Nga GERALD RAMAJ

Të gjithë personat e dashuruar e përsërisin shpesh shprehjen “të dua me zemër”, por çfarë do të thotë kjo?

Dihet shumë mirë që sekreti i lindjes së saj janë fjalët “e ëmbla”, gjestet romantike, takimet rastësore, një mbledhe e librave të rënë përtokë etj.

Por a nuk janë veshët ata që i mbledhin tingujt zanorë dhe që ia trasmetojnë trurit?

A nuk janë sytë ata që trasmetojnë tek ky i fundit imazhin e një personi me një lule ose dhuratë në dorë i cili më pas kthehet në informacion?

A nuk janë pikërisht buzët ato që prekin buzët e partnerit ose partneres dhe a nuk nxit kjo gjë mbylljen e syve menjëherë ?

Po dora? Edhe ajo është shumë e rëndësishme në këtë pjesë sepse përmes saj ti arrin që t’i përkëdhelësh flokët njeriut pranë teje, i prek buzët, i përkëdhel faqet, e shtërngon mbi kraharorin tënd, i ledhaton gjithë trupin e kështu me radhë…

A nuk ndjejmë kënaqësi kur e prekim njëri-tjetrin në çdo sipërfaqe të lëkurës dhe a nuk na rrëngjethet mishi prej kësaj ndjesie të mrekullueshme?

Ose po të marrim si shembull një hormon të tillë si Adrenalina, me sa dimë, nuk prodhohet në zemër por në gjendrat mbiveshkore!

Dhe veç të tjerash, a nuk janë organet gjenitale ato që shërbejnë për të forcuar akoma më shumë këtë ndjenjë, për të zbuluar të panjohurat e jetës, për t’u futur në zgavrat më të thella të shpirtit të njeriut, “për të lidhur besën me të dashurin ose të dashurën”, për të krijuar familje ….?

Duke i bërë vetes gjithë këto pyetje, arrijmë në përfundimin se në lindjen e dashurisë marrin pjesë të gjitha organet dhe shqisat e njeriut.

Por ai që luan rolin kryesor është pikërisht truri.

Pra, shqisat i dërgojnë atij sinjale të caktuara të cilat i përkthen në informacione dhe dërgon komanda në të gjithë trupin.

Përsa i përket zemrës, ajo është thjesht zbatuese e urdhërave të ardhura nga truri ose palca kurrizore të cilat përkthehen në rritje ose ulje të pulsit të saj dhe presionit të gjakut.

Kjo bëhet shkak edhe për vështirësitë në frymëmarrje, për shembull: momenti kur dikush sapo të thotë se të do.

Pra, dashuria nuk vjen vetëm nga zemra sikur ajo të ishte burim uji, po vjen nga çdo pjesë e trupit!