Çaji i jaseminës është i pasur me antioksidantë siç janë katekina dhe epikatekina që kanë shumë vlera për të gjithë organizmin.

Këto antioksidantë ndihmojnë në uljen e rrahjeve të zemrës, luftojnë kancerin, sëmundjet kardiovaskulare dhe ulin kolesterolin

Por, vetia më unike që ka çaji i jaseminës, është se largon stresin dhe ofron qetësi të thellë dhe të rrethon me misticizëm, ndaj jo më kot është e preferuar si lule edhe nëpër marka të njohura të parfumeve.

Aroma e jaseminës ndihmon organizmin të çlirojë substanca që shkaktojnë një qetësim të menjëhershëm dhe ulin rrahjet e zemrës.

Ndërkaq, duke pirë çaj jasemine, e mbani stomakun të shëndetshëm dhe e mbron atë nga radikalet e lira.

Antioksidantët që gjenden te ky çaj përmirësojnë edhe lëvizjen dhe funksionet e zorrëve.

Ky çaj ndihmon gjithashtu në humbjen në peshë.

SI TË PËRGATISNI ÇAJIN E JASEMINËS

PËRBËRËSIT: 1 lugë gjelle me gjethe jasemine të thata; 300 ml ujë Sheqer, mjaltë ose ëmbëlsues të tjerë.

PËRGATITJA: Zieni ujin në çajnik për 2 minuta.

Shtoni gjethet e lules së jaseminës dhe lërini të ziejnë së bashku për 2 deri në 3 minuta të tjera.

Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lëreni të ftohet për një minutë.

Kullojeni çajin dhe hidheni në filxhan. Hidhni pak nga ëmbëlsuesi i preferuar dhe pijeni.

Kujdes: Femrat shtatzënë nuk duhet të pijnë çaj jasemine sepse mund të shkaktojë kontraktime të parakohshme.

 

Cilat janë simptomat më të zakonshme të stresit kronik?

Nëse nuk trajtohet, stresi kronik mund të shkaktojë pagjumësi, ankth, dhimbje muskujsh, dëmtim të përgjigjes së sistemit imunitar dhe hipertensionit.

Simptoma të tjera të stresit përfshijnë gojën e thatë, sulmet alergjike, pëllëmbët e djersitura, luhatjet në peshë, çrregullimet në oreks, dhimbje gjoksi sipas Institutit Amerikan të Stresit.

Ndryshe nga episodet e vogla të stresit, stresi kronik është një lloj shumë i vazhdueshëm i stresit, që mund të zgjasë për periudha të gjata. Kjo e bën stresin kronik shumë të lodhshëm nga ana psikologjike, dhe mund të ketë efekte të mëdha negative edhe në aspektin fizik.

Studime mbi stresin kronik, tregojnë se ai është një faktor kontribues për gjendje të rënda shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe depresioni.

Stresi kronik shkaktohet ndonjëherë kur momentet normale të përditshme të nervozizmit nuk trajtohen siç duhet, përkundrazi injorohen.

Ai mund të shkaktohet duke qenë dëshmitar apo duke u përfshirë në ngjarje traumatike.

Në bazë të një vëzhgimi të fundit, afërsisht 33 përqind e amerikanëve nuk i diskutojnë çështjet e tyre stresuese me mjekët e tyre.

Një hap i rëndësishëm në menaxhimin e stresit, është identifikimi i shkaqeve të tij dhe ndryshimit të sjelljes së dikujt në trajtimin e tij.

Dieta e duhur dhe rritja e aktivitetit fizik, mund të ndihmojnë në një menaxhim shumë të mirë të stresit.

Një studim i kryer mbi mbrojtjen dhe dëmet nga stresi akut dhe kronik, sugjeron se stresi kronik mund të menaxhohet dhe trajtohet nëpërmjet ndryshimeve në stilin e jetës së dikujt, sjelljes e terapisë dhe në disa raste nëpërmjet ilaçeve.