion për 10 sekonda, pastaj ngadalë kthehuni në pozicionin fillestar;

Përsëriteni 6 herë.

4. Drejtimi i shpinës

Ky ushtrim korrigjon posturën tuaj dhe përmirëson shikimin, forcon dhe drejton shpinën dhe përmirëson qarkullimin e oksigjenit në gjak.

– Qëndroni drejt dhe ngadalë lëvizeni kokën prapa;

– Qëndroni në këtë pozicion për 15 sekonda dhe merrni frymë thellë;

– Ngadalë kthejeni kokën në pozicionin fillestar;

Përsëriteni 6 herë dhe bëjeni këtë ushtrim disa herë në ditë.

5. Ushtrimi për lehtësimin ndaj stresit

© Depositphotos.com

Ky ushtrim e relakson tërë trupin.

– Qëndroni me këmbët tuaja të hapura sa dyfish gjerësia e shpatullave;

– Ngrini duart tuaja në kraharor me pëllëmbët përballë gjoksit;

– Zgjateni plotësisht njërin krah dhe më pas sillni duart tuaja në gjoks;

– Kthehuni në pozicionin fillestar;

Përsëriteni në çdo anë nga 6 herë.

6. Shtriqja e shpinës

Ky ushtrim quhet “2 duart që shkojnë drejt qiellit” dhe rrit kapacitetin e mushkërive, mbush trupin me energji dhe përmirëson funksionin e mëlçisë, veshkave, stomakut dhe zorrëve.

– Qëndroni drejt dhe bashkoni duart para vetes;

– Merrni frymë dhe ngadalë ngrini duart mbi kokën tuaj me pëllëmbët përballë;

– Në të njëjtën kohë, rrini mbi gishtërinjtë tuaj. Lëvizni dhe ulni ngadalë duart tuaja në pozicionin fillestar;

Përsëriteni 6 herë.