– Silvana Dhori Xhelaj

– Po më thoni se disa herë ndjeni se nuk i përkisni askujt. Si ta kuptoj këtë?

– Kjo ndodh mbrëmjeve kur shikoj yjet me nostalgji.

– Po, por pyetja ime është nëse ju jeni ndjerë ndonjëherë vetëm, nuk i përkisni askujt?

– Unë? Unë vetëm jam përherë, askush nuk është i askujt. Nëse nuk e ke fjalën për copëza lumturie, çaste po. Por nuk e di nëse i ëndërrova se ishin kaq të shkurtra.

Apo i kam jetuar, këtë nuk kam kuptuar.

-Nuk i kujtoni apo thjesht nuk doni të flisni për to??

Nuk kam çfarë të them sepse, Koha shkruan senare të reja, por nuk mund të fshij historitë e vjetra..të shkruara në shpirt..

-Si ta kuptoj këtë që thua?

-Këto copëza janë sikur i jeton në një tjetër Galaksi dhe kur gjendesh në Tokë i ke humbur…

-Kjo tregon se dikush ose vetë jeta juaj ju ka bërë të vuani…

-Jo nuk mund të ndodh ndryshe me mua.

Ashtu si të gjithë sikurse ti, nuk mund të jem i veçant. Vuaj mendimet dhe çastet që më ndjekin akoma..

-Cila është brenga juaj më e madhe?

-Brenga? Brengat duhet të thuash..

-Atëherë brengat…

-Ata që kaluan në jetën time, miq, shokë, të ashtuquajtur, dashuri që humbi gjatë rrugës.

Këto janë që sot më vënë në dilema?

-Dilema???

-Po, sepse në mbylljen e çdo cikli them:

Të gjitha këto ndodhën se më përdorën dhe shfrytëzuan mirësinë time?

Apo ndodhën për një arsye të caktuar?

Që unë të shikoj më qartë botën ku jetoj?

-Këto çfarë ju shkaktojnë në këndvështrimin për njerëzit dhe botën?

Zhgënjim apo çfarë tjetër pikëpamje?

-Zhgënjim jo, ndoshta pak dhimbje, por përtej vetes dhe egoizmit jam njeri.

Që kam akoma shumë për të thënë dhe jetuar. Erdha në këtë botë si të gjithë, të gjithë jemi bijë të një Zoti apo kushdo qoftë kjo fuqi.

Jemi shumë më shumë se çfarë mund të fantazojë shpirti ynë..

Në hapësirë udhëtojnë miliarda histori të njëjta midis tyre… të parrëfyera!

Kaq për sot miku im.

Mori çadrën në dorë mbasi veshi pallton dhe iku pa kthyer kokën…/ filozofia.al