Koha është flori-thotë një fjalë e urtë. Po çfarë thonë njerëz të njohur e të panjohur në lidhje me kohën?

Supershendeti.com ju sjell 18 thënie për kohën të cilat do të ndriçojnë mendimet tuaj.

 

1. Koha që ju pëlqen të humbisni nuk është kohë e humbur.

– Marthe Troly-Curtin

 

2. Asnjëherë mos hiqni dorë nga një ëndërr vetëm për shkak të kohës që do t’ju marrë për ta përmbushur atë. Koha do të kalojë gjithsesi.

– Earl Nightingale

 

3. Koha më e mirë për një fillim të ri, është… tani.

– E panjohur

 

4. Në jetën time: Kam jetuar, kam dashur, kam humbur, kam lënduar, kam besuar, kam bërë gabime, por mbi të gjitha, kam mësuar.

– E panjohur

 

5. Vetëm për shkak se një person buzëqesh gjithë kohën, nuk do të thotë që jeta e tij/saj është e përsosur. Kjo buzëqeshje është një simbol i Shpresës dhe Forcës.

– Lauryn Hill

 

6. Ndonjëherë duhet të ecim përpara pa disa njerëz. Nëse është e shkruar që të jenë në jetën tuaj, ata do të arrijnë deri te ju.

– Mandy Hale

 

7. Nuk mund t’ju jap një formulë të sigurtë për suksesin, por unë mund t’ju jap një formulë për dështim: përpiquni t’i kënaqni të gjithë gjatë gjithë kohës.

– Herbert Bayard Swope

 

8. Një jetë e kaluar duke bërë gabime nuk është shumë e respektueshme, por më e dobishme sesa një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.

– George Bernhard Shaw

 

9. Ndryshoni jetën tuaj sot. Mos rrezikoni të ardhmen, veproni tani, pa vonesë.

– Simone de Beauvoir

 

10. Duke filluar që sot, trajtojini të gjithë personat që takoni sikur nuk do të jetojnë deri në mesnatë. Tregoni për ta gjithë kujdesin, mirëdashjen dhe mirëkuptimin që ju keni mundësi, dhe bëjeni këtë pa menduar për ndonjë shpërblim. Jeta juaj nuk do të jetë kurrë e njëjtë përsëri.

– Og Mandino

 

11. Ju nuk mund të ktheheni dhe të ndryshoni fillimin, por ju mund të filloni aty ku jeni dhe të ndryshoni fundin.

– C.S. Lewis

 

12. Jeta është e thjeshtë, Njerëzit janë të komplikuar.

– E panjohur

 

13. Nëse ‘keni rënë’ dje, qëndroni sot.

– H. G. Wells

 

14. Çfarë bëni sot mund të përmirësojë të gjitha të nesërmet e tua.

– Ralph Marston

 

15. Ji pak budalla. Ji i bukur. Ji i ndryshem. Ji dhe pak i çmendur. Ji vetvetja, sepse jeta është shumë e shkurtër për të mos qenë asgjë.

– E panjohur

 

16. Jini mirënjohës për njerëzit në jetën tuaj, të cilët jo vetëm që ju thonë se interesohen për ju, por e tregojnë me vepra atë.

– E panjohur

 

17. Unë dua të jetoj një jetë të thjeshtë pa stres dhe shqetësime. Nuk kam nevojë për shumë gjëra. Dua vetem te jem e lumtur.

– E panjohur

 

18. Mos ’ hiqni dorë’ për shkak të një kapitulli të keq në jetën tënde. Vazhdoni të ecni përpara. Historia jote nuk përfundon këtu…

– E panjohur /supershendeti.com