Në të gjithë botën, fëmijët janë më të prekur nga alergjitë që shkaktohen nga ushqimet.

Kërkimet e fundit pas vdekjes së dy adoleshentëve britanikë, që kishin ngrënë susam treguan se ushqimet që shkaktojnë alergji janë vërtet të rrezikshme.

Gjithashtu, në muajin gusht të vitit të kaluar një vajzë gjashtëvjeçare në Australi vdiq pasi ishte alergjike nga qumështi.

Kohët e fundit është rritur shumë numri i personave që kanë alergji nga ushqimet.

Në Britaninë e Madhe rreth 7% e fëmijëve janë të prekur nga kjo lloj alergjie, në Australi 9% e popullsisë është e prekur ndërsa në Evropë numri i personave alergjikë është më i pakët ( 2%).

Nuk mund të themi me saktësi se pse po rriten shifrat e personave alergjikë, por studiuesit në mbarë botën, po punojnë shumë për të gjetur mënyrat që luftojnë këtë fenomen.

Termi alergji ushqimore përshkruan një reaksion që ndodh me mekanizëm imun, ndërsa in toleranca ushqimore është reaktiviteti i organizmit pa ndërmjetësinë e sistemit imunitar.

Gjithashtu, hasen edhe reaksione toksike nga ushqimet, ku aktorët janë toksina apo bakteret që mund të përmbajnë ushqimet e ndryshme, shpesh kjo gjë është takuar nga ngrënia e peshkut.

Kemi dhe reaksione farmakologjike nga ushqimet që vijnë si pasojë e përmbajtjes së kimikateve në ushqime të caktuara.

Po ashtu, në praktiken e përditshme hasim dhe alergjinë predispozita familjare për shfaqjen e sëmundjeve alergjike.

Disa nga ushqimet që përgjithësisht shkaktojnë alergji te njerëzit, janë qumështi, vezë, kikirikët, arra, susami dhe peshku.

Pasterizimi, sterilizimi apo dhe procesi i ngrirjes nuk influencon shumë në alergjinë që këto ushqime shkaktojnë.

Ku mund të ndodhin alergjitë nga ushqimet?

Numri i personave alergjikë nga ushqimi, është rritur shumë gjatë 30 viteve të fundit, veçanërisht në shoqëritë e industrializuara.

Sipas ekspertëve rritja e numrit të personave alergjikë, nuk vjen thjesht nga fakti se ne po ndërgjegjësohemi gjithnjë e më shumë për ta apo për diagnostikimin e tyre.

Mendohet se alergjitë dhe ndjeshmëria në rritje ndaj ushqimeve janë mjedisore dhe lidhen me stilin e jetës në vendet perëndimore.

Nuk ka asnjë shpjegim konkret dhe të vërtetuar pse bota po bëhet gjithnjë e më shumë alergjikë ndaj ushqimit, por shkencëtarët mendojnë se ka disa faktorë që ndikojnë në këtë fenomen.

Një ndër këta faktorë është higjiena, e cila duhet përmirësuar pasi fëmijët gjatë gjithë kohës po preken nga infeksione të ndryshme.

Një tjetër etapë e rëndësishme është përdorimi i vitaminës D, e cila ndihmon imunitetin të bëhet më pak i ndjeshëm ndaj alergjive.

Shumica e popullatave në mbarë botën nuk kanë mjaftueshëm vitaminë D për arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe kohën me pak diell.

Në SHBA, niveli i mungesës së vitaminës D mendohet të jetë pothuajse dyfishuar në më pak se një dekadë.

Në një studim të kohëve të fundit nga King College, tregoi se është reduktuar me 80% numri i një grupi fëmijësh alergjik, pasi kishin ndaluar së ngrëni peshkun.

Vdekjet e fundit të adoleshentëve në Mbretërinë e Bashkuar që vuajnë nga alergjitë e shkaktuara nga ushqimet, theksojnë se të gjithë njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për gjithçka që konsumojnë.

Aktualisht nuk ka shërim për alergjitë nga ushqimi dhe e vetmja mënyrë për të shmangur alergjinë është të mos konsumosh në sasi të caktuar ushqimet që për ju janë të dëmshme. /BBC/