“Kur të njoh shpirtin tënd, do të pikturoj sytë e tu”.

Kjo është shprehja e famshme e Amadeo Modiglianit, artistit italian me origjinë hebreje, që pati një jetë jo të zakontë.

Edhe pse ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, ai arriti të krijonte disa punë jashtëzakonisht të dëshirueshme, siç është psh piktura nudo “Romania e bukur”, ku një modele pozoi për të.

Modigliani ishte burrë i pashëm dhe tërhiqte shumë vëmendje nga gratë e asaj kohe.

Por një nga lidhjet e tij më të njohura është ajo me bashkëshorten Jeanne, e cila ishte ndryshe nga aventurat e tjera.

Të dy u dashuruan në njëri-tjetrin deri në marrëzi.

Përkundër kundërshtimit të prindërve të saj, Jeanne, vajzë me guxim të tepruar në atë kohë, vendosi të jetonte me Modiglianin.

 

Dashuria e tragjike e Amadeo Modiglianit

Jeanne Hébuterne është gruaja pas së cilës Amadeo Modigliani çoi mendimet e tij më të bukura.

Por historia e tyre është një nga historitë më të bukurat e më tragjike të dashurisë.

Vajza me sytë e zinj u fut në komunitetin e artistëve të Montparnasse nga i vëllai i cili dëshironte të bëhej piktor.

Ajo u takua me artistë të njohur përfshirë këtu dhe Tsuguharu Foujita për të cilët punoi si modele.

Pavarësisht punës që bënte Jeanne ëndërronte të studionte për pikturë, pasi kishte talent në vizatimin.

Ishte pranvera e vitit 1917 kur ajo u prezantua me Amedeo Modigliani.

Ai ishte një burrë i pashëm i cili i tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Ata nisën menjëherë të dilnin me njëri tjetrin duke rënë në dashuri.

Pavarësisht kundërshtimit të prindërve ajo u zhvendos për të jetuar me të.

Por jeta me Modigliani nuk ishte e lehtë.

Ai ishte një njeri i varur nga alkoli dhe droga.

Kjo varësi do të bënte që artisti të sëmurej nga tuberkulozi, i cili ishte dhe shkaku i vdekjes së tij.

Në vitin 1918 çifti u zhvendos për të jetuar në Nice në rivierën franceze duke menduar se tashmë pikturat Modiglianit do të shiteshin më lehtë.

Në pranverë ata u kthyen sërish në Paris ku Jeanne mbeti shtatëzanë sërish.

Më 24 janar 1920 Amedeo Modigliani vdiq nga turbekulozi.

Familja u kujdes që ta merrte Jeanne në shtëpinë e tyre, por ajo nuk e përballoi dot ndarjen e tij nga jeta.

Pesë ditë pas vdekjes së Modiglianit ajo u hodh nga dritarja bashkë me fëmijën e saj të palindur.

Familja e saj fajësoi Modiglianin për vdekjen e së bijës.

Dy të dashuruarit do të bashkoheshin në varr vetëm 10 vjet më vonë, ku qëndrimi i familjes së Jeanne u zbut.

Në varrin e tyre shkruhet ky epitaf “Shoqërues i devotshëm për sakrificën ekstreme”.