Njërës nga pjesët më të begata të trupit tonë, barkut, nuk i pëlqen t’u thotë lamtumirë “kursimeve”, depozitave të saj. Sidoqoftë, ka ushtrime që mund t’ju ndihmojnë të vini shpejt në formë nëse kuptoni qasjen e duhur.

Ja se cilat fazat themelore që çdo person duhet të kalojë në qoftë se do të humbasë dhjamin shtesë tek barku:

Faza nr 1: Rishqyrtoni dietën ushqimore

© depositphotos

Mundohuni të minimizoni sasinë e sheqerit dhe karbohidrateve në dietën tuaj: zëvendësoni pijet e gazuara me çajin, brumërat e ëmbla me arra dhe fruta dhe sheqerin me mjaltë.

Hani më shumë perime dhe fibra!

Faza nr 2: Hiqni qafe peshën shtesë

© depositphotos.com

Vraponi 30 minuta në ditë dhe së shpejti do të shihni ndryshime pozitive në formën tuaj trupore. Nëse është shumë e vështirë për ju për të vrapuar 30 minuta në fillim, ju mund të ecni dhe të vraponi.

Vrapi djeg 2.5 herë më shumë kalori se sa ecja.

© depositphotos.com © depositphotos.com

Notoni për të paktën 30 minuta, 2-3 herë në javë. Zgjidhni stilin dhe ritmin që ju pëlqen. Gjëja më e rëndësishme është të qëndroni në lëvizje, sepse çdo ushtrim në ujë ju ndihmon të humbni peshë: një orë noti intensiv mund t’ju ndihmojë të digjni 500 kalori.

© depositphotos.com

Ngarja e një biçiklete është një nga ushtrimet themelore që ju mund të bëni nëse doni të humbni peshë. Bëjeni 2-3 herë në javë me një ritëm të rehatshëm.

Faza nr 3: Forconi muskujt abdominalë

© depositphotos.com

– Ushtrimet kardio do t’ju ndihmojnë të humbni peshën shtesë por nuk do ta bëjnë barkun absolutisht të sheshtë. Ju keni nevojë për një qasje më komplekse ku mund të humbni peshën dhe të forconi muskujt tuaj.

– Ushtrimet vakum janë një ushtrim i paparë. Për t’i bërë ato, thjesht nxirreni frymën jashtë nga mushkëritë tuaja, tërhiqni muskujt abdominalë drejt shpinës dhe mbani frymën për 15-20 sekonda.

Përsëriteni këtë 10 herë, 3-4 herë në ditë dhe disa javë më vonë, do të vini re se beli juaj ka marrë më të vogël.

© depositphotos.com

– Ushtrimet dërrasë, janë të thjeshta por shumë efektive. Bëjini ato 2-3 herë në ditë për 30 sekonda, gradualisht duke rritur kohëzgjatjen.

Përveç djegies së kalorive dhe forcimin të barkut tuaj, këto ushtrime gjithashtu përmirësojnë posturën dhe lehtësojnë tendosjen e shpinës.

Faza nr 4: Relaksoni muskujt

© depositphotos.com

– Përkuljet: Këto ushtrime do ta forcojnë barkun dhe trungun tuaj. Forcimi i trungut suaj do të largojë tensionin nga grupet e tjera të muskujve. Provoni lloje të ndryshme të këtyre ushtrimeve në mënyrë që të zhvilloni muskujt abdominalë.

– Ngritja e këmbës: Shtrihuni në shpinë dhe vendosni duart në dysheme për t’u ekuilibruar. Ngadalë ngrijini këmbët 10-15 herë. Ju do të filloni të vini re përparim në vetëm 30 ditë.

Mos harroni!

Pas çdo stërvitjeje, bëni një dush të ftohtë.

Temperaturat e ulëta jo vetëm ndihmojnë për të zvogëluar sasinë e acidit laktik në trup që shkakton dhimbje të muskujve, por gjithashtu djeg kalori shtesë duke e bërë trupin të punojë më shumë për të mbajtur ngrohtësinë.