Në varësi të asaj se cilin pyesni, vezët janë njëkohësisht të shëndetshme dhe të pashëndetshme.

Në njërën anë ato konsiderohen si një burim i shkëlqyer dhe jo i shtrenjtë i proteinave dhe një sërë ushqyesve.

Në anën tjetër, shumë njerëz besojnë se të verdhat e vezëve mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës.

Kështu, a janë vezët të mira, apo të këqija për shëndetin?

Ky artikull eksploron të dyja anët e argumentit.

Pse vezët konsiderohen disa herë të pashëndetshme?

Vezët përbëhen nga dy pjesë kryesore:

E bardha e vezës – pjesa e bardhë, e cila është kryesisht proteinë.

E verdha e vezës – pjesa e verdhë/portokalli, e cila përmban të gjithë llojet e ushqyesve.

Arsyeja kryesore pse vezët janë konsideruar të pashëndetshme në të shkuarën është se të verdhat e vezëve përmbajnë shumë kolesterol.

Kolesteroli është është një substancë që gjendet në ushqim dhe gjithashtu prodhohet dhe nga trupi ynë.

Disa dekada më parë, studime të zgjeruara e lidhnin kolesterolin e lartë në gjak me sëmundjen e zemrës.

Në 1961, American Heart Association rekomandonte kufizimin e konsumimit të kolesterolit.

Të njëjtën gjë bënin edhe shumë organizata të tjera shëndetësore në të gjithë botën.

Përgjatë disa dekadave më pas konsumimi i vezës ra në mënyrë shumë domethënëse.

Shumë njerëz i zëvendësuan vezët me zëvendësues vezësh pa kolesterol që u promovuan si një opsion më i shëndetshëm.

 

Vezët e plota përmbajnë shumë kolesterol

Vezët e plota (me të verdhat) përmbajnë padyshim shumë kolesterol.

Në fakt ato janë burimi kryesor i kolesterolit në dietat e shumë njerëzve.

Dy vezë të mëdha të plota (100 gramë) përmbajnë rreth 422 mg kolesterol.

Në ndryshim nga to, 100 gramë mish lope i bluar me 30 % yndyrë ka vetëm 88 mg kolesterol.

Deri së fundmi, maksimumi ditor i rekomanduar i marrjes ditore të kolesterolit ka qenë 300 mg në ditë dhe shumë më i ulët për njerëzit me sëmundje të zemrës.

Megjithatë bazuar në kërkime të fundit, organizatat e shëndetësisë në shumë vende NUK rekomandojnë më një marrje të kufizuar të kolesterolit.

Për herë të parë gjatë këtyre dekadave US Dietary Guidelines në Janar 2016 nuk specifikoi në udhëzimet e veta një limit ditor se sa duhet të jetë sasia maksimale marrjes së kolesterolit.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz vazhdojnë të jenë të shqetësuar lidhur me konsumimin e vezëve.

Kjo, për shkak se janë mësuar të lidhin marrjen e shumë kolesteroli në dietë me kolesterolin e lartë në gjak dhe me sëmundjen e zemrës.

Por duhet të dini se, fakti që një ushqim përmban shumë kolesterol, nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të rrisë nivelet e kolesterolit në gjak.

E thënë shkurt: Hani vezë, por ashtu si shprehja e famshme shqiptare: Gjella me kripë e kripa me karar….

Mos i përjashtoni vezët nga dieta ushqimore, pasi janë shumë ushqyese, por mos e teproni me to!

Tri apo katër herë në javë, nga 1 kokërr vezë, janë të pranueshme.