Të gjitha kulturat e botës kanë një marrëdhënie të çuditshme me trishtimin.

Pavarësisht se kjo është një nga emocionet më themelore që përjetojmë, në të shumtën e rasteve nuk diskutohet dhe sigurisht nuk inkurajohet..
“Vajzat e mëdha nuk qajnë” dhe “nuk trishtohen” – këto janë disa klishe që shpesh na shoqërojnë kur jemi të trishtuara.

Emocionet, megjithatë, nuk janë kurrë kaq të thjeshta dhe ne duhet të merremi me to dhe t’i trajtojmë në mënyrën e duhur.

Hulumtimet tregojnë se trishtimi mund të ketë përfitime.

Ka një numër studimesh, siç janë ato të Dr. Joseph Forgas nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, të cilat tregojnë se trishtimi nuk është vetëm katarakt, por mund të përmirësojë kujtesën tonë, t’i bëjë gjykimet tona më të sakta dhe të rrisë motivimin .

Ne shpesh mund të bëhemi tepër të trishtuar dhe të pikëlluar për gjërat e pazgjidhshme që qëndronjnë para nesh.

Në këto momente duhet të kuptojmë se nuk mund të zgjidhim problemin në të njëjtin nivel në të cilin ai u krijua dhe prandaj duhet t’i japim vetes kohën e nevojshme për të larguar trishtimin dhe të mund të shohim problemin nga një këndvështrim tjetër.

Ky motiv duhet të mbetet i rëndësishëm gjatë gjithë jetës sonë, pasi do të kemi të bëjmë me ndarje, sëmundje, largim nga jeta të personave të dashur, ndryshime dhe humbje të tjera.

Largoni trishtimin në kohën e duhur dhe lërini vetes hapësirë për të reflektuar dhe për të fituar një perspektivë të re.

 

Këto janë 13 thënie si të largojmë trishtimin:

 

1. “Mënyra se si funksionon trishtimi është një nga gjërat më të çuditshme në botë. Nëse ndodheni në një trishtim të madh, ju mund të ndjeheni sikur do të shpërtheni, jo vetëm për shkak të dhimbjes së madhe, por edhe për shkak se trishtimi juaj mund të përhapet mbi jetën tuaj, si tymi nga një zjarr i madh”.

Lemony Snicket

 

2. “Këngët tona më të ëmbla, janë ato që tregojnë për mendimet më të trishtuara”.

– Percy Bysshe Shelley

 

3. “Trishtimi fluturon në krahët e kohës”.

– Jean de La Fontaine

 

4. “Trishtimi është vetëm një mur midis dy kopshteve”.

– Kahlil Gibran

 

5. “Lotët janë fjalë që duhen shkruar”.

– Paulo Coelho

 

6. “Ne duhet të kuptojmë se trishtimi është një oqean dhe nganjëherë mbytemi, ndërsa ditët e tjera ne jemi të detyruar të notojmë”.

– R.M. Drake

 

7. “Ka momente kur unë dëshiroj që të kthej akrepat e orës dhe të largoj gjithë trishtimin, por kam ndjenjën se nëse do të bëja, do të largoja dhe gëzimin gjithashtu”.

– Nicholas Sparks

 

8. “Përjetimi i trishtimit dhe zemërimit mund të bëjë që ju të ndiheni më krijues, dhe duke qenë krijues, mund të tejkaloni dhimbjen tuaj ose negativitetin”.

– Yoko Ono

 

9. “Disa ditë janë vetëm ditë të këqija, kjo është e gjitha. Ju duhet të përjetoni trishtim për të njohur lumturinë dhe unë i kujtoj veten se jo çdo ditë do të jetë një ditë e mirë”.

– Dita Von Teese

 

10. “Çdo budalla mund të jetë i lumtur. Duhet një njeri me zemër të vërtetë për të dalluar të mirën në gjërat që na bëjnë të qajmë”.

– Clive Barker

 

11. “Nuk ka dhimbje më të madhe sesa të kujtojmë në mjerim kohën kur ishim të lumtur”.

– Dante Alighieri

 

12. “Çdo njeri ka dhimbjet e tij të fshehta që bota nuk i njeh; dhe shpesh herë ne e quajmë një njeri të ftohtë kur ai është vetëm i trishtuar “.

– Henry Wadsworth Longfelloë

 

13. “Asgjë nuk mund ta shërojë shpirtin përveç ndjenjave, ashtu sikurse asgjë nuk mund të shërojë ndjenjat, përveç shpirtit”.

– Oscar Wilde

 

Të jesh i trishtuar është e nevojshme pasi mund të përjetosh një gamë të gjerë emocionesh

Teoria e procesit kundërshtues të emocioneve, zhvilluar nga psikologu Richard Solomon në vitet 1970, thotë se çdo emocion pasohet nga një emocion i kundërt sekondar./ Pergatitur nga stafi: supershendeti.com