Rënie kujtese, ide të paqarta, mungesë përqendrimi, mjegullime mendimesh, ngatërresa, probleme të tjera që vijnë nga truri?

Ju mund të keni dëgjuar sugjerime si meditimi, frymëmarrja e thellë, vizualizimi dhe disa ushtrime të tjera për të mprehur fuqinë e trurit tuaj dhe për të promovuar qartësinë mendore.

Por, a e dini se dieta luan një rol të rëndësishëm, në atë se sa mirë funksionon truri juaj?

Ajo që hani ndikon në funksionimin tuaj kognitiv (njohës). Në fakt, bimët dhe erëzat aromatike në kuzhinën tuaj mund të jenë shumë të dobishme në rritjen e kujtesës dhe fuqisë së trurit.

Ja guida me 8 barishte dhe erëza, që ekspertët e gazetës “Super Shëndeti” na kanë përgatitur për lexuesit tanë, në mënyrë që ta fuqizoni trurin…

 

1. SHAFRANI I INDISË

Shtimi i shafranit të Indisë në ushqimin tuaj, ose ta merrni si çaj, mund t’ju ndihmojë të mbani trurin tuaj të mprehtë.

Shafrani i Indisë përmban një lëndë kimike të quajtur kurkumin që redukton pllakat në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer.

Ai gjithashtu ngadalëson progresin e sëmundjes Alzheimer, për shkak të vetive të tij të fuqishme antioksiduese.

Curcumin gjithashtu përmirëson kujtesën dhe ka një efekt antidepresant.

Për më tepër, një studim i kohëve të fundit në Indi tregoi se ky përbërës aktiv mbron trurin nga dëmtimet që mund të shkaktojë alkooli.

 

2. TRUMZË (LISNA)

Trumza është e shkëlqyer për mbështetjen e shëndetit të trurit.

Studimet kanë zbuluar se vajrat e paqëndrueshme në këtë barishte rrisin nivelet e acideve yndyrore omega-3, veçanërisht acidi docosahexaenoic (DHA), në tru.

Acidet yndyrore Omega-3 janë të dobishme për trurin, sepse ato mbrojnë kundër rënies kognitive, ose demencës lidhur me moshën.

Ata gjithashtu përmirësojnë të mësuarit dhe kujtesën.

Plus, DHA siguron funksionimin e duhur dhe zhvillimin e qelizave të trurit.

Trumza gjithashtu përmban flavonoide që rrisin kapacitetin e saj antioksidues. Gatuani me trumzë, shtojeni atë në gjellë dhe supëra, ose pini çaj trumze.

 

3. RIGON

Rigoni është shumë efektiv në neutralizimin e radikaleve të lira, për shkak të koncentrimit të lartë të antioksidantëve.

Një studim i botuar në Journal British Nutrition zbuloi se marrja e një ekstrakti nga gjethet e rigonit mund të ndihmojë në rritjen e mirëqenies mendore dhe rregullimin e humorit.

Studimi tregoi se komponimet në këtë barishte pengojnë marrjen dhe degradimin e neurotransmetuesve të monoaminës, të cilat janë të përfshira në rregullimin e humorit tuaj, ankthit, njohjes, gjumit dhe oreksit.

Kështu, rigoni mund të ndihmojë në zvogëlimin e ankthit dhe në përmirësimin e të nxënit dhe përqendrimit.

Përveç përfshirjes së kësaj arome në gatim, ushqime të ndryshme dhe si çaj, ju mund të përdorni vaj esencial si aromë për të lehtësuar stresin dhe për të qetësuar nervat tuaja.

 

4. ROZMARINË

Për shkak të vetive antioksiduese dhe anti-inflamatore, rozmarina ndihmon në luftimin e dëmtimeve të radikaleve të lira në tru.

Acidi carnosic, një kimikat bimor i pranishëm në këtë barishte, është veçanërisht e mirë për mbrojtjen e trurit nga një goditje dhe kushte neurodegjenerative, si sëmundja Alzheimer.

Ajo gjithashtu stimulon faktorin e sintezës të rritjes së nervave, duke kthyer mbrapsht kështu dëmtimin e qelizave nervore.

Përveç kësaj, përmirëson funksionimin e trurit duke rritur qarkullimin në tru.

Përfshijeni rozmarinën në ushqimet që gatuani, ose pini çaj nga kjo bimë.

 

5. PIPER I ZI

Piperi i zi dhe bimët e tjera në familjen Piperaceae përmbajnë një përbërës të butë të quajtur piperine që rrit beta-endorfinën në tru dhe rrit funksionin njohës.

Beta-endorphins ka cilësi neurotransmitues që përmirësojnë humorin tuaj dhe nxisin ndjenjat e relaksimit.

Ky përbërës aktiv gjithashtu pengon një enzimë që zbërthen serotonin.

Kështu, besohet të jetë e dobishme në trajtimin e çrregullimeve të humorit.

Plus, hulumtuesit besojnë se piperi i zi mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, pasi piperina pengon një enzimë që degradon dopaminën.

Përfshijeni piperin e zi në gatim, mund ta pini edhe si çaj, por mos e teproni me sasinë.

Nëse merrni ilaçe për gjakun, pyesni mjekun para përdorimit, pasi mund të ndërhyjë.

 

6. KANELLË

Një studim i botuar në Journal of Alzheimer’s Disease ka treguar se kanella përmban përbërës që mund të ndihmojnë në shmangjen e sëmundjes së Alzheimerit.

Këto komponime (cinnamaldehyde dhe epicatechin) pengojnë grumbullimin e proteinave tau.

Proteinat Tau luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e mikrotubulave.

Kur ato dëmtohen dhe nuk e kryejnë këtë funksion siç duhet, ajo çon në demenca, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Sipas një studimi nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, komponimet në ekstraktin e kanellës mund të ndihmojnë në parandalimin e ënjtjes së qelizave të trurit, duke zvogëluar komplikimet që lidhen me lëndimet traumatike të trurit dhe goditjet.

Ënjtja shpesh kontribuon në lëndime të mëtejshme nervore.

Për më tepër, kanella metabolizohet në benzoate të sodiumit, që sipas studiuesve në Shkollën Mjekësore të Universitetit Rush në Çikago, ka efekte pozitive në funksionimin e trurit.

Prandaj, marrja e kanellës mund t’ju mbrojë nga një sërë çrregullimesh neurologjike që lidhen me moshën.

Thjesht aroma e kësaj ere të mrekullueshme gjithashtu përmirëson funksionin njohës. Ose:

Pini çaj kanelle, përfshijeni atë në ushqimet që gatuani.

 

7. KARAFIL

Kjo bimë aromatike punon si stimulues mendor dhe zvogëlon stresin oksidativ për shkak të vetive antioksiduese, por efektin më të madh për trurin e ka kur përdoret si vaj.

Plus, përmban komponime fenolike që ndihmojnë në largimin e toksinave dhe mbështesin shëndetin qelizor.

Gjithashtu, vaji i karafilit mund të përdoret si aromaterapi për të stimuluar trurin dhe për t’ju bërë më të vëmendshëm dhe energjik.

Vaji përzihet mirë me vajra të tjera si mendër, rozmarinë, mente, livando, dhe vaj portokalli.

Është gjetur se vaji i karafilit gjithashtu mund të ndryshojë deficitin e të nxënit dhe të kujtesës.

 

8. MENTE

Mentja konsiderohet si një barishte e fuqishme për shkak të vetive të shumta medicinale.

Ashtu si karafili, edhe mentja e ka fuqinë te vaji i saj (edhe pse gjithashtu është i mirë çaji).

Vaji esencial që rrjedh nga kjo barishte përmban kamfër, eugenol, nerol, dhe një numër terpenes dhe flavonoide.

Studimet tregojnë se ekstraktet e metanolës nga mentja mund të jenë të dobishme në zvogëlimin e dëmtimit të trurit, për shkak të zvogëlimit të qarkullimit cerebral.

Për më tepër, duke qenë një adaptogjen që ndihmon trupin të përgjigjet më mirë ndaj stresit, ndihmon në lehtësimin e tij duke reduktuar prodhimin e hormoneve të stresit.

Ju gjithashtu mund të përdorni vaj mente si aromaterapi për të rritur kujtesën dhe përqendrimin.

 

Ushqimet miqësore për trurin

Sipas ekspertëve, në grupin e ushqimeve që konsiderohen miqësore për trurin hyjnë:

Perimet me gjethe jeshile – spinaqi dhe sallata jeshile, konsumojini pothuajse përditë.

Perimet e tjera – të paktën 2 herë në javë.

Fasulet\bathët – të paktën 2 herë në javë.

Drithërat – mundohuni t’i konsumoni 3 herë në ditë.

Peshku – një herë në javë.

Shpendët – pula apo gjeli i detit, 2 herë në javë.

Vaji i ullirit – përdoreni si vajin kryesor në gatim.