Lulelakra nuk përmban aspak yndyrna dhe sodium dhe duhet që ta keni sa më shumë prezent në tryezën tuaj.

Konsumi i rregullt i saj zvogëlon riskun nga një sërë tipesh të kancerit.

Lulelakra përmban këto vitamina: B1 (thiamine), B2 (ribaflavin), B3 (niacin), B5 (pantothenic acid),B6 (pyridoxine) dhe B9 (folic acid), gjithashtu përmban dhe minerale e agjente fitokemikale.

Janë një burim i mirë i fibrave, proteinave, fosforit, potasiumit dhe shumë vitaminë C.

Lulelakra përmban potasium dhe minerale të cilat janë esenciale në zhvillimin e muskujve dhe kockave.

Lulelakra përmban përbërës të njohur si isothiocynates të cilat pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Konsumi i rregullt i saj ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira, kjo se pse përmbajnë shumë antioksidante dhe vitaminë C.

Lulelakra redukton rrezikun e sëmundjeve të cilat vijnë si pasojë e rritjes së stresit oksidativ duke përfshirë këtu sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.

Stresi oksidativ është mbingarkesa me molekula te ashtuquajtura radikale te pa oksigjenuara të cilat i prodhon vetë trupi.

Çlirimi i këtyre redukton rrezikun nga kanceri në zorrën e trashë, mushkëri, prostate dhe gji (tek femrat).

Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit dhe patologjive në venat e gjakut, duke mundësuar një qarkullim të përkryer në të gjithë pjesët e organizmit.

Konsumi i lulelakrës bënë të mundur furnizimin e trupit me glukosinolate, gjë e cila bënë aktivizimin e

sistemit detoktifikues te organizmit.

Kërkimet kanë treguar se ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishme në mbrojte nga lloje të ndryshme të kancerit.

Lulelakra është ndër ushqimet më të shëndetshme që mund të konsumoni për një jetë më të mirë fizike, por ajo ndikon edhe në përmirësimin e shëndetit mendor.

Një studim i vitit 2015 nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë.

Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelakër bien më shpejt në peshë.

Kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të gliceminës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe kështu vjen deri te shtimi në peshë apo edhe mbipesha.

 

Lulelakër me vezë dhe limon

Nëse nuk e pëlqeni në sallatë apo të kombinuar me produkte të tjera, ne ju sjellim një recetë akoma më të thjeshtë.

Lulelakra e gatuar me këtë salcë ka vërtetë një shije shumë të veçantë, për të cilën nuk do të mendoheni dy herë para se ta gatuani.

Përbërësit:

90 ml vaj ulliri

1 lulelakër e mesme

2 vezë

1 limon

1 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle majdanoz

Kripë

Përgatitja:

Shtoni vajin e ullirit në një tigan dhe më pas hidhni edhe lulelakrën e prerë në copa të vogla.

Skuqini deri sa të marrin një ngjyrë të artë në kafe në një temperaturë mesatare.

Hidhni më pas ujë mjaftueshëm sa për të mbuluar lulelakrën dhe kripë.

Lërini të ziejnë për rreth 7 deri në 8 minuta derisa copët e lulelakrës të zbuten.

Largojini nga zjarri dhe lërini të qëndrojnë të mbuluara me kapak derisa të përgatisni salcën.

Rrihni vezët në një tas, shtoni lëngun e limonit, miellin e misrit dhe përziejini mirë.

Ndërsa përzieni, shtoni ngadalë nga lëngu në të cilën është zier lulelakra.

Shtojeni pastaj salcën e përgatitur me vezë në tiganin me lulelakër.

Përziejini dhe vendosini sërish në zjarr të ziejnë për 2 minuta derisa salca të trashet.

Kur ta servirni mund ta dekoroni me majdanozin e grirë imët.