Paraditen e sotme nuk kishte reshje shiu, ndërsa sipas IGJEUM edhe për ditën e nesërme nuk pritet të ketë reshje.

Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale në vendet bregdetare të hënën pritet të arrijnë nga 5 deri në 13 gradë celcius, ndërsa në vendet malore temperaturat minimale do jenë -3 gradë celcius deri në 6 gradë celcius.

“RESHJET

Sot/sonte pasdite (e diel dt.20) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ndërsa nesër (e hënë dt.21) NUK priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 13 °C

në vendet e ulëta: 3 / 13 °C

në vendet malore: -3 / 6 °C

ERA

Sot pasdite/ sonte (e diel dt.20) dhe nesër (e hënë dt.21) era pritet të fryjë e lehtë në të gjithë vendin.”-thuhet në njoftimin e IGJEUM.