Vaji i virgjër i arrës së kokosit dhe hipotireoza (tiroide joaktive): Si ndihmon në problemet që lidhen me tiroiden, guida e përgatitjes dhe përdorimit

U përmend në një shkrim dje te supershendeti.com, se një tiroide joaktive ka si kurë natyrale ndër të tjera, edhe vajin e arrës së kokosit.

Por, le ta shohim në këtë artikull, më me prioritet si bëhet kurimi i tiroides përmes këtij produkti, që mund ta gjeni në supermarketet shqiptare, farmaci, dyqane bimore etj.

VAJI I ARRËS SË KOKOSIT SI KURË PËR TIROIDEN

Përfitimet e vajit të kokosit në hipotiroidizëm, pra kur kemi tiroide joaktive, janë rezultat i zinxhirit të acidit yndyror mesatar.

Acidi laurik është një zinxhir i llojt të mesëm të triglicerideve.

Këto acide yndyrore mesatare që gjenden te vaji i arrës së kokosit janë të njëjta me ato të qumështit të gjirit të nënave.

Ai ka veti të shkëlqyera anti-inflamatore dhe antimikrobike.

Një tjetër acid yndyror që përmban vaji i arrës së kokosit është acidi kaprilik, i gjetur edhe në qumështin e nënës.

Ky acid yndyror ka një numër vetish që përmirësojnë shëndetin dhe aftësinë e lindur për të trajtuar kërpudhat si myku i zorrëve.

Një tjetër fakt është që acidi kaprik ka veti të fuqishme antimikrobike dhe antivirale.

Më poshtë janë disa nga mënyrat se si vaji i arrës së kokosit ndihmon në trajtimin e problemeve që lidhen me hipotiroidizmin, materiali i pergatitur nga ekspertet e supershendeti.com

 

1. HUMBISNI PESHË

Fitimi i pashpjeguar i peshës është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hormoneve në tiroide.

Sipas një studimi të vitit 2008 të botuar në Journal Medical Saudi, mosfunksionimi i përgjithshëm i tiroideve është i zakonshëm në njerëzit me mbipeshë.

Nëse keni hipotiroidizëm, humbja e peshës nuk është një detyrë e lehtë.

Kjo është për shkak se hormonet tiroide kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në metabolizmin tuaj.

Vaji i arrës së kokosit mund të ndihmojë të humbisni peshë, për shkak të acideve mesatare yndyrore në të.

Një studim i vitit 2002 i botuar në Journal of Nutrition sugjeron një efekt më të madh të ngopjes së triglicerideve të mesme-zinxhir (MCT), në krahasim me trigliceridet me gjatësi të lartë (LCT) dhe MCT, duke e bërë më të lehtë humbjen e peshës.

Më vonë, një studim i vitit 2009 i botuar në “Lipids” theksoi efektin pozitiv të vajit të arrës së kokosit dietik, në profilet biokimike dhe antropometrike të grave që paraqesin obezitet në pjesën e barkut.

Kështu, marrja e rregullt e vajit të arrës të kokosit mund të ndihmojë në nxitjen e humbjes së peshës.

 

2. RRIT METABOLIZMIN

Hormonet tiroide luajnë një rol kyç në mënyrën se si funksionojnë qelizat tuaja dhe ndikojnë në nivelin tuaj të metabolizmit.

Një tiroide joaktive bën që organizmi të ketë më pak energji, këputje dhe lodhje të vazhdueshme.

Ju mund të luftoni këto simptoma me vaj arre kokosi.

Zinxhiri mesatar i Acidit yndyror në vajin e arrës së kokosit hyn lehtësisht në mitokondri – “motori” energjitik i qelizave.

Nga këtu, yndyrat shndërrohen në energji.

Kjo, nga ana tjetër, jep një nxitje në metabolizmin tuaj.

Si rezultat, kemi ngritje të temperaturës bazë të trupit, e cila është e rëndësishme për ata që kanë nivel të ulët të hormoneve tiroide.

