Parashikimi me detaje i Paolo Fox, për vijimin e muajit Nëntor: datat e tersit dhe fatit… 

Dashi

Muaji nëntor do të shënojë pikënisjen e një periudhe rimëkëmbjeje në shumë aspekte, që do të japë fryte brenda pak muajsh. Të hedhësh pas shpine të shkuarën nuk është e lehtë, ndaj nuk mund t’ju them se do të ngjiteni në majë nga sot nesër, por do të filloni të merrni lajme të mira.

Mërkuri dhe Jupiteri do të jenë në pozicion të favorshëm dhe do t’ju dhurojnë mundësi të shkëlqyera në datat 19 dhe 28 nëntor. Edhe propozimet do të jenë më bindëse në këtë periudhë, gjithmonë në sferën profesionale.

Nëse keni ndenjur gjatë në vendnumëro, së shpejti do të merrni një ofertë të re apo do të nisni një projekt afatgjatë. Nëse po përgatiteni për provime, do t’ia dilni mbanë me sukses. Edhe në aspektin financiar priten përmirësime, edhe pse situata mbetet ende disi problematike.

 

Demi

Do t’ia nisni nga e para, këtë herë me mjaft stil. Projektet që ishin bllokuar gjatë muajve të fundit, apo ndryshimet drastike që sollën si pasojë trazira të mëdha, tanimë do t’i menaxhoni më mirë.

Disa probleme organizative duhet të përpiqeni t’i zgjidhni me qetësi. Nëse keni ndryshuar vend pune rishtas, do të filloni të merrni kënaqësi profesionale. Gjendja financiare ende nuk ju lejon të rrezikoni shumë, sepse Mërkuri ka pasur ndikim negativ deri tani, por prej datës 8 situata do të ndryshojë.

Nëse puna juaj ka të bëjë me krijimtarinë, do t’ju lindin ide brilante që do t’ju çojnë drejt suksesit. Nëse së fundmi e keni parë botën të errët dhe me pamundësi të shumta, tashmë ka ardhur koha të tregoni se mund të dilni fitimtarë. Do të shfaqen në horizont mundësi të reja apo udhëtime pune.

 

Binjakët

Nëntori është muaji i së vërtetës. Të gjitha marrëdhëniet profesionale që nuk kanë ecuri të mirë mund të ndërpriten dhe dikush mund të hidhet në kundërsulm. E kam fjalën këtu për të lindurit në shenjën e Binjakëve, të cilët mendojnë se u është bërë ndonjë padrejtësi.

Disa prej jush mund të të ndërmarrin masa ligjore ndaj kompanisë në të cilën punonin. Megjithatë, duhet të dini se nismat ligjore nuk do të kenë rezultate të menjëhershme dhe do t’ju duhet të prisni disa kohë për të marrë një përgjigje. Thembra e Akilit e këtij muaji mbetet organizimi.

Kontratat e punës, telefonatat që prisni apo komunikimi, do të hasin vonesa. Po ashtu edhe aprovimet e kërkesave apo rinovimet e marrëveshjeve. Mbase e keni tepruar disi me shpenzimet. Kujdes, nëse u vini gjithmonë ju në ndihmë të tjerëve, këtë herë duhet t’i bëni mirë llogaritë, sidomos për sa i përket pasurive të patundshme.

 

Gaforrja

Nismat e reja do të kenë mbështetjen e planetëve. Prej datës 15, Planeti Mars do të nisë ndikimin e tij pozitiv. Nëse keni pakënaqësi në punë apo çështje të mbetura pezull, mund të gjeni zgjidhje me leverdi në ndonjë qytet tjetër.

Ata që kanë mundësi të udhëtojnë për punë, do të kenë raste të shumta tejet të volitshme. Ky fundvit do të mbyllë një sërë situatash të vështira dhe ju e dini mirë. Disa prej jush janë detyruar të ndryshojnë titullarin e kompanisë ose pronës së vet e disa të tjerë kanë hequr dorë nga ndonjë projekt që s’u përshtatej më.

Planetët ju vijnë në ndihmë, nëse po kërkoni punësim me kohë të pjesshme, sidomos për të rinjtë që duan të provojnë veten. Disa udhëtime do të jenë mjaft fitimprurëse dhe do t’ju vijnë në ndihmë të plotësoni nevojat e familjes.

 

Luani

Planetët sjellin lajme të mira këtë muaj, Jupiteri nuk është më në kundërshti me shenjën tuaj. Keni pritur gjatë, por tashmë po filloni të vilni frytet e para.

Së fundmi, keni pasur vështirësi ekonomike dhe nuk keni mundur të jetoni të shpenguar. Tanimë, ndryshimet në pozicionimin e planetëve do të sjellin oferta e propozime të volitshme.

Ndikimi pozitiv i Jupiterit dhe Uranit deri në fund të muajit do të mundësojë diçka të rëndësishme, apo zgjidhje drastike për një problem, që ju mundon prej kohësh. Si fillim, duhet të zgjidhni çështjet ekonomike apo ligjore të lëna pezull, që të arrini rezultatet e synuara.

 

Virgjëresha

Së fundmi, jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar kështu xhelozi e zili tek ata që ju rrethojnë. Gurin nuk do ta hidhni ju, por dikush mund të tentojë t’ju vërë shkopinj nën rrota.

Disa ditë, si datat 9 dhe 10 nëntor, paraqiten mjaft konfliktuale dhe kërkojnë durim të skalitur. Nëse ju propozojnë ndonjë marrëveshje apo kontratë në gjysmën e dytë të nëntorit, pranojeni vetëm nëse ju japin garanci.

Kontrata aktuale e punës mund të jetë objekt rishikimi në kompaninë tuaj, pasi parashikohen ndryshime apo shkurtime stafi. Bëni kujdes gjatë fundjavave të nëntorit dhe kurseni para, sidomos nëse keni detyrime familjare.

 

Peshorja

Pozicionimi i favorshëm i planetëve ju fton ta shihni të ardhmen me optimizëm. Jupiteri do të ndikojë pozitivisht prej datës 8. Do të keni mundësi të kapërceni vështirësitë që i keni ndeshur që në fillim të vitit.

Horizonte të reja paraqiten në sferën profesionale, mbase jashtë shtetit ose në ndonjë tjetër qytet. Ata që e kanë të pamundur të shpërngulen do të marrin një propozim të rëndësishëm. Raportet e bashkëpunimit do të marrin një hov pozitiv dhe do të jeni sërish në qendër të vëmendjes, pas një periudhe në hije.

Nuk po them se është një periudhë e shkëlqyer dhe zgjidhen të gjitha problemet, por fryma është pozitive dhe entuziazmi me doza të shtuara. Ditët kur priten debate dhe sqarime janë të hënat më datë 12 dhe 19 nëntor, ndërkohë që përgjigje pozitive mund të merrni në harkun kohor 22-30 nëntor.

 

Akrepi

Nëntori është muaji i të lindurve në shenjën tuaj, jo vetëm sepse Dielli nis të ndikojë në shenjë, por edhe sepse bëni një bilanc të gjithçkaje që ka ndodhur në jetën tuaj. Ka një lajm të mirë:

Marsi nuk do të ketë më ndikim negativ dhe prej datës 15 do të nisë një periudhë më e qetë. Më në fund, pas muajsh në vendnumëro, tashmë keni ndërmarrë nisma të reja, apo keni krijuar marrëdhënie me njerëz të rinj.

Disa probleme familjare kanë gjetur njëfarë zgjidhjeje dhe do të shkoni në punë pak më të qetë. Fundjava mes datave 17-18 nëntor do të jetë e shënuar për disa prej jush. Prej datës 26, ju presin telefonata dhe lajme të mira në sferën profesionale.

 

Shigjetari

Jupiteri do të hyjë në shenjën tuaj më datë 8 nëntor, por kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet do të zhduken si me magji. Megjithatë, do të hidhni disa hapa të rëndësishëm. Situata është në përmirësim të ndjeshëm në aspektin profesional, si në rastet kur jeni punësuar diku, ashtu edhe në rastet kur punoni më vete.

Nëse keni ndonjë aktivitet artizanal, do t’ju jepen mundësi të shumta për të korrur sukses e fituar më tepër para. Në gjysmën e dytë të nëntorit do të dominoheni nga doza të larta nervozizmi, mbase ngaqë kërkoni me padurim të arrini rezultatet e synuara.

Ekziston mundësia që të organizoheni më mirë dhe të bëni plane më të qarta për të ardhmen. Edhe studentët i presin lajme të mira, sidomos ata që janë në prag të diplomimit. Prej datës 22, Dielli në shenjë do të forcojë rolin tuaj në ambientin ku punoni e jetoni.

 

Bricjapi

Ky muaj premton rezultatet të mira. Nëse mendoni se keni aftësitë e duhura për një vend pune, mos ngurroni ta kërkoni atë. Nëse synoni përmirësime në sferën profesionale, mos qëndroni në një vend, por shpërndajeni “CV”-të gjithandej.

Këto ditë mund të ndodhin ndryshime në kompaninë ku punoni apo që e keni në pronësi, ose në lidhje me një akt shitblerjeje. Nëse merreni me tregti, mund të shihni aktivitetin e të shpërnguleni diku gjetkë. Do të hasni më pak pengesa në jetë dhe problemet do t’i menaxhoni me lehtësi më të madhe.

Jupiteri kalon në shenjë tjetër në mes të muajit, megjithatë, ndikimi i tij vazhdon ende. Rreth datës 21, janë disa ditë të shkëlqyera, kur një nismë e lënë pezull në të shkuarën mund të konkretizohet. Në konfliktet me ndonjë ortak të pabesë, do të dilni ju të fituar.

 

Ujori

Venusi dhe Marsi janë në pozicion mjaft të favorshëm për të lindurit në shenjën tuaj, por më i rëndësishëm do të jetë ndikimi i Jupiterit prej datës 8. Nuk po them se do të zhduken të gjitha vështirësitë me një të rënë të lapsit, por do të hidhni hapa të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve.

Veprimet me paratë duhet t’i mendoni shtruar. Nëse keni hapur ndonjë aktivitet, pa bërë një bilanc paraprak, mund të vendosni ta shihni dhe ta hiqni nga supet këtë barrë. Yjet u vijnë në ndihmë edhe studentëve, që i pret një vit mjaft interesant në 2019-tën.

Me ortakë e bashkëpunëtorë do të keni ende debate, por këtë herë do të arrini një kompromis. Më në fund, do t’i merrni ju vetë në dorë frerët e fatit. Për pasojë, edhe karakteri juaj do të jetë më i qetë se në të shkuarën.

 

Peshqit

Marsi do të hyjë në shenjë më datë 15 dhe do të shtojë dozën e nervozizmit, po ashtu edhe padurimin për të marrë rezultate pozitive.

Uroj të keni nënshkruar një kontratë pune disavjeçare.

Në të kundërt, do t’ju shtohen disa shqetësime dhe pasiguri.

Rezultatet në sferë profesionale nuk janë fort të kënaqshme, por as katastrofike.

Megjithatë, ju, kur ndiheni të lodhur, prireni ta shihni gotën gjysmë plot.

Ndaj, janë disa data të caktuara kur do të ndiheni të tensionuar pa arsye, si për shembull më 9, 10, 16, 219 dhe 25 nëntor.

Mos u stepni me vështirësinë e parë, nëse keni dyshime, këshillohuni me njerëz që mund t’ju gjejnë zgjidhje.

E vetmja gjë që nuk duhet të bëni këtë periudhë është të shmangni nervozizmin dhe tensionin.

Çështjet ekonomike dhe profesionale kanë kaluar në plan të parë.