Nga Irini Buneci/ supershendeti.com

Duke qenë i ëmbël dhe plot lëng, portokalli është një nga frutat më popullore në botë.

Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj.

Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues.

Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Ja disa sugjerime se për çfarë mund të përdoret në shëndetësi dhe në shtëpi….

1. Përzijeni 24 pika në 120 mililitra ujë. Trazojeni mirë dhe spruconi bimët për të parandaluar mikroorganizmat e dëmshëm.

2. Shtoni në skrabin tuaj të trupit disa pika lëng portokalli dhe do të ndiheni të freskëta çdo ditë.

3. Kombinojeni me vaj jojoba dhe vodka për të krijuar një parfum.

4. Përzijeni 2-3 pika me 20 ml vaj bajameje dhe masazhoni lëkurën për të luftuar celulitin.

5. Shtoni 3 pika në një tas me ujë të nxehtë, thithni avullin për të ndihmuar në gjendje ftohti apo kolle.

6. Përzijeni 3 pika në një gotë me ujë, trazojeni mirë dhe trajtoni mishrat e dhëmbëve apo ulçerat e gojës.

7. Si fillim njëherë, i merrni erë, për të nisur ditën. Kjo ndjesi të të nuhaturi ju largon stresin dhe mendimet negative.

8. Vendosni 1-2 pika në njollat që mund të kenë pllakat e kuzhinës. Fshijini dhe lajini pas 2 minutash. Po kështu hidhni 10 pika te detergjenti i dyshemesë për një aromë të mirë në të gjithë shtëpinë.

9. Vendosni disa pika te kondicioneri për të aromatizuar dhomën.

10. Vendosni disa pika në koshin e plehrave që keni në kuzhinë për të hequr erën e keqe dhe për të parandaluar mizat.