Nuk do të jetë keq të informoheni, para se ta lini fëmijën vetëm në shtëpi…

Çdo prind brengoset kur duhet ta lërë fëmijën vetëm në shtëpi.

Sado që të jetë i rritur, fëmija juaj për ju ai gjithmonë është i vogël dhe nuk do të mund të jetë rehat nëse mbetet vetëm.

Nuk ekziston këshillë e thjeshtë apo informacion i saktë, kur fëmijën mund ta lini vetëm në shtëpi, aq më pak që askush nuk mund të parashikojë rrethanat me të cilat mund të ballafaqohet fëmija.

Megjithatë, mund t’i bëni disa gjëra në mënyrë që të përgatisni terrenin për aventurën e këtillë.

Në radhe të parë, njihuni mirë me komshinjtë dhe shikoni se kush mund t’ju ndihmojë, nëse situata komplikohet dhe fëmijës tuaj i nevojitet ndihma.

Gjëja tjetër që duhet ta bëni – është që të studioni sjelljen e fëmijës suaj dhe të vlerësoni se sa është i përgjegjshëm.

Çdo fëmijë është individ për vete dhe nuk janë të gjithë njësoj të pjekur, në të njëjtën moshë.

Nuk do të duhej t’i lini vetem fëmijët para se t’i mbushin 10 vjet, së paku jo më shumë se gjysmë ore në ditë.

Pastaj lëreni një orë dhe gjithë kohës ndiqni emocionet e fëmijës.

Nëse frikësohet, atëherë do të duhej të hiqni dorë nga e gjithë kjo.

Kur t’i mbushë 13 vjec, fëmijën mund ta lini në shtëpi pa u brengosur.

Tani mund të quhet i përgjegjshëm për të qëndruar në shtëpi…