Ekspertja e sjelljes Juliet A. Boghossian, e cili themeloi Food-Ology, pasi vëzhgonte me kujdes babain e saj se si ai hante, zbuloi se zakonet tona të ngrënies janë shumë instinktive.

Ajo çfarë duhet të bëni është të shikoni me kujdes se si dikush ha që të zbuloni disa nga tiparet e karakterit dhe personalitetit të tij.

Më poshtë keni disa stile të zakonshme të ngrënies që flasin shumë për personalitetin tonë dhe na tregojnë më shumë rreth modelit tonë të sjelljes.

 

Ai që ha ngadalë

Ushqimi me një ritëm të ngadaltë mund të jetë një nga gjërat më të bezdisshme nëse jeni një person që hani shpejt.

Megjithatë njerëzit që nuk nguten për të zbrazur pjatën e tyre mund të shijojnë çdo moment të jetës së tyre pa u nxituar.

Këta njerëz e ndjekin këtë model në vendin e tyre të punës dhe në jetën e tyre personale dhe nganjëherë mund të humbasin kohën e duhur.

Përveç kësaj, kolegët tuaj mund të zemërohen për kohën që duhet për të përfunduar një detyrë dhe për të kaluar në një tjetër.

 

Ai që ha shpejt

Shumë prej jush që e mbaroni ushqimin në 5 minuta, me siguri keni një sistem shumë të mirë tretës.

Personat që hanë shpejt janë konkurrues dhe janë gjithmonë në nxitim.

Ata humbasin shumë momente të rëndësishme në jetën e tyre sepse nuk janë asnjëherë në kohë.

Ndonjëherë harrojnë të kujdesen edhe për veten e tyre.

 

Një tip kërkues

Ka nga ata që kërkojnë gjithmonë gjëra shtesë.

Ata kanë gjithmonë diçka mangut në pjatën e tyre.

Nëse jeni pjesë e këtij grupi atëherë ju jeni një njeri që jeni shumë të sigurt në zonën tuaj të rehatisë dhe nuk ju pëlqejnë rreziqet, pasi keni frikë nga dështimi.

Megjithatë, ata janë si studentë shumë të shqetësuar dhe nuk kanë frikë të bëjnë pyetje dhe të mësojnë gjëra që nuk dinin më parë.

 

I gjithë ushqimi në një pjatë

Njerëzit që bëjnë pjesë në këtë kategori urrejnë të shohin ushqime të ndryshme në pjatën e tyre.

Nevoja e tyre për të mbajtur çdo gjë të rregullt dhe të organizuar i bën ata shumë të mirë në punën e tyre, pasi ata kanë kontroll të plotë të detyrave të tyre.

Këta njerëz duan të kenë gjithçka në rregull.

 

Aventurieri

Nëse sa herë që shkoni në një restorant, ju përpiqeni të gjeni pjatën më të çuditshme, më unike, atëhërë ju jeni pjesë e kësaj kategorie.

Njerëzit që e bëjnë këtë gjë zakonisht duan të marrin rreziqe dhe nuk kanë frikë nga dështimi.

Ata do të thonë “po” madje edhe për idenë më të çmendur, pasi duan të dalin nga zona e tyre e rehatisë dhe të provojnë gjëra të reja.

Askush nuk i përcepton ata si njerëz të mërzitshëm, por përkundrazi i admirojnë për guximin dhe marrjen e vendimeve të rrezikshme.

Megjithatë, nëse jeni pjesë e këtij grupi duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë përpara një vendimi të rëndësishëm.

 

Ai që nuk nis pjatën tjetër pa mbaruar të parën

Këtu gjejmë njerëz që duan të hanë njëpjatë në një kohë, përpara se të nisin tjetrën.

Këta lloj njerëzish janë interpretuar si të orientuar ndaj detajevedhe atyre që mendojnë me shumë kujdes.

Kjo është arsyeja pse ata janëpërgjithësisht shumë të suksesshëm në atë që bëjnë dhe vlerësohen për të qenëkaq të kujdesshëm me punën e tyre.

Ata shohin detajet e vogla që të gjithë tëtjerët e humbasin.

Megjithatë, ata duhet të jenë të durueshëm me të tjerët qënuk ndjekin të njëjtën strategji kur bëjnë gjëra.

Kopraci

Është një shenjë mirësjellje nëse në një darkë me miqtë, ju ofroni atyre pakëz nga ushqimi që po konsumoni edhe nëse ata nuk duan ta provojnë.

Megjithatë, kur dikush nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë, të tjerët mund të mendojnë se është egoist.

Mirëpo, këta persona janë shumë te sjellshëm dhe ju pëlqen pavarësia dhe individualiteti.