Çdo mëngjes kur zgjohemi, përballemi me një ditë të re të mbushur me sfidat e jetës. Këto sfida vijnë në shumë forma: sfida fizike, pengesa financiare, vështirësi në marrëdhënie, sprova emocionale etj.

Por, ne kemi zgjedhur disa shprehje të bukura për dashurinë, emocionet, vështirësitë e jetës, që të mund t’i përballoni më lehtë sfidat…

 

1. “Në jetë, merr atë që ke kurajë për ta kërkuar.”

– Oprah Winfrey

 

2. “E di që jam në dashuri me ty, sepse realiteti më në fund është më i bukur se ëndrrat.”

– Dr. Seuss

 

3. “Jeta nuk është të gjesh veten, por të krijosh atë.”

– George Bernard Shaw

 

4. “Nëse e di se çfarë është dashuria, e di nga ti.”

– Hermann Hesse

 

5. “Në fund, nuk janë me rëndësi vitet e jetës ato që numërohen, por jeta në vitet e tua.”

– Abraham Lincoln

 

6. “Çfarë u bë, u bë. Çfarë kaloi, tashmë ka kaluar. Një ndër mësimet në jetë është gjithmonë të ecësh përpara.”

– Roy T. Bennett

 

7. “Kurrë mos u dorëzo nga gjërat e vështira që të ranë në jetë. Të gjitha gjërat janë në të mirën tuaj. Një ditë do të kthesh kokën dhe do të falënderosh Zotin për cdo gjë.”

– Germany Kent

 

8. “Nëse nuk bëni planin e jetës tuaj, shanset janë që do të bini në planin e dikujt tjetër. Dhe e dini çfarë kanë planifikuar ata për ju? Jo edhe aq…”

– Jim Rohn

 

9. “Të të dashuroja ty kurrë nuk ishte një opsion, ishte një nevojë.”

– Truth Devour

 

10. “Jeta është 10% çfarë na ndodh, dhe 90% si reagojmë ndaj këtyre situatave.”

– Dennis P. Kimbro

 

11. “Kur shikoj në sytë e tu, e di që kam gjetur pasqyrën e shpirtit tim.”

– Joey ë. Hill

 

12. “Jeta është si një bicikletë, për të mbajtur ekuilibrin, duhet të lëvizësh.”

– Albert Einsten

 

13. “Kurajo nuk është të kesh fuqi për të vazhduar; është kur vazhdon edhe pse nuk ke fuqi.”

– Theodore Roosevelt

 

14. “Beso në vete, dhe dije se ka diçka brenda teje shumë më e madhe, se sa kjo situatë.”

– Christian D Larson

 

15. “Ka vetëm një lumturi në Botë, të dashurosh dhe të të dashurojnë.”

– George Sand