Një vajzë me emrin Kaitlyn i ka dërguar një letër Babagjyshit duke i kërkuar një veshkë të re për vëllain e madh. Kjo kërkesë për dhuratë ka bërë xhiron e botës…

Vajza e vogël e kishte lënë një zarf disa ditë më parë në dyqanin  në Franklin të SHBA-së.

Çdo vit mijëra fëmijë vijnë në këtë vend për të treguar “sa mirë e kanë kaluar vitin” dhe gjithashtu për të lënë dëshirat rreth dhuratave të reja për Babagjyshin.

Mes letrave të shumta, ata gjetën një që tërhoqi vëmendjen sepse përveç se ishte shkruar me ngjyra të theksuara (pastel jeshile, blu dhe vjollcë) edhe fjalët preknin zemrën:

“I dashur Babagjysh, disa mund të mos besojnë tek ju, por unë po.

Një gjë që me të vërtetë dua për Krishtlindjen për vëllain tim të madh është një veshkë e re për transplantim.

Ju lutem!”.

Në letër ishte shkruar vetëm emri: Kaitlyn, dhe asgjë tjetër.

Asnjë mbiemër apo adresë, kështu që punonjësit e dyqaneve filluan të kërkonin fëmijën, duke postuar letrën në faqet e internetit dhe kudo që ishte e mundur.

Në një kohë të shkurtër është bërë kaq virale saqë tani të gjithë dëshirojnë të gjejnë Kaitlyn dhe familjen e saj “për t’i mbështetur ata në këtë betejë”.

Menaxheri i dyqanit tha: -“Gjëja e parë që ne u përpoqëm të bënim ishte mbikëqyrja e kamerave, për të gjetur prindërit e fëmijës, por nuk patëm fat”.

Pas marrjes së autorizimit nga drejtori i marketingut i Lowe’s, gruaja botoi fotografinë e letrës në Facebook.

Aty shkruhej: – “Kjo është një letër për Babagjyshin, lënë në kutinë postare të Lowe-së, qyteti i Franklin – shkroi gruan – Kompania jonë dëshiron të dijë nëse dikush e njeh këtë fëmijë.

Ju lutem ndani këtë postim në mënyrë që të mund të lidheni me këtë familje!

Na ndihmo të gjejmë Kaitlyn!”.