Të studiosh filozofi është si të lexosh një manual mbi jetën shkruar nga mendjet më të ndritura të racës njerëzore. “Meditimet” e perandorit romak Mark Aurelit konsiderohet si një monument i filozofisë.

Më poshtë kemi zgjedhur disa nga frazat më të fuqishme e frymëzuese të Mark Aurelit.

 

1. “Mbaj mend se ti ke pushtet mbi mendjen, jo e anasjella”.

 

2. “Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua”.

 

3. “Çdo gjë që dëgjojmë nuk është fakt, por opinion. Çdo gjë që shohim nuk është e vërtetë, por perspektivë”.

 

4. “Mos e harxho kohën tënde duke argumentuar se si duhet të jetë një njeri i mirë. Thjesht bëhu i tillë”.

 

5. “Gëzo bukurinë jetës. Shiko yjet dhe vrapo me ta”.

 

6. “Prano gjërat dhe dashuro njerëzit me të cilët të lidh fati, por bëje me gjithë zemër”.

 

7. “Kur zgjohesh në mëngjes, mendo se çfarë privilegji është të jesh gjallë, të mendosh, të gëzosh, të dashurosh”.

 

8. “Hakmarrja më e mirë është të bëhesh e kundërta e atij që të ka lënduar”.

 

9. “Njeriu nuk duhet t’i frikësohet vdekjes, por mosgëzimit të jetës”.

 

10. “Mos u shqetëso për të ardhmen. Nëse është e shkruar – do ta takosh, i armatosur me të njëjtën arsye me të cilën përballesh me të tashmen”.

 

11. “Shpesh kam vrarë mendjen se, si është e mundur që njeriu e do veten më shumë sesa të gjithë njerëzit e tjerë bashkë, e megjithatë i jep më pak vlerë opinionit të tij për veten – sesa opinionit të të tjerëve”.

 

MARK AURELIO: SI TË MOTIVOHESH PËR T’U NGRITUR NË MËNGJES NGA SHTRATI PËR TË SHKUAR NË PUNË…

Rreth dy mijëvjeçarë më parë, në një kohë kur për pjesën më të madhe të popullsisë puna nuk ishte një burim qëllimi dhe kuptimi por mjetet për ushqimin bazë fitoheshin nëpërmjet punës së rëndë, perandori romak dhe filozofi Stoik Mark Aurelio ofroi një përgjigje të qëndrueshme në “Meditation”- proto-blogu i tij i domosdoshëm, plot me urtësi mbi çështje të tilla se si ta fillosh çdo ditë për mendje optimale dhe çelësi i të jetuarit plotësisht.

Aurelius shkruan:

“Në agim, kur e ke problem të ngrihesh nga shtrati, thuaji vetes: “Unë duhet të shkoj të punoj – si një qenie njerzore.

Për çfarë duhet të ankohem, nëse un po shkoj të bëj atë për të cilën jam lindur – gjerat për të cilat u solla në këtë jetë për t’i bërë?

Ose a është kjo ajo për të cilën jam krijuar?

Për t’u strukur nën batanije dhe për të qëndruar ngrohtë?”

Në protestën e natyrshme të mendjes ai qëndrimi poshtë batanijeve thjesht të bën të ndjehesh më mirë, kundërpërgjigjet Aurelius:

“Pra ke lindur për t’u ndjerë “mirë”?

Në vend që të bësh gjëra dhe t’i përjetosh ato?

A nuk i shikon pemët, zogjtë, milingonat, merimangat dhe bletët që bëjnë punët e tyre, duke vënë rregull në botë, sa më mirë që të munden?

Dhe ti nuk ke vullnet për të bërë punën tënde si qenie njerëzore?

Përse nuk vrapon që të bësh atë që vetë natyra jote të kërkon?

Natyra jonë, insiston ai, është të jetosh një jetë shërbimi – të ndihmosh të tjerët dhe për të kontribuar në botë.

Çdo rezistencë ndaj këtij qëllimi të pandarë është aty për aty një mohim ndaj natyrës sonë dhe një dështim i dashurisë për veten. Ai shkruan:

 

“TI NUK E DO VETEN MJAFTUESHËM. PËRNDRYSHE DO TA DUAJE EDHE NATYRËN TËNDE, DHE ÇFARË AJO KËRKON PREJ TEJE.”

Shumë shekuj përpara se psikologët të identifikonin përvojen e “lëvizjes” në punimet krijuese, ai merr në konsideratë një karakteristikë thelbësore të njerëzve të cilët e duan atë çfarë bëjnë:

“Kur ata që me të vërtetë të zotët në atë çfarë bëjnë, ata më mirë do të ndalonin së ngrënuri dhe fjeturi sesa të hiqnin dorë nga praktikimi i arteve të tyre.

A është më pak e vlefshme për ty të ndihmosh të tjerët?

Nuk ia vlen përpjekja juaj?”

Ai e rishikon subjektin me një tjetër mendim:

“Kur nuk mundesh të ngrihesh nga shtrati në mëngjes, kujto që karakteristikat që të përcaktojnë – çfarë e përbën një qenie njerëzore – është të punosh me të tjerët. Edhe kafshët dinë se si të flenë. Dhe është aktiviteti karakteristik ai që është më i natyrshmi- i lindur dhe më i kënaqshëm.