Hipertensioni, si ta neutralizojmë përmes bimëve dhe produkteve që i gjejmë lirë ose FALAS në vazo, oborr, fushat e malet shqiptare

 

Në përgjithësi moti, stina e ftohtë, e acaron problemin e tensionit.

Jo vetëm te të sëmurët, por edhe te njerëzit që nuk kanë tension ka një ndryshim nga vera në dimër.

Në rast se në verë mund ta ketë 10-12, në dimër i ftohti i ngushton enët e gjakut, si pasojë rritet tensioni.

Por çfarë të bëni në këto raste?

Ekspertët e gazetës “Super Shëndeti” ju kanë përgatitur një guidë praktike me bimë shqiptare, se si t’i ktheni ato të ilaçet tuaj për uljen e tensionit të gjakut…

 

1. LIMONI

Limoni ndihmon në zvogëlimin e ngurtësimit të enëve të gjakut, duke i mbajtur ato të buta dhe elastike.

Kjo, nga ana e saj, ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut.

Përveç kësaj, limonët gjithashtu zvogëlon përqindjen për dëmtime të zemrës, për shkak të përmbajtjes së vitaminës C.

Vitamina C është një antioksidant që ndihmon neutralizimin e efekteve të dëmshme të radikalëve të lira.

– Thjesht shtoni lëngun e gjysmës të një limoni, në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni çdo mëngjes, me stomak bosh.

Për rezultate më të mira, mos shtoni kripë ose sheqer.

 

2. FARAT E SHALQINIT

Farat e shalqinit përmbajnë një përbërje të quajtur cucurbocitrin, e cila ndihmon në zgjerimin e kapilarëve të gjakut.

Ky përbërës ndihmon gjithashtu në përmirësimin e funksionimit të veshkave, gjë që redukton nivelet e presionit të gjakut dhe gjithashtu ndihmon shumë me artritin.

Një studim pilot i botuar në American Journal of Hypertension në vitin 2011, raporton se shalqini ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut, për shkak të efektit të tij vasodilator(zgjerim i enëve të gjakut).

– Shtoni 2 lugë çaji fara të grimcuara dhe të thata të shalqinit, në 1 filxhan me ujë të zier.

I lini në ujë për rreth një orë, pastaj kullojini ato.

Pini 4 lugë me këtë ujë në intervale të rregullta, gjatë gjithë ditës.

 

3. HUDHRA

Shumë studime kanë demonstruar efektet e uljes së presionit të gjakut me hudhër.

Hudhra (të papërpunuara dhe gatuar) ndihmon në kontrollin e presionit të lartë të gjakut dhe në të njëjtën kohë ulin nivelet e kolesterolit.

Hudhra ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, duke stimuluar prodhimin e oksidit nitrik dhe sulfidit të hidrogjenit.

– Hani 1 ose 2 thelpinj hudhre të grimcuar çdo ditë.

Ju thjesht mund t’i shtypni ato me duart tuaja.

Thelpinjtë e hudhrës të thërrmuara krijojnë sulfide hidrogjeni, një përbërës që nxit qarkullimin e mirë të gjakut, largon gazrat dhe zvogëlon presionin në zemër.

Nëse nuk ju pëlqen të hani hudhër të papërpunuar ose nëse shkakton një ndjesi djegieje, atëherë merreni me një filxhan qumësht.

– Ju gjithashtu mund të përzieni 5 ose 6 pika lëng hudhre në 4 lugë çaji ujë dhe pijeni atë dy herë në ditë.

 

4. BANANE

Konsumimi i rregullt i bananes ndihmon njerëzit të kontrollojnë presionin e lartë të gjakut.

Bananet janë një burim i pasur i kaliumit, i cili nga ana e tij pakëson efektin e natriumit.

– Pra, përpiquni të hani 1 ose 2 banane çdo ditë.

Së bashku me bananen, ju mund të provoni kajsi të thata, rrush të thatë, lëng portokalli, spinaq, kungull të njomë, patate të ëmbla të pjekura, pjepër, dhe kungull dimëror.

 

5. SELINO

Niveli i lartë i 3-N-butilftalidit fito-kimik i pranishëm në selino në sasi të mëdha ndihmon në kontrollin e presionit të lartë të gjakut.

Përbërësit organikë ndihmojnë muskujt brenda dhe rreth mureve arteriale të relaksohen, duke krijuar më shumë hapësirë dhe duke lejuar që gjaku të qarkullojë pa vështirësi.

Në të njëjtën kohë, ajo mund të ndihmojë në uljen e hormoneve të stresit që ngushtojnë enët e gjakut, gjë që kontribuon në presionin e lartë të gjakut.

– Mundohuni të hani 1 kërcell të selinosë, së bashku me një gotë ujë çdo ditë.

Nëse preferoni, ju mund të përtypni selino gjatë ditës.

 

6. UJI I ARRËS SË KOKOSIT

Njerëzit me tension të lartë duhet të mbajnë trupat e tyre të hidratuar mirë.

Pirja e 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë është një ide e mirë.

Uji i arrës së kokosit është veçanërisht i dobishëm për uljen e presionit të gjakut sistolik.

Një studim i vitit 2005 i botuar në revisten e Mjekësisë Perëndimore zbuloi se uji i arrës së kokosit, i pasur me kalium, magnez dhe vitaminë C, mund të ndihmojë në zvogëlimin e presionit të gjakut sistolik.

Së bashku me ujin e arrës së kokosit, ju gjithashtu mund të përdorni vajin e tij për gatim.

 

7. PIPER I KUQ

Ata që vuajnë nga hipertensioni i moderuar mund të përfitojnë nga ngrënia e piperit të kuq.

Ai lehtëson qarkullimin e gjakut duke parandaluar grumbullimin dhe akumulimin e trombociteve dhe në gjak.

– Ju mund të shtoni piper të kuq në sallatë frutash, perimesh, ose të shtoni një majë luge në një tas me supë.

Për shkak se piperi i kuq është mjaft djegës, ju duhet të përdorni vetëm pak.

 

8. LËNG QEPËSH

Qepët gjithashtu është gjetur se ulin tensionin e gjakut për shkak të pranisë së një flavonoli antioksidant të quajtur quercetin.

– Mundohuni të hani 1 qepë të mesme, të papërpunuar, çdo ditë.

– Ju gjithashtu mund të përzierni ½ lugë çaji lëng qepe e mjaltë dhe ta merrni atë dy herë në ditë për 1 deri në 2 javë.

 

9. MJALTË

Mjalti jo vetëm zvogëlon presionin nga zemra, por gjithashtu ka një efekt qetësues në enët e gjakut.

Prandaj, mund të jetë mjaft e dobishme në reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

– Konsumoni 2 lugë mjaltë me stomak bosh çdo mëngjes.

– Ju gjithashtu mund të përzieni 1 lugë çaji secili mjaltë dhe lëng xhenxhefi me 2 lugë pluhur farë qimnon.

Merreni atë dy herë në ditë.

– Një ilaç tjetër efektiv është përzierja e lëngut të borzilokut dhe mjaltit në sasi të barabarta dhe e hani atë me stomak bosh çdo ditë.

 

BIMË TË TJERA

– Pini çaj Hibiskus:

Ky çaj nga bima Hibiscus, që në Shqipëri e njohim edhe si rubini i kuq, ka në përmbajtje përbërje fito-kimike bioaktive dhe mbrojtëse, të cilat ndihmojnë trupin në uljen e niveleve të presionit të gjakut.

– Pini lëng shege:

Lengu i shegës është i mbushur me anti-oksidantë të shumtë dhe nutrientë esencialë, por ajo çka e bën një superushqim është aftësia për t’u sjellë si parandalues natyral i ACE-së.

Kjo e fundit është një enzimë që rrit nivelet e presionit të gjakut nga zhvillimi i angiotensin.

Lëngu i shegës është provuar shkencërisht që përmban të njëjtin potencial që gjendet në disa mjekime që përshkruhen për të trajtuar problemet me zemrën dhe hipertensionin.

 

– Pini lëng boronice të kuqe:

Studimet besojnë që lëngu i boronicës se kuqe ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e dëmtimit që ndodh në enet e gjakut, duke parandaluar një krizë të papritur të presioneve të gjakut.

Për më shumë, lëngu i boronicës së kuqe shkakton që enët e gjakut të zgjerohen, gjë që shkakton një qarkullim të shpejtë të gjakut si dhe redukton nivelet e presionit të gjakut.

 

FARA E ZEZË

Për të ulur në mënyrë natyrale hipertensionin, bëni çaj nga fara e zezë, sipas dy recetave të thjeshta, si më poshtë:

MËNYRA E PARË:

Një lugë çaji të farës së zezë, e përzieni me një gotë lëng limoni dhe pijeni dy herë në ditë, për 6 javë rresht.

MËNYRA E DYTË:

Merrni ½ lugë çaji me vajin e farës së zezë, ziejeni me nje gote uji dhe pijeni të nxehtë në çdo kohë dhe do hani 2 thelbinj hudhra me stomak bosh (çdo ditë, për 1 muaj).

 

Kura magjike në 8 javë me gjethet e ullirit

Gazeta “Super Shëndeti” ka shkruar disa numra më parë, se si gjethet e ullirit janë terapi natyrale për hipertensionin.

Për ata, që nuk e kanë lexuar dot, po e sjellim në mënyrë të përmbledhur:

Duhet të përgatisni një çaj me gjethe ulliri, nëse jeni me hipertension.

POR, përpiquni që të përdorni gjethe direkt nga pema për të përgatitur çajin që ul vlerat e tensionit, duke vepruar në këtë mënyrë:

Lajini mirë, piqini në furrë në një temperaturë prej 150 gradësh, deri sa të jenë plotësisht të thata.

Pastaj shtypini.

Merrni një lugë gjelle me gjethe të thata që i shtypët e grimcuat dhe ziejini në ujë për 10 minuta.

Pini 2 filxhanë, maksimumi 3 në ditë për të përfituar prej tyre.

Nëse nuk ju pëlqen shija, shtoni pak limon ose mjaltë.

KURIMI AFATGJATË QË HEQ ILAÇET

– Për të trajtuar tensionin e lartë në kohë afatgjatë, atëherë duhet të veproni kështu:

Çajin me gjethe ulliri siç jua treguam më lart, do ta pini 2 herë në ditë, për tetë javë rresht.

POR mos përdorni paralelisht edhe ilaçet e tensionit, pasi do t’ju kthehen kundër.

Ideja është që vetë çaji me gjethet e ullirit vepron si ilaç natyral dhe gradualisht, pas 8 javësh, ju do të mund të jetoni normalisht pa ilaçet e hipertensionit.

Nëse jeni i sëmurë me diabet, apo me zemër, nëse keni kolesterol të lartë apo keni probleme reumatizme, atëherë çaji me gjethet e ullirit është një arsye më tepër për t’u përdorur.

 

LËNGU I RREPAVE DHE PANXHARIT

Rrepat janë një nga burimet me të mira të kaliumit, shoqëruar dhe me sasi të konsiderueshme të folatit.

Të dy këto nutrientë esencialë punojnë më së miri në reduktimin e niveleve të presionit të gjakut.

Për më shumë, rrepat janë të pasura me nitrat, që konvertohet në nitrit pas tretjes, që më pas çon në relaksimin e indeve muskulore, dhe rrit qarkullimin e gjakut në trup.

Për ata që nuk e dinë, nitrati është një përbërës shumë i rëndësishëm, i cili, pas reaksionesh zinxhir në organizëm, zgjeron enët e gjakut, duke e mbajtur kështu në nivele të ulëta tensionin.

I marrë nga rrepa, ky nitrat vjen komplet në mënyrë natyrale.

Një studim shkencor i kohëve të fundit zbuloi që lëngu i rrepës është kaq efektiv, saqë redukton nivelet e presionit të gjakut brenda një ore pas konsumimit.

Për më shumë sjell benefite në eliminimin e hipertensionit, po aq sa mjekimet e nitratit.

Rekomandohet 1-2 gota lëng rrepe në ditë, ose ta konsumoni si ushqim.

– Të njëjtin efekt trajtues ka edhe lëngu i panxharit.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i 500 ml lëng panxhari ndihmon në uljen e tensionit të gjakut gjatë 24 orëve në vijim.

Megjithatë, studimi i fundit ka synuar të zbulojë nëse i njëjti efekt, për sa i përket hipertensionit, mund të përftohet edhe nga konsumimi i një sasie më të vogël.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se konsumimi edhe i 100 ml lëng panxhari në ditë, ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe mbajtjen e tij në nivele normale brenda harkut kohor të 13 orëve.

Edhe konsumimi i bukës me panxhar të bardhë ose të kuq ka të njëjtin efekt.