Rënia e flokëve është e natyrshme. Ju humbni diku nga 50 deri në 100 fije flokësh në ditë, por nëse vëreni grumbuj më të mëdhenj të flokëve që po ju bien, kjo mund të tregojë se ekziston një problem më i madh:

Ju nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm Proteina

iStock/milla1974

Nëse po ju bien flokët, kjo është një arsye tjetër për të konsumuar proteina në çdo vakt: Ato ndihmojnë në lindjen e fijeve të reja të flokëve. Mungesa e proteinave bën që flokët tuaj të ndalojnë së rrituri, të bien dhe madje edhe të ndryshojë ngjyrën.

Gratë duhet të marrin të paktën 46 gramë proteina në ditë. Sipas nustricionistëve rekomandohet që marrja e proteinave të vijë nga një shumëllojshmëri e burimeve ushqimore, jo vetëm prej mishit.

Shtimi i një gjysmë gotë fasule laroshe në darkën tuaj të ardhshme ju jep një shtesë prej 11 gramë proteinash.

Nuk jeni duke marrë Hekur të mjaftueshëm

iStock/supermimicry

Për vegjetarianët ose personat që përpiqen të kufizojnë konsumin e mishit, të paturit pamjaftueshmëri të hekurit është një shqetësim i vërtetë dhe një dietë ku mungon hekuri mund të çojë në humbjen e flokëve.

Gratë mes moshës 19 dhe 50 vjeç duhet të marrin 18 mg hekur në ditë dhe gratë 51 e sipër duhet të marrin 8 mg në ditë, por nuk duhet të vraponi për në farmaci për suplemente aq shpejt.

Nutricionistët nuk rekomandojnë marrjen e një suplementi hekuri pa e patur të provuar se keni mungesë hekuri dhe pa u konsultuar me një mjek.

Në vend të kësaj, shtoni në dietën tuaj ushqime të pasura me hekur. Këto ushqime përfshijnë midhje, soje, kungull, thjerrëza dhe spinaq.

Ju jeni duke u përballur me një situatë shumë stresuese

iStock/AfricaImages

Ndjenja e ankthit rreth performancës tuaj në punë ose zënka e rradhës me të dashurin nuk ka të ngjarë të shkaktojë që flokët tuaj të bien, por situata jashtëzakonisht stresuese: diagnoza mjekësore që kërcënojnë jetën, humbja e jetës së një personi të dashur – mund të shkaktojë që flokët të bien edhe disa javë pas ngjarjes.

Kjo humbje e flokëve nuk duhet të jetë e përhershme. Flokët tuaj mund të rriten përsëri nëse mësoni të kontrolloni stresin.

Ju përdorni produkte të ashpra në flokët tuaj

I përdorni shpesh mjetet e nxehta për flokë të hijshëm, me shkëlqim apo produkte me kimikate ose vajra për të zbutur flokët tuaj? Flokët tuaj mund të duken mirë për momentin, por në afat të gjatë, po dëmtohen dhe rrisin rrezikun që flokët të bien.

Përdorimi i mjeteve dhe produkteve të flokëve është një epidemi kombëtare dhe të gjitha këto kanë ndikime shumë negative mbi flokët tuaj”,-  thotë Omeed Memar, profesor i dermatologjisë klinike në Northwestern University’s Feinberg School of Medicine.

Në vend të tyre përpiquni të blini produkte natyrale të flokëve: ato që nuk listojnë 40 përbërës kimikë të frikshëm.

Sapo jeni bërë nënë

iStock/South_agency

Çdo mama shtatzënë e di shumë mirë: Trupi juaj kalon nëpër ndryshime të panumërta gjatë shtatzënisë.

Më e rëndësishmja, niveli juaj i estrogjenit ndryshon, gjë që, ndër të tjera, shkakton që flokët tuaj të mos bien gjatë nëntë muajve që jeni shtatzënë, por sapo të lindni, fillojnë t’ju bien të gjitha fijet e flokëve që duhet t’ju kishin rënë gjatë shtatzënisë.

Kur është fëmija juaj i parë dhe ju jeni e papërgatitur, mund të duket sikur po kaloni një lloj “tullacllëku”. Për fat të keq, nuk ka zgjidhje të shpejtë për këtë lloj humbjeje të flokëve.

Ju vetëm duhet të dini se ato do të dalin sërish. Gëzimet e amësisë nuk përfshijnë të paturit e flokëve të bollshëm.

Ju keni një problem me tiroiden

Tiroidja juaj është përgjegjëse për të ndihmuar në rregullimin e funksioneve të rëndësishme të trupit si ciklin tuaj menstrual, rrahjet e zemrës dhe temperaturën e trupit.

Një problem me këtë gjendër vitale mund të ndikojë shumë aspekte të shëndetit tuaj, duke përfshirë edhe flokët tuaj.

Sipas ekspertëve, si një tiroide tepër aktive dhe një inaktive mund të shkaktojë humbje të flokëve. Nëse jeni duke përjetuar humbje anormale të flokëve, bisedoni me mjekun tuaj për të kontrolluar tiroiden tuaj.

Keni filluar një mjekim të ri

iStock/ThanachaiKesonpikul

Ilaçe të caktuara, duke përfshirë medikamentet e presionit të gjakut, mund të bëjnë që flokët të bien.

Për të zbuluar nëse pilulat e përditshme po ju shkaktojnë rënien e flokëve, lexoni udhëzimet në etiketat e mjekimeve (po, ato të njëjtat që tentoni t’ua hidhni një sy po nuk i lexoni ose thjesht i hidhni në kosh). Gjithsesi mos ndaloni asnjë mjekim pa u konsultuar fillimisht me mjekun tuaj.