E përfytyroni se si do të ishte bota pa faljen?! Ndonëse të falësh – lëndimin, tradhëtinë, braktisjen – nuk është e thjeshtë…

Falja përkufizohet si ndërprerje e ndjenjës së pakënaqësisë ndaj një personi tjetër me një gjest humanitar, përmes të cilit ka hequr dorë nga të gjitha format e kompensimit, e dënimit apo hakmarrjes.

Në shoqërinë bashkëkohore që karakterizohet nga stresi dhe tensioni, të falësh shndërrohet në një akt të vështirë, por jo të pamundur.

Nën fluksin e mijëra mendimeve dhe shqetësimeve, rrallëherë ndalemi për të reflektuar mbi veprimet tona dhe në mënyrë të pandërgjegjshme, brenda nesh rrjedh egoizmi dhe të mbajturit qëndrim ndaj fyerjeve, tradhëtive, grindjeve e mërive.

E megjithatë, deri në momentin që ne s’do të gjejmë një mënyrë për të falur, do të bashkëjetojmë me mllefin dhe urrejtjen.

Përfytyroni se ç’do të ndodhte në qoftë se cilido prej nesh do të mbante mend çdo lëndim të vetëm, çdo fyerje të vetme, të gjithë zemërimin e përjetuar.

Nëse ne do t’i ruanim gjithmonë në zemrat tona, do të krijohej një amulli e padurueshme.

Pa faljen do të ishim të detyruar të frymonim, nën ndikimin e pareshtur të vuajtjeve të së kaluarës.

Të mos falësh do të thotë të heqësh dorë nga të gjitha shpresat për një marrëdhënie të shëndetshme me të kaluarën.

Në këtë kuadër, falja nuk shihet vetëm në lidhje me sjelljet e dëmshme kundrejt nesh, por më gjerë, në raportin që ne vendosim me të kaluarën dhe personat që bëjnë pjesë në të.

Jemi njerëz dhe si të tillë gabojmë, ndonjëherë dhe me vullnetin tonë të plotë.

Mendjemadhësia dhe krenaria e tepruar janë cilësi që na largojnë nga koncepti i të qenit modest e tolerant.

Është kaq e vështirë të thuash “më fal” dhe akoma më e vështirë “të falësh”. Vetvetiu, jeta bëhet dita-ditës më sfiduese, më sfilitëse. A ia vlen t’i shtosh dhe “aksesorë” të tillë, si armiqtë?!

Falja do ta ndihmojë atë që është lënduar të jetë në gjendje të ecë përpara me jetën.

Ja cilat janë citimet më të bukura të faljes që do t’ju ndihmojnë të drejtoni inatin dhe dhimbjen tuaj drejt paqes.

 

1. “Është një nga dhuratat më të mëdha që mund t’i jepni vetes, të falni. Falini të gjithë” – Maya Angelou

 

2. “Të dobëtit nuk mund të falin kurrë. Falja është atribut i të fortit” – Mahatma Gandhi

 

3. “Kur ju falni, ju në asnjë mënyrë nuk e ndryshoni të kaluarën, por sigurisht ndryshoni të ardhmen”. – Bernard Meltzer

 

4. “Nuk ka dashuri pa falje dhe nuk ka falje pa dashuri”. – Bryant H. McGill

 

5. “Zemra e nënës është një humnerë e thellë në fund të së cilës do të gjeni gjithmonë falje”. – Honoré de Balzac

 

6. “Një martesë e lumtur është bashkimi i dy njerëzve që dinë të falin.” – Robert Quillen

 

7. “Të falësh është forma më e lartë dhe më e bukur e dashurisë. Në kthim, ju do të merrni paqe dhe lumturi të paimagjinueshme. ” – Robert Muller

 

8. “Ne lehtë mund ta falim një fëmijë që ka frikë nga errësira; tragjedia e vërtetë e jetës është kur burrat kanë frikë nga drita. ” – Platoni

 

9. “Faleni veten për fajet dhe gabimet tuaja dhe vazhdoni përpara.” – Les Brown

 

10. “Të gabosh është njerëzore: të falësh, hyjnore”. – Aleksander Pope

 

11. “Të falësh është të lësh një të burgosur të lirë dhe të zbulosh se i burgosuri ishte ti.” – Lewis B. Smedes

 

12. “Mund të kem paqe mendore vetëm kur fal dhe jo kur gjykoj”. – Gerald Jampolsky

 

13. “Falja nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë, është më e dhimbshme sesa plaga për të cilën kemi vuajtur, të falësh atë që e ka shkaktuar. E megjithatë, nuk ka paqe pa falje.” – Marianne Williamson

 

14. “Më falni për absurditë e mia, ashtu siç edhe unë fal falsitetin e atyre që mendojnë se flasin gjëra me kuptim”. – Robert Frost

 

15. “Falini armiqtë tuaj, por mos i harroni kurrë emrat e tyre”. – John F. Kennedy

 

16. “Kur gratë na duan, na falin gjithçka, madje edhe krimet tona; kur nuk na duan, nuk na vlerësojnë për asgjë, madje as për virtytet tona “. – Honoré de Balzac

 

Te tjera…

17. “Falja nuk e ndryshon të shkuarën, por mund të zgjerojë të ardhmen”.

 

18. “Le ta falim njëri-tjetrin, sepse vetëm atëherë mund të jetojmë në paqe”.

 

19. “Të mbash inate nuk të bën më të fortë, por më të hidhur. Të falësh nuk të bën më të dobët, të bën më të lirë”.

 

20. “Falja nuk është përherë e lehtë. Ndonjëherë ajo ndihet më e dhimbshme se plaga që kemi marrë, nga mendimi se po falim dikë që e ka shkaktuar atë plagë. Dhe përsëri, duhet të dimë se nuk ka paqe pa falje”.

 

21. “Fali të tjerët jo sepse ata e meritojnë faljen, por sepse ti e meriton paqen”.

 

22. “Të falësh dikë mund të të ulë krenarinë, por mos ta falësh atë – mund të kushtojë ty lirinë”.

 

23. “I dobëti nuk mundet asnjëherë që të falë. Falja është një atribut i të fortit”.

 

24. “Ai që është i mirë në falje, duhet padiskutim të jetë i mirë edhe në harresë”.