Vendosmëria është çelësi për suksesin e gjithë njerëzimit.

Por, sipas përkufizimit të qëndrosh në ballë të “luftës” është e vështirë.

Ndonjëherë kemi nevojë për përkrahje dhe inkurajim, nganjëherë ne duhet të kuptojmë se ku gabuam, dhe nganjëherë ne vetëm duhet të ndalojmë dhe të presim që stuhia të kalojë.

Në fund të ditës, jeta është e vështirë për të gjithë ne (edhe pse në shkallë të ndryshme), dhe do të ketë shumë pengesa për të marrë atë që duam nga jeta.

Ju mund të shikoni nga jashtë njerëz të suksesshëm dhe të mendoni se qe shumë e lehtë për ta.

Po mendoni se jeni duke bërë përpjekje më shumë se kushdo tjetër.

Por e vërteta është se si njerëz, ne shpesh e mbivlerësojmë vendosmërinë tonë dhe nënvlerësojmë vendosmërinë e atyre që na rrethojnë.

 

Këtu janë disa citate rreth vendosmërisë që do t’ju tregojë mentalitetin për të qenë fitues dhe i suksesshëm në jetë, të sjella në shqip nga supershendeti.com

 

1. “Është e vërtetë se ju mund të arrini suksesin më të madh dhe më të shpejtë, duke ndihmuar të tjerët që të kenë sukses”.

– Napoleon Hill

 

2 .”Unë nuk gjykohem nga numri i rasteve kur dështoj, por nga numri i rasteve që kam sukses: dhe numri i rasteve që kam arritur sukses është në proporcion të drejtë me numrin e rasteve që dështoj dhe vazhdoj të provoj”.

– Tom Hopkins

 

3. “Nëse jeni duke kaluar nëpër ferr, vazhdoni të ecni dhe do ta lini pas”.

– Winston Churchill

 

4. ” Vendosmëria, sekreti i të gjitha triumfeve.”

– Victor Hugo

 

5. “Një kohë e vështirë mund të përballohet më lehtë në qoftë se ne mbajmë bindjen se ekzistenca jonë ka një qëllim – një person për të dashur, një qëllim për të arritur”.

– John Maxwell

 

6. “Nuk është se unë jam aq i zgjuar, është vetëm se unë qëndroj më gjatë me problemet” (duke zgjidhur problemet).

– Albert Einstein

 

7. “Bëni atë që mundeni, me atë që keni, aty ku jeni.”

– Theodore Roosevelt

 

8. “Nëse doni të jeni të suksesshëm, gjeni dikë që ka arritur rezultatet që dëshironi dhe kopjoni atë që bëjnë ata dhe do të arrini të njëjtat rezultate”.

– Anthony Robbins

 

9. “Ka vetëm dy gabime që mund të bëhen përgjatë rrugës drejt së vërtetës; nuk e fillon rrugën, dhe nuk e mbaron të gjithë rrugën “.

– Buda

 

10. “Perëndia i jep çdo zogu një krimb, por ai nuk ia hedh atë në fole”.

– Proverb suedez

 

11. “Dobësia jonë më e madhe është kur heqim dorë. Mënyra më e sigurtë për të pasur sukses është ta provosh gjithmonë edhe një herë tjetër.”

– Thomas A. Edison

 

12.Asgjë në këtë botë nuk mund të zërë vendin e këmbënguljes.

Jo talenti; asgjë nuk është më e zakonshme se njerëzit e pasuksesshëm me talent.

Jo gjenialiteti; gjenitë e pashpërblyer janë pothuajse një proverb.

Jo arsimi; bota është e mbushur me braktisje të arsimit.

Vetëm këmbëngulja dhe vendosmëria janë të gjithëfuqishme. Slogani “vazhdo përpara” ka zgjidhur dhe gjithmonë do të zgjidhë problemet e racës njerëzore “

– Calvin Coolidge

Shpresojmë që këto citate rreth vendosmërisë të kenë qenë frymëzuese për ju.

Shpërndajini me miqtë, mund t’i ndihmoni ata që të vazhdojnë me këmbëngulje rrugën drejt suksesit / supershendeti.com