Kryesisht ënjtja e gishtave vjen si rezultat i inflamacionit. Arsye të tjera mund të lidhen me faktorë të tillë si pickimi i një insekti, ndrydhja e tyre, ndonjë infeksion, ekspozimi në temperatura ekstreme, konsumi i lartë i kripës, si dhe ndryshimet e hormoneve në trup.

Ato mund të ndodhin edhe si rezultat i problemeve shëndetësore si sindromi i kyçit të dorës apo artriti.

Ënjtja shoqërohet me skuqje, lodhje, dhimbje, mpirje apo ngurtësi në gishta.

Për të reduktuar entjen dhe dhimbjen në shtëpi dhe pa ndihmën e mjekut, ju njohim me një recetë natyrale dhe për më tepër shumë të thjeshtë.

Shafrani i Indisë, një erëz e cila po përdoret si një ilaç natyral për shumë sëmundje, vjen si një shpëtim edhe për trajtimin e enjtjes së gishtave.

Ai përmban përbërës aktivë që ndihmojnë në ndrydhjen e muskujve apo lëndimeve të tjera që shkaktojnë ënjtjen e gishtave.

PËRBËRËSIT:

½ lugë çaji shafran Indie

Vaj ulliri

PËRDORIMI

Miksoni shafranin e Indisë me vajin e ullirit, duke krijuar një lloj paste.

Aplikojenin atë në gishtat e fryrë.

Lëreni të veprojë për disa minuta derisa maska të thahet dhe më pas lajini duart me ujë të ngrohtë.

Përsëriteni atë dy herë në ditë në mënyrë që të largoni sa më shpejt dhimbjen dhe ënjtjen e gishtave.

 

Morthi i dimrit, si ta hiqni qafe…

Zgjidhni alternativat bimore Spec i kuq, rrepa, rrika, selinoja, limoni, patatja, qepa etj

Midis shumë problemeve që sjell dimri është edhe morthi.

Por çfarë është ai?

Bëhet fjalë për një acarim të lëkurës së këmbëve dhe të duarve që shkaktohet nga i ftohti dhe lagështira.

Shenjat tipike janë enjtje e duarve dhe këmbëve, krijimi i njollave me ngjyrë të kuqërremë në të kaltërzezë.

Ai lokalizohet sidomos te gishtat, te gjunjët, te hunda dhe veshët, me kruarje fillestare të rënda dhe dhimbje.

Arma kryesore?

Parandalimi!

Me të ftohtin e madh, ju duhet të vishni çorape të trasha, doreza dhe këpucë të ngrohta të përshtatshme për dimër.

Në raste të veçanta te këpucët mund të vendosni taban termik.

Veshët duhet t’i mbuloni me një beretë që t’ju mbajë ngrohtë apo me kufje të posaçme veshësh që ju mbajnë ngrohtë.

Por ndërkohë nëse nuk i keni marrë masat e nevojshme dhe këmbët e duart tuaja janë të plasaritura me morth, ju sugjerojmë disa mjekime natyrale.

Ekspertët këshillojnë përzierje specifike bimore të posaçme për morthin, të pasura me taninë, resinë dhe vajra esencialë.

 

PATATJA

Janë një nga “ilaçet” më të praktikuara për të lehtësuar skuqjet e shkaktuara nga djegiet e diellit.

Por janë edhe shumë të dobishme edhe në rastin e lëkurës së irrituar nga i ftohti dhe nga lagështia, morthi.

Aplikimi i tyre është shumë i thjeshtë: merrni feta patatesh dhe vendosini ato te pjesët me probleme: veprimi kurues do të kuptohet nga dalja e niseshtesë së zhardhokut në këto pjesë.

 

SPECI I KUQ

Është një ndihmës i shkëlqyer për qarkullimin e gjakut.

Piperi i specit duhet të aplikohet në pjesët e prekura nga morthi, por kurrë tek ato të cilat janë të plasaritura ose të plagosura, për të mos rritur ndjesinë e djegies.

 

RREPA

Këtë gjë e kanë këshilluar gjithmonë nënat tona.

Dy janë zgjidhjet e mundshme: të fërkoni me një fletë rrepe pjesët me probleme, ose në alternativë zhysni pjesët e prekura nga morthi në ujë me një çiban me disa feta rrepë.

 

RRIKA

Një ilaç tjetër natyral është rrika, me fletët e të cilës, ashtu si edhe me rrepat, mund të fërkoni pjesët të cilat i keni problematike nga i ftohti apo lagështira.

Mund të përdoret gjithashtu edhe duke i fashuar fletët e rrikave mbi këto pjesë.

 

LËNG LIMONI

Limoni është i mirë pothuajse për çdo gjë, madje edhe për morthin dhe plasaritjet.

Mes ilaçeve më natyrale për këto raste është ai që të lyeni gishtat e këmbëve dhe të duarve me lëng limoni.

 

LËNG SELINOJE

Ju duhet të zieni disa gjethe selino, në një gjysmë litri ujë, për rreth një orë.

Pasi të merrni lëngun e përftuar nga kjo zierje, lëreni atë të ftohet dhe pjesët që i keni të prekura nga morth,i lyejini dy apo tri herë në ditë.

 

VAJRA BIMORË

Masazhet e bëra te gishtat dhe pjesët e prekura nga morthi me vajra me bazë bimore mund të jenë shumë efektive.

Kështu, ju mund të përdorni vajra aromatikë të përgatitur në shtëpi, për shembull me rozmarinë, nenexhik ose eukalipt.

Por kujdes! Këto vajra nuk duhet të përdoren asnjëherë në rastin e plasaritjeve të lëkurës apo të plagëve.

 

QEPA

Në mesin e përfitimeve të ndryshme shëruese të qepës është edhe veprimi i saj i vërtetë si “antibiotik natyror”.

Për të kuruar morthin ju duhet të merrni lëngun e freskët të saj, por gjithashtu mirë janë edhe fetat apo copat e qepës.