Ulja e temperaturave në mënyrë drastike, ishte e papritur ndonëse ngrohtësia e diellit në mes të nëntorit nuk ishte normale.

Prej ditës së djeshme e në vijim, pritet një përkeqësim i motit, reshje shiu e dëbore në zona të caktuara të vendit.

Gjatë paradites, vendi ynë do të vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave kryesisht në rajonin verilindor – juglindor duke sjellë reshje të dobëta shiu e dëbore.

Gjatë natës pritet shtrirje e vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke shënuar -5°C në zonat malore ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 18°C në zonat bregdetare.

Era frynë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.