Sharon Spink nuk do ta kishte marrë kurrë me mend që një deklaratë e saj për gjidhënien do ta shndërronte në personazhin më të diskutuar ditë e fundit, në tabloidet britanike.

Gruaja 50-vjeçare nga North Yorkshire do të habiste këdo kur pranoi se kishte ushqyer me qumësht gjiri vajzën e saj të vogël Charlotte, deri në moshën 9-vjeçare.

Mamaja e katër fëmijëve pranoi se e kishte bërë këtë gjë deri një vit më parë, kur vajza i kishte kërkuar të ndalonte.

“Kam ushqyer time bijë për plot 9 vite dhe nuk pendohem aspak për këtë gjë, madje më duket absurde që disa nëna më konsiderojnë pedofile.

Vajza ime nuk është sëmurë kurrë gjatë gjithë këtyre viteve dhe besoj se vlerat ushqyese të qumështit të gjirit e kanë mbrojtur nga të gjitha virozat dhe infeksionet e mundshme që kalojnë fëmijë.

Ka qenë një proces i ngadaltë, nuk është se e ushqeja çdo ditë, por të paktën një herë në javë.

Kjo gjë e ka përforcuar akoma edhe më shumë lidhjen mes ne të dyjave, si dhe i ka dhënë mundësi Charlotte-s të rritej e shëndetshme dhe e pakompleksuar, përsa i përket njohjes së trupit të femrës.

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit.

Formula e tij është e pakrahasueshme, unike dhe e parealizueshme.

Ai përmban 415 proteina dhe 130 probiotikë që ndihmojnë sistemin imunitar të foshnjes.

Ul rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet gastroenterologjike dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, nga diabetet e tipit 1 dhe 2.

Ndikon gjithashtu edhe në krijimin e një lidhjeje të fuqishme nënë-fëmijë.’’-përfundon ajo.

Kaq ka majftuar që në rrjet të shpërthejnë komentet e ndryshme të cilat i janë kundërvënë Sharon duke e quajtur të papërgjegjshme dhe të sëmurë.

Disa kanë shkuar më tej duke kërkuar që gruas t’i hiqet kujdestaria e vajzës.

Po ju, si mendoni?

Pershtati: Living