Goditjet nëpër cepat e mobiljeve, dëmtimet e venave të gjakut, mund të na lënë me shenja aspak të këndshme dhe ajo që askush nuk do është që kjo shenjë të kalojë nëpër fazat e ngjyrave të ylberit!

Nga e kuqja, në ngjyrën vjollcë e më pas si e verdhë e jeshile, të gjithëve u ka ndodhur kjo gjë të paktën një herë.

Ndonëse makeup-i mbulon çdo defekt apo shenjë të lëkurës, hematomat pas një incidenti janë thujase të pamundura për t’u mbuluar.

Përdorimi i ushqimeve të mëposhtëme do të zbehë shenjat shumë më shpejt nga se mendoni.

Kastraveci, lëngu i limonit, banania lëngu i qepës, uthulla dhe mjalti kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.

Të pasura me vlera ushqyese e vitamina këto produkte promovojnë qarkullimin e gjakut duke ushqyer qelizat e dëmtuara e si pasojë plaga të shërohet më shpejtë.

Ajo që duhet të bëni është thjesht të mbuloni plagën me një nga ushqimet e mëposhtme (nuk kërkohet t’i përzieni bashkë), sidomos uthulla e molles eshte shume praktike.

Lëkurën mund duhet ta mbështillni me një fasho dhe ta lini ashtu për disa orë.

Procesi duhet përsëritur disa herë në ditë derisa të shihni përmirësim të shenjës