Me siguri ke lexuar disa herë se uthulla e mollës është shumë e mirë për shëndetin. Edhe ekspertët e konfirmojnë: uthulla e mollës bën vërtet mrekulli.

Jo vetëm që të ndihmon në humbjen e peshës dhe ul ndjeshëm procesin e plakjes, por gjithashtu ul presionin e gjakut, përmirëson shëndetin e zemrës dhe lehtëson dhimbjet e stomakut. E pabesueshme?

Duke pasur parasysh të gjitha benefitet shëndetësore, konsumimi i rregullt i uthullës së mollës duhet të jetë kusht për të gjithë, por ka një problem: nuk ka shije shumë të mirë në të vërtetë.

Ka edhe për këtë një zgjidhje, për fat të mirë.

Një recetë e thjeshtë që e bën uthullën e mollës të shijshme, në mënyrë që të marrësh prej saj të gjitha vlerat shëndetësore.

Kombino 2 lugë çaji uthull molle me lëng limoni, ujë dhe mjaltë.

Lëngu i limonit është i shkëlqyer për hidratim, mjalti shton sasinë e duhur të ëmbëlsirës për të balancuar shijen e hidhur të uthullës.

Nise ditën çdo mëngjes me këtë lëng të shijshëm dhe shumë shpejt do të ndihesh e rinuar dhe vitale.

 

Përdorime te tjera

Për të luftuar lodhjen kronike, përzieni 3 lugë të vogla me uthull molle dhe një filxhan mjaltë, e masën vendoseni në një kavanoz dhe çdo mbrëmje para fjetjes konsumoni një lugë çaj nga kjo përzierje.

Do të vini re që ditën tjetër, ju jeni më të “freskët” për punë.

Për të pasur rezultate kundër dhimbjeve të kyçeve të shkaktuara nga atriti reumatoid ose kalcifikime, bëni mirë të mbështillni vendet që iu dhembin me uthull molle dhe pak mjaltë dhe mbi të vendosni një garzë për të mos u fshirë uthulla nga rrobat.

Përveç kësaj, është mirë që të pihen 1-2 lugë çaj nga uthulla e mollës së përgatitur.

Për rënie të peshës trupore (përvec recetës që treguam në fillim), provoni të pini çdo mëngjes esëll, 1 gotë ujë ku keni hedhur 1-