Gjithashtu, shumica e përbërjes së yndyrës në vajin e arrës së kokosit është në formën e acidit laurik.

Kur gelltitet, acidi laurik shndërrohet në monolaurin, i cili ka veti antivirale, antibakteriale dhe antimikrobike.

Kjo përmirëson si metabolizmin tuaj, ashtu ashtu dhe imunitetin.

– Duke shtuar vaj ekstra të virgjër të arrës së kokosit në dietën tuaj, ju do ta mbani metabolizmin tuaj, si dhe sistemin imun, të fortë.

Përdorimi i vajit të arrës kokosit është i padëmshëm dhe i lehtë për t’u bërë.

Merrni 1 lugë gjelle nga ky vaj çdo ditë, në mëngjes, me stomakun bosh.

 

3. LUFTON INFLAMACIONIN

Dhimbjet e muskujve dhe të kyçeve janë të zakonshme tek njerëzit që vuajnë nga hipotireoza.

Shkaku i rritjes së inflamacionit në trup ndodh për shkak të niveleve të ulëta të hormoneve tiroide.

Simptomat neuromuskulare ishin të zakonshme në shumicën e pacientëve me probleme tiroide, sipas një studimi të vitit 2000 të publikuar në Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry.

Vaji i kokosit ka një efekt të drejtpërdrejtë në zbutjen e inflamacionit, riparimin e indeve dhe konsiderohet shumë efektiv në trajtimin e hipotireozës.

– Për të reduktuar dhimbjen e muskujve dhe të kyçeve, masazhoni zonat e prekura me vaj arre kokosi të ngrohtë disa herë në ditë.

 

4. HEQ KAPSLLËKUN

Nivelet e ulëta të hormoneve tiroide ngadalësojnë funksionet e trupit, duke ngadalësuar kështu funksionin e traktit digjestiv, duke përfshirë zorrët e holla dhe zorrën e trashë.

Gjithashtu, ajo kontribuon në dobësimin e kontraktimit të muskujve që mbështesin traktin e tretjes dhe nuk lejon që masa e ushqimit të lëvizë lehtësisht përmes zorrëve, duke çuar në kapsllëk.

Sasia e madhe e acideve mesatare yndyrore në vajin e arrës së kokosit është sekreti i lehtësimit të kapsitjes.

Këto acide yndyrore sigurojnë energjinë e nevojshme për qelizat e zorrëve, duke rritur metabolizmin e tyre dhe nxitur lëvizjet e zorrëve.

Vaji i arrës së kokosit gjithashtu është një laksativ natyral, i cili ndihmon zbutjen feçes në zorrën tuaj.

– Shtoni 1 lugë çaji të vajit të kokosit ekstra të virgjër, në një gotë qumështi të ngrohtë dhe pijeni çdo mbrëmje, 1 orë se të shkoni në shtrat.

Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e rregullsisë.

 

5. TRAJTON LËKURËN E THATË DHE TË NDJESHME

Lëkura e thatë dhe e kruara është një problem i zakonshëm që lidhet me hipotireozën.

Metabolizmi i ngadalësuar për shkak të një tiroideje joaktive shkakton më pak djersitje, duke çuar kështu në lëkurë të thatë.

Lëkura e trashë, e ashpër dhe e thatë është tipari më i zakonshëm i lëkurës në pacientët me hipotireozë, sipas një studimi të publikuar në Journal of Dermatology.

Për të hequr qafe lëkurën e thatë dhe të ashpër, vaji i arrës së kokosit është shumë efektiv.

Acidet yndyrore në të ndihmojnë në rikthimin e lagështisë së humbur dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës.

Përhapni me butësi vajin e ngrohtë të arrës së kokosit mbi lëkurën tuaj të thatë dhe masazhojeni për 10 minuta.

Prisni 30 minuta, pastaj shpërlajeni.

Aplikojeni çdo ditë.

 

6. PARANDALON RËNIEN E FLOKEVE

Kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, efektet mund të vërehen në rritjen e flokëve.

Jo vetëm flokët në kokë, funksionimi i ulët i tiroideve mund të ndikojë edhe në vetullat dhe flokët e trupit.

Një studim i vitit 2008, i publikuar në Journal of Clinical Endocrinology and

Metabolism, raporton se hormonet tiroide ndikojnë drejtpërdrejt në folikulet e flokëve.

Gjithashtu, një studim i vitit 2003 i botuar në Journal of Cosmetic Science, raporton se në krahasim me vajin mineral dhe vajin e lulediellit, vaji i arrës së kokosit është shumë efektiv për parandalimin e dëmtimit të flokëve.

Acidi laurik në të, ka një prirje të lartë për proteinat e flokëve dhe, për shkak të peshës së ulët molekulare dhe zinxhirit të drejtpërdrejtë linear, është në gjendje të depërtojë brenda boshtit të flokëve.

– Për të trajtuar humbjen e flokëve dhe çështje të tjera të lidhura me flokët, përdorni vaj të ngrohtë ekstra të virgjër të arrës kokosit, për të masazhuar kokën tuaj për rreth 5 minuta.

Lëreni atë gjatë gjithë natës.

Lani flokët në mëngjes me një shampo të butë. Bëjeni këtë disa herë në javë.

 

Sa vaj arre kokosi do të konsumojmë

Për problemet e tiroides, duhet të përdorni vetëm vajin e arrës së kokosi ekstra të virgjër.

Ju mund të konsumoni 2 deri 4 lugë në ditë.

Ka shumë mënyra për të përfshirë këtë vaj në dietën tuaj.

Shtoni vaj ekstra të virgjër të arrës së kokosit në çaj të nxehtë, kafe ose qumësht.

Përdoreni atë në gatimin tuaj të përditshëm.

Shtojeni atë në smoothie dhe spërkatni me të sallatën ose supën tuaj.

 

Një recetë efektive me piper të zi dhe qumësht

Ne ju kemi folur edhe herë të tjera për rëndësinë e xhenxhefilit, në rast kur kemi tiroide “dembele”, pra që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.

Por, kësaj here do ta zgjerojmë gamën e trajtimit që të jetë më i shpejtë dhe do t’ju njohim me formulën e trajtimit: Qumësht, piper të zi dhe xhinxher.

Qumështin mund ta përdorni të lopës, por nëse keni mundësi, blini qumështin e kokosit për efekt maksimal.

Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut.

Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak.

Duke përdorur piperin e zi në këtë formulë, i jepet zgjidhje këtijj problemi që vepron indirect.

Ndërkaq, Xhenxhefili është shumë i pasur me magnez, kalium dhe zink.

Ai njihet si një ushqim me aftësi të pasura kundër inflamacionit.

Njerëzit që vuajnë nga tiroidja e enjtur duhet ta përdorin xhenxhefilin rregullisht sepse parandalon deformimin e fytyrës dhe qafës.

Për më tepër, xhenxhefili është i dobishëm për eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup.

PËRBËRËSIT

100 g xhenxhefil i tharë

100 g piper i zi kokërr

1 gotë qumësht (mundësisht qumësht kokosi, por vlen edhe i lopës)

PËRGATITJA

Bluani në një mulli apo grirëse xhenxhefillin dhe kokrrat e piperit të zi, derisa të bëhen komplet pluhur.

Pastaj hidheni në gotën e qumështit (nuk duhet të jetë shumë e nxehtë, thjesht pak e ngrohtë) dhe pija kuruese është gati.

E rekomandojmë për përdorim në mëngjes esëll, sapo të zgjoheni dhe pastaj sërish në mbrëmje, 1-2 orë para se të shkoni të flini, në mënyrë që nëse krijon urinim, ta realizoni si process para se të shtriheni dhe mos prishni gjumim.

Kjo kurë duhet të vijojë për 4 javë.

Pastaj mund të bëni pushim 2 javë për ta rifilluar për 4 javë të tjera, nëse ende nuk ndiheni të qetësuar.