Në pamje të parë do të mendonim se vajza në fotografinë e mësipërme është një studente nga Azia, nëse nuk keni jetuar asnjëherë në kontinentin e largët është e vështirë të bësh dallimin mes një koreaneje, japonezeje e gjetkë, por Lure Hsu mban plot 43 vite mbi shpatulla ndonëse nuk i tregon aspak ato.

Imazhet e blogeres dhe fashionist-es së njohur nga Taivani janë bërë virale në rrjete sociale, duke e shndërruar në një prej emrave më të komentuar në botë për shkak të pamjes së saj të re që do ta dëshironte çdo grua në këtë planet.

Edhe pse mund të mendoni se gjenetika luan një rol të rëndësishëm në pamjen e saj, sekrete të tjera të rëndësishme fshihen pas rinisë së saj të përhershme.

Gjithçka lidhet me pastrimin e mirë të fytyrës dhe mos ekspozimin në diell.

Kremi kundra diellit është produkti që ajo nuk heq dorë asnjëherë për kujdesin ndaj lëkurës, pasi parandalon shfaqjen e njollave dhe shenjave të plakjes së parakohshme.

Pas çdo produkti që vendos në fytyrë, Lurë nuk harron përton kurrë të bëjë masazhet poshtë syve, në pjesën e mollëzave dhe në qafë.

Përdorimi i vitaminës C është i rëndësishëm për zbardhjen dhe njëtrajtshmërinë e ngjyrës së lëkurës.

Dieta ushqimore gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në pamjen e saj të re.

Përveç kafes së zezë që e pi çdo ditë, ajo konsumon gjithashtu shumë ujë, fruta dhe perime, si dhe shmang pijet me sheqer dhe të gazuara.

Ushqimet e pasura në fibra dhe proteina, si dhe aktiviteti fizik, janë gjithashtu shumë të rëndësishme për të.

Kuptohet që Lure është e bekuar gjenetikisht, megjithatë edhe kujdesi ndaj lëkurës, mbrojtja nga dielli dhe mënyra e jetesës së shëndetshme janë gjithmonë të rëndësishëm për këdo, ndaj mbani shënime!/BURIMI “COSMOPOLITAN”. Pershtati: LIVING