Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë…

Kolla mund të jetë akute dhe kronike.

Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë.

Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike.

Çaji me gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate të mira për të larguar kollën.

Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore.

Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.

 

PËRDORIMI ÇAJIT

Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave.

Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to.

Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit.

Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale.

Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur.

Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve.

Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre.

Çaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli.

Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë.

Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajit, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera.

Çaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes.

Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës

 

BRONKET

Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve.

Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë.

Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë.

Çaji ka dhënë rezultate pozitive në lehtësimin e kollës.

Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë.

Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj.

Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar.

Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma.

Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës.

Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çrregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit.

Çaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj.

Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit.

Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin.

Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime.

 

PËRGATITJA E ÇAJIT

Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar.

Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta.

Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë.

Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet.

Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin.

Çaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta.

Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës.

Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë.

Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të pasur një veprim të ngadaltë.

Koha në të cilën arrihet është tre deri në gjashtë ditë.

Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri.

Duhet pasur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti.

Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.

Lulëkuqe dhe lule bliri, kombinojini me lëngje

ÇAJI I LULËKUQES

Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja.

Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj.

Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit.

Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë.

Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës.

Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.

 

LULJA E BLIRIT

Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit.

Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë.

Efektet do të jenë të menjëhershme.

 

Fieri i Gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit.

Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

 

FIERI I GURIT

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit.

Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.

 

LËNGJET E FRUTAVE

Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet.

Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë.

Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë.

Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

 

Llojet më të shpeshta të kollës

KOLLA E THATË

Kolla e thatë mund të jetë mjaft e rrezikshëm nëse zgjat më tepër se dy javë dhe në të njëjtën kohë nuk përcillet me temperaturë të lartë.

Atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut.

Kollën kurrsesi nuk duhet shëruar me ilaçe shtëpiake apo tradicionale, por nevojitet përcaktimi i terapisë nga ana e mjekut në fushën përkatëse.

 

KOLLA PRODUKTIVE

Kjo lloj e kollës përcillet me pështymë, ndërsa më së shumti vuajnë të sëmurit nga mushkëritë si pasojë e konsumit të duhanit.

Mjekët sugjerojnë se nuk duhet pritur momentin fundit, por menjëherë duhet vizituar mjekun për të përshkruar ilaçet adekuate dhe terapinë.

Kolla produktive e cila shfaqet gjatë ditës dhe gjatë natës, për më gjatë se dhjetë ditë, mund të jetë shumë e rrezikshme.

 

KOLLA SHKAKTON NERVOZË

Më së shpeshti në pyetje është kolla e cila diagnostikohet me teste shumë të thjeshta.

Në ditët e sotme shkaktari më i shpeshtë janë alergjitë e po ashtu mund të shfaqet edhe si pasojë e infeksioneve.

Nëse kolla zgjat më tepër se dhjetë ditë, atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut.

 

KOLLA E SHKAKTUAR NGA THARTIRA

Fjala është për një kollë të egër që shkakton të ngjirurit e zërit.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm, infeksionet, viruset, alergjitë, si dhe stresi.

Detyrimisht duhet vizituar mjekut ngase mund të ketë për pasojë edhe dëmtimet në sistemin nervor, praninë e tepruar të thartirës në lukth apo lajmërimi i hernisë në lukth.

Kjo kollë mund të jetë shumë e rrezikshme nëse edhe intervenimi të mjekut nuk e ndalon.

 

KOLLA ASTMATIKE

Astma është sëmundje kronike që karakteristike për të janë kolla, frymëmarrja e vështirësuar, lotimi i syve dhe rrjedhja e hundës.

 

KOLLA E PASHPJEGUAR

Kjo është kollë e thtë kronike që mund të zgjasë me vite.

Zakonisht shfaqet ditën që zgjat dhjetë minuta.

Quhet kollë e pashpjeguar ngase nuk ka ndonjë shkas të caktuar.

Nëse një kollë si ky nuk pushon, atëherë detyrimisht duhet drejtuar mjekut.