Të kesh një motër është gjëja më e bukur që mund të të ketë falur jeta. Nuk ka rëndësi kush është më e madhe a më e vogël, motra është gjithmonë aty për të dëgjuar ulërimën tënde, për të veshur rrobat e tua, për të dëgjuar deri në fund dhe për të ditur çdo sekret.

Edhe kur nuk është fizikisht, motra ka një ndjenjë të brendshme për të qenë bashkë me ty në momentet më të mira dhe më të këqija.

Ka shumë arsye pse motra është shoqja më e mirë e përjetshme, ashtu siç ka edhe shumë arsye pse ajo dhe vetëm ajo është përherë krenare për ty, sido që të jesh…

Në vijim, supershendeti.com, sjell për çdokënd që ka motër disa shprehje që do ta gjejnë vetveten. Patjetër, që do ta gjejnë: janë thënie të mrekullueshme, ashtu si edhe vetë motra.

1. Ne përqafohemi, por aty nuk ka lot. Për çdo gjë të tmerrshme që mund të jetë thënë ose bërë, ajo prapë është motra ime.

Prindërit vdesin, fëmijët rriten dhe martohen, por motrat janë përjetë.

Ajo është personi i vetëm në botë që ndan me mua kujtimet e fëmijërisë, të prindërve tanë, përpjekjet tona, pikëllimet tona, dhe, po, edhe momentet tona të lumturisë dhe të triumfit.

Motra ime është personi i vetëm që mbase më njeh me të vërtetë, ashtu si dhe unë njoh atë. Gjëja e fundit qe May (motra) më tha është:

“Kur flokët tona të jenë të bardhë, ne akoma do kemi dashurinë për njëra-tjetrën.”

― Lisa See, Vajzat nga Shanghai

 

2. …Vajzat do të jenë shoqet e tua ose gjithsesi do të sillen në këtë mënyrë. Por thjesht kujto, disa vijnë e disa ikin.

Ata që qëndrojnë me ty pavarësisht gjithçkaje, janë miqtë e tu të vërtetë. Mos i lër të ikin.

Dhe kujto, motrat janë mikeshat më të mira në botë!

Sa për të dashurit, edhe ato vijnë e ikin.

Dhe zemër, e urrej ta them, por shumica prej tyre, në fakt pak a shumë të gjithë do të ta thyejnë zemrën.

Por ti nuk mund të dorëzohesh, sepse në qoftë se e bën, nuk do e gjesh kurrë shpirtin tënd binjak.

S’do ta gjesh kurrë atë që të bën të ndjehesh e plotë dhe që bën çdo gjë për ty.

Vetëm se dështove një herë, nuk do të thotë se do të dështosh gjithmonë.

Vazhdo përpiqu, shtrëngohu fort dhe gjithmonë ki besim tek vetja jote, sepse në qoftë se nuk e ke ti, kush do ta ketë tjetër e dashur?

Kështu që mbaje kokën lart, mbaje mjekrën lart dhe ç’është më e rëndësishmja, vazhdo të qeshësh, sepse jeta është diçka e bukur dhe ka shumë për të buzëqeshur!

― Marilyn Monroe

 

3. Motra! Ajo është pasqyra jote, dëshmitarja jote. Është ajo që të shikon në të mirë e në të keq, por të do po njëlloj.

Ajo është aleati yt, shoqëruesi yt në netët e gjata, dikush që e kupton që ti je duke buzëqeshur, madje edhe në errësirë.

Ajo është mësuesja jote, avokatja e të drejtave të tua, agjenti yt personal i shtypit, mund të jetë edhe psikologia jote.

Por ndonjëherë, ajo mund të jetë arsyeja pse t’i do të dëshiroje të ishe një fëmijë i vetëm 🙂

― Barbara Alpert

 

4. Mund të jeni të ndryshme si dielli dhe hëna, por i njëjti gjak rrjedh në zemrat tuaja.

Ti ke nevojë për të, po ashtu si dhe ajo ka nevojë për ty…

– George R.R. Martin, A Game of Thrones

 

5. Motra është shoqja jote e parë në jetë.

Askush si motra jote nuk do t’i kuptojëc çmendurite e familjes tënde.

Edhe nëse nuk takoheni apo nuk flisni aq shpesh sa dëshiron ti, ajo do të jetë gjithmonë shoqja jote.

Motra ta mban dorën për një çast, por të mban në zemer në përjetësi.

 

6. “Sepse nuk ka asnjë mik, si një motër

Në mot të qetë ose me stuhi;

Për të ngazëllyer pas një dite të lodhshme

Për të marrë një të bukur, nëse dikush humbet,

Për të hequr një stresin, nëse të ka vënë poshtë

Për të të forcuar, gjer në madhështi…”

– Christina Rossetti, Tregu Goblin dhe poezi të tjera

 

7. “Ne rrihemi, ndihmojmë njëra-tjetrën, i themi njëra-tjetrës frikërat tona më të mëdha dhe sekretet më të mëdha, dhe pastaj, ashtu si motrat reale, dëgjojmë dhe… nuk gjykojmë”.

– Adriana Trigiani, Viola në Reel Life

 

9. “Kjo është gjëja më e mirë për motrat e vogla:

Ato harxhojnë aq shumë kohë duke dëshiruar që të jenë si motrat e mëdha, aq sa në fund… ato shpesh përfundojnë duke u bërë shumë më të mençura edhe se të moshuarit.

― Gemma Burgess

 

10. Mund të mashtrosh gjithë botën, por kurrsesi motrën tënde!

― Charlotte Gray

 

11. Nëse ke një motër dhe ajo vdes, a mos vallë pushon së thëni që ke një motër?

Apo ti vazhdon të jesh njësoj një motër, edhe pse gjysma tjetër nuk është më?

― Jodi Picoult

 

12. “Një motër është një pjesë e fëmijërisë që asnjëherë nuk ka për të humbur nga ty”.

 

13. “Një motër besnike është më me vlerë se 1000 miq së bashku”.

 

14. “Nuk ekzistojnë probleme që nuk mund t’i përballosh, t’i luftosh, t’i injorosh, apo t’i zgjidhësh më mirë, se me motrën tënde përkrah”.

 

15. “Motra: Një person që ka qenë, kudo ku ti ke qenë; dikush që e telefonon në çdo moment, sa herë që gjërat po shkojnë keq; më shumë se thjesht një familje; një mikeshë e përjetshme”.

 

…DHE NJË THËNIE PAK PESIMISTE KUR MOTRA TË ZHGËNJEN

16. “Motrat, siç e dini, kanë një marrëdhënie unike.

Ajo është personi që ju ka njohur gjithë jetën tuaj, që duhet të të dojë dhe të qëndrojë pranë jush, pavarësisht se çfarë ndodh…

Megjithatë është motra jote që e di saktësisht, se ku duhet të “ngulë thikën” për t’ju lënduar më së shumti”.

– Lisa Shih