Hipertrofia beninje e prostates, gjithashtu merrni 3 lugë gjelle të farave të kungujve, për 3 muajt e ardhshëm (ose vaj me përqendrim të lartë të farave të kungullit) 

Beninj është antonimi i fjalës malinj, dmth jo kanceroz; prostata i referohet gjëndrave të prostatës tek meshkujt; hipertrofi nënkupton një rritje abnormale në numrin e qelizave në një pjesë të trupit, që shkakton një mbirritje të asaj pjese të trupit.

Kështu që Hipertrofia beninje e prostates apo siç njihet shkurtimisht HBP, ashtu sikundër njihet ndonjëherë, është një mbirritje jo kanceroze e qelizave të prostatës.

Për shkak se prostata rrethon uretrën (uretra mashkullore), nëse ajo zmadhohet dhe shtyp uretrën, ju mund të keni probleme të urinimit.

Prostata e një mashkulli zmadhohet në mesin e moshës së mesme.

Ajo zmadhohet pakëz në të gjithë meshkujt mbi moshën 45 deri në 50 vjeçare.

 

SI E KAM MARRË HBP-NË?

Asnjë nuk e di se përse ka ndodhur.

Ajo mund të jetë e lidhur me ndryshimet hormonale me rritjen e moshës.

Disa ilaçe, si ato që përdoren për të trajtuar sëmundjet e zemrës, sëmundjen e Parkinsonit (sëmundja Parkinson), diuretikët, antihistaminikët dhe disa ilaçe të kollës dhe të së ftohurës, por dhe alkooli e duhani mund ta përkeqësojnë problemin.

 

SI ËSHTË DIAGNOSTIKUAR HBP-JA?

Doktori do t’ju pyesë rreth simptomave dhe se çfarë ilaçesh përdorni, nëse jeni duke marrë. Ju më pas do të bëni një ekzaminim digital rektal (DRE).

Ju mund të dërgoheni tek një specialist për testet e mëtejshme që përfshijnë matjen e urinimit, rrezet X ose ultratingullin dhe disa teste laboratorike.

Një test gjaku për antigjenin specifik të prostatës PSA (Prostate Antigen Specific) gjithashtu mund të bëhet dhe urina juaj do të kontrollohet për infeksion.

 

ÇFARË DO TË NDJEJ UNË?

Është e rrallë për meshkujt nën 50 e 55 vjeç që të kenë ndonjë problem, edhe nëse ata kanë zgjerim të prostatës.

Shenja e parë e ankthit është zakonisht një vështirësi në urinim.

Ju mund të keni probleme të zbrazjes së fshikëzës tuaj krejtësisht dhe për këtë arsye, duhet të shkoni më shpesh në tualet, kjo shkakton prishjen e gjumit tuaj.

Ju mund të keni një nevojë të fortë për të urinuar.

Herë pas here, ju mund të keni gjak në urinë.

Ju mund të merrni një infeksion në fshikëz, sepse urina juaj papritmas mund të bllokohet krejtësisht.

 

RRODHJA, ILAÇI I PANJOHUR I PROSTATËS

Një nga kurat më të mira natyrore për adenomën e prostatës (Hipertrofia beninje e prostatës) është çaji i thjeshtë nga kokrrat e rrodhes (bohçet e Xanthium spinosum), e pabesueshme apo jo.

E kujt ia kishte marrë mendja, se kjo bimë që lulëzon dhe pastaj bën ca bohçe me fara brenda dhe me gjemba të butë e të vegjël jashtë, është kaq kuruese për prostatën.

Jo vetëm kaq, por sipas herbalistëve europianë, më së shumti ata gjermanë, rrodhja rekomandohet për uljen e sheqerit në gjak, për kurimin e mëlçisë, kundër reumatizmës, si dhe thuajse për të gjitha sëmundjet e lëkurës (për sëmundjet e lëkurës përdoren rrënjët e rrodhes, si banjo).

Jo më kot, shampot me rrodhe janë të rekomanduara si më të mirat për skalpin e kokës me probleme, apo infeksione të ndryshme lëkure.

Për të mos u zgjatur me efektet e tjera kuruese, le të shohim se çfarë efekti terapeutik ka te prostata dhe si përdoret…

Rrodhen mund ta gjeni të gatshme nëpër dyqanet bimore apo farmaci, ajo përmban: flavonoide, glikoside, tanine, vajra esenciale resine, inuline, alkanoide, Vitamine A, B2.

Vjen e grimcuar me pjesët që duhen përdorur si çaj, i cili ka aftësinë të ulë zmadhimin e prostatës dhe të parandalojë shfaqjen e kancerit.

Shtoni një lugë gjelle të bimës për 250 ml ujë të nxehtë dhe vlojeni atë për 10 minuta.

Lëreni çajin të mbushur për një tjetër 15 minutsh.

Kur është gati, çaji duhet të ketë ngjyrën e tretësirës, jo të errët.

Merrni 3 gota në ditë, 30 minuta para ngrënies.

Ky është një trajtim 3-javor i gjatë.

* Përveç këtij ilaçi, duhet të pastroni mënyrën e të ngrënit për këtë lloj sëmundje: Asnjë prodhim të fermentuar të qumështit, asnjë turshi ose fruta të thekur, alkool, erëza, çaj kinez, kafe të zezë dhe çokollatë.

* Hani shumë fruta dhe bishtajore, qepë, dardha, kungull të njomë.

* Gjithashtu, merrni 3 lugë gjelle të farave të kungujve, për 3 muajt e ardhshëm. Nëse gjeni fara të ftohta me cilësi të lartë të kungujve, merrni 1 lugë gjelle çdo mëngjes në stomak bosh.

 

Sekreti i urinimit, pse arabët nuk sëmuren nga prostata

Një ilaç tjetër mahnitës bimor për Hipertrofinë beninje të prostatës është çaji i Epilobium hirsutum.

Njihet edhe me emrin Hirushja e madhe, barishtja e shelgut, lulevogla malore, gomarica e egër, etj.

Ka disa lloj bimësh epilobium që rriten në Shqipëri, por duhet ta gjeni sipas emrit shkencor që ju treguam më sipër, që mos të ngatërroheni me varietete të tjera (Pra duhet vetëm Epilobium hirsutum, e gjeni të gatshme në farmaci ose dyqane bimore)

* Hidhni në 250 ml ujë të valuar, 1 lugë të plotë gjelle të bimëve dhe mbulojeni filxhanin për 5 minuta. Pini këtë çaj të ngrohtë. Merrni 2 gota nga ky çaj në ditë, një 30 minuta para mëngjes dhe 30 minuta para darkës.

*Ju mund të alternoni të dy kurat, në një trajtim minimal prej 6 javësh dhe maksimalisht 6 muaj. Për ta bërë trajtimin edhe më efektiv, mund të bëni edhe këtë.

* Ndërsa pini çaj, përdorni një copë hekuri të magnetizuar të nxehtë (të mbështjellë me një garzë të ngjyer në verë), vëreni në fshikëzën tuaj. Ngroheni hekurin 2-3 herë gjatë natës dhe aplikojeni përsëri. Kryeni këtë procedurë brenda natës.

KËSHILLA: Kur urinoni, duhet të uleni në tualet. Arabët janë populli që ka më pak probleme të prostatës, sepse kurrë nuk urinojnë në këmbë.

Po ashtu, ata nuk pinë alkool, ves ky që përkeqëson prostatën dhe nuk pinë lëngje deri 2-3 orë përpara të fjeturit. Kështu duhet të bëni edhe ju…