Rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të çojë në verbim të plotë, nëse nuk trajtohet…

Nga Dr. Florentina Robelli

 

Glaukoma është një term që përshkruan një grup të çrregullimeve të syrit që karakterstikë të përbashkët kanë rritjen e presionit të lëngut të syrit (humour aqueous), që quhet presioni intraokular.

ANATOMIA E SYRIT

Syri është një glob asimetrik.

Pjesën e përparme të syrit e përbëjnë:

irisi – pjesa e pigmentuar

kornea – shtresa mbi iris

pupila – hapja cirkulare e zezë që lejon hyrjen e dritës

sklera – pjesa e bardhë

konjuktiva – shtresa e hollë që mbulon pjesën e përparme të syrit përveç kornesë

Pak nën iris dhe pupillë gjendet lensi (thjerrëza e syrit).

Syri është i mbushur me gjel që quhet vitreous.

Syri është i mbështjellur nga tri shtresa:

Sklera (shtresa e jashtme)

Koroidea (shtresa e mesme)

Retina (shtresa e brendshme)

Presioni normal introkular

Presioni intaokular i syrit matet me milimetër shtyllë të zhivës.

Vlerat normale te presionit intraokular janë 12-22 mmHg.

Fiziologjia e qarkullimit normal të lëngut të syrit: Lëngu i syrit ( humor aqueous) prodhohet nga procesuset ciliare të syrit, pastaj ky lëng kalon në dhomëzën e pasme të syrit më tutje, përmes pupilles kalon në dhomëzën e përparmë të syrit, nga këtu rrjeta trabekulare përmes kanalit të Schlemm-it drenon këtë lëng në pleksusin skleral dhe në qarkullimin e gjakut.

NERVI OPTIK

Rritja e presionit introkular mund ta dëmtojë të pamurit në syrin e afektuar dhe mund të çojë në verbim të plotë, nëse nuk trajtohet.

Deri te humbja e të pamurit vjen për shkak të dëmtimit të nervit optik, i cili dërgon sinjale të të pamurit nga syri deri tek truri.

 

KLASIFIKIMI

Glaukoma klasifikohet në dy kategori:

Glaukoma me kënd të hapur

Glaukoma me kënd të mbyllur

* Këndi i referohet hapësirës mes kornesë dhe irisit – këndi irido-korneal, përmes të cilit lëngu i syrit duhet te rrjedhë për tu larguar përmes rrjetës trabekulare në qarkullimin e gjakut.

Glaukoma me kënd të mbyllur mund të paraqitet papritmas dhe shpeshherë shoqërohet me dhembje.

Humbja e shikimit mund te përparojë shpejtë por diskomforti shtyen shumicën e pacientëve të kërkojnë ndihmë mjekësore para se të ndodhe dëmtimi i përhershëm i të pamurit.

Te glaukoma me kënd të mbyllur këndi mes kornesë dhe irisit është komplet i mbyllur duke pamundësuar rrjedhën e lëngut të syrit nga dhomëzae pasme në atë të përparme dhe jashtë rrjetës trabekulare.

– Glaukoma me kënd të hapur përparon me ngadalë, pacientët mund të mos e vërejnë se kanë humbur shikimin derisa sëmundja të përparojë dukshëm.

Te glaukoma me kënd të hapur rrjedhja e lëngut të syrit zvogëlohet për shkak të dëmtimit dhe mbylljes së rrjetës trabekulare, funksioni origjinal i së cilës është të absorbojë lëngun e syrit.

Rritja e presionit intraokular ushtron shtypje në trupin qelqor (corpus vitreous), i cili mëtutje shtyen retinën ne drejtim të koroidesë duke shtypur enët e gjakut që ushqejnë retinën me gjak.

Pa furnizim të mjaftueshëm me gjak qelizat retinale vdesin dhe nervi optik atrofohet duke shkaktuar verbim.

– Fijet nervore më së largu prej pikës fokale dështojnë të parat, për shkak të distancës nga furnizimi qendror me gjak,kështuqe humbja e të pamurit te glaukoma fillon në periferi të fushës vizive duke progresuar çdoherë e më keq e ashtuquajtura “të pamurit e tunelit” – tunnel vision.

– Glaukoma është quajtur “vjedhësja e heshtur e shikimit”, për shkak se humbja e shikimit ndodhë gradualisht për një periudhë të gjatë, ndërsa simptomat paraqiten atëherë kur sëmundja është mjaft e avansuar.

Nëse njëherë shikim humbet ai nuk mund të kthehet, kështuqë qellimi i trajtimit është parandalimi i përparimit të sëmundjes.

 

FAKTORËT E RREZIKUT

Mosha – personat mbi moshën 60 vjeçre kanë të rritur rrrezikun për këtë sëmundje.

Rreziku për zhvillim të glaukomës rritet me kalimin e viteve.

Histori familjare pozitive për glaukomë.

Dëmtimet fizike të syrit – traumat e syrit.

faktorët e tjerë të rrezikut të lidhur me syrin – trashesia e kornesë, tumoret e syrit, inflamacionet e syrit, shkëputja e retinës.

përdorimi i kortikosteroidëve.

 

DIAGNOZA

Skreningu për glaukomë është pjesë e ekzaminimit standart oftalmologjik që performohet nga oftalmologu dhe optometristi.

Testi për glaukomë duhet të përfshijë matjen e presionit intraokular përmes tonometrisë, ekzaminimi i këndit të dhomëzës së përparmë (gonioskopia) dhe ekzaminimi i nervit optik.

 

MJEKIMI

Presioni intraokular mund të ulet me barna në formë të pikave për sy.

Klasë të ndryshme të barnave përdoren për trajtimin e glaukomës, ku secila prej tyre mund të kene efekt lokal dhe sistemik:

– Analogët e prostaglandinave, të cilat rrisin rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin mes irido-korneal.

antagonistët e receptorëve beta-adrenehjikë, ulin prodhimin e lëngut të syrit nga trupi ciliar.

– Agonistët e alfa2 receptorëve adrenergjikë, ulin prodhimin e lëngut të syrit dhe rrisin rrjedhjen e tij përmes këndit mes kornesë dhe irisit.

– Agjentët miotik, shkaktojnë kontraksionin e muskujve ciliarë dhe hapjen e rrjetës trabekulare duke lejuar rrjedhjen e lëngut të syrit nëpër këndin irido-korneal.

– Inhibitorët e anhidrazës karbonike, ulin sekretimin e lëngut të syrit duke inhibuar anhidrazën karbonike në trupin ciliar.

 

Shenjat dhe simptomat e glaukomës

GLAUKOMA ME KËND TË HAPUR NUK SHOQEROHET ME DHEMBJE.

Shenjat e vetme jane:

humbja gradula progresive e fushës vizive.

ndryshimet në nervin optik.

GLAUKOMA ME KËND TË MBYLLUR

dhembje e papritur e syrit

syri i skuqur

shikimi i halove përreth dritës

presioni intraokular i rritur

mundim, vjellje

dobësim i papritur i shikimit

pupilla e fiksuar dhe mesatarisht e dilatuar

 

Mjekimi kirurgjikal, opsionet e ndërhyrjeve

Në mjekimin e glaukomës gjejnë zbatim edhe kirurgjia konvencionale edhe ajo laserike.

Përmes kirurgjisë laserike te glaukoma me kënd të hapur arrihet, rritja e rrjedhjes së lëngut të syrit ose eliminohet bllokimi i qarkullimit të lëngut të syrit te glaukoma me kënd të mbyllur.

Tipet e kirurgjisë laserike te glaukoma përfshijnë:

– Trabrkuloplastinë, te e cila laseri përdoret për të hapur rrjetën trabrkulare në hapesirën drenuese.

– Iridotomia te e cila bëhet një vrimë e vogël në iris, duke lejuar kështu qarkullimim më të lirshëm të lëngut

– Ciklofotokoagulimi përmes së cilës arrihet ulja e prodhimit të lëngut të syrit.

– Trabekulektomia: Te ky operacion krijohet një kanal i ri për drenimin e lëngut të syrit, duke ulur kështu presionin intraokular.