Lumturia mund të mësohet, por gjetja e domethënies dhe e një qëllimi në jetë është rruga drejt lumturisë dhe jo anasjelltas.

Njerëzit e lumtur vlerësojnë dhe e kuptojnë se të jesh i lumtur, i shton vite jetës tënde dhe i jep jetë viteve të tua…

Qëllon shpesh që mes miqsh a njerëzish të afërm të na pyesim apo të drejtojmë pyetjen: a jeni të lumtur?

Kjo është një pyetje që, edhe pse pa zë, ia bëjmë shpesh vetes në situata të ndryshme jetësore apo edhe në momente reflektimi.

Në fund të fundit, është situata, gjendja shpirtërore që e kemi ëndërr të gjithë, që e dëshirojmë, për të cilën luftojmë e përpiqemi, ndonjëherë në mënyra që janë shumë larg arritjes së lumturisë.

Lumturia është aq thelbësore për qenien tonë, sa edhe Kushtetuta amerikane e ka në preambulën e saj, kur thotë veç të tjerash se, “njeriu ka të drejtën që të përpiqet të jetë i lumtur”…

POR, a e dini se: Nuk ka lumturi më të madhe se të kënaqësh tjetrin…

Kjo histori në vijim, do t’jua mësojë më së miri këtë: Një frymëzim i jashtëzakonshëm që tregon se të lumturosh të tjerët është perfeksioni më i lartë që mund të arrijë njeriu.

Mos e humbni këtë rrëfim dhe… mbajini lotët emocionues!

Dy burra, të dy të sëmurë shumë rëndë, ishin shtrirë në dhomën e një spitali.

Njëri prej tyre ishte në gjendje të qëndronte ulur për gjysmë dite.

Shtrati i tij ishte ngjitur me dritaren e vetme që kishte dhoma.

Burri tjetër kalonte gjithë ditën i shtrirë në shpinë.

Çdo ditë, kur burri i parë ulej pranë dritares pas drekës, ai i përshkruante fqinjit gjithçka që shihte.

Burri i dytë mezi e priste këtë.

Dritarja shihte jashtë nga një park me një liqen shumë të bukur.

Mjellmat notonin në liqen, fëmijët vendosnin varka prej lodre në ujë.

Në distancë hapej një panoramë shumë e bukur.

Njeriu pranë dritares e përshkruante gjithçka me detaje të gjallë, dhe i dyti rrinte shtrirë në shtrat dhe imagjinonte skenën.

Kaluan ditët.

Një mëngjes, një infermiere hyri në dhomë dhe tha se burri pranë dritares kish vdekur në gjumë, i qetë.

Burri i dytë kërkoi që t’ia zhvendosnin shtratin pranë dritares.

Infermierja i lëvizi krevatet dhe e la burrin vetëm.

Ai u ngrit në bërryla me vështirësi, duke u përpjekur të shohë nga dritarja.

Por, gjithë sa pa, ishte një mur i bardhë!!!

Ai thirri infermieren dhe i tha: “Si mundet që fqinji im të shihte gjithë gjërat që më tregonte?”

Infermierja u përgjigj se fqinji kish qenë i verbër, dhe nuk shihte dot as murin.

Ndoshta ai donte thjesht që t’i ngrinte humorin shokut të dhomës.

Nuk ka lumturi më të madhe se të bësh të tjerët të lumtur, pavarësisht problemeve që ke…

A nuk është kjo një histori e mrekullueshme? Shpërndajeni që ta lexojnë edhe miqtë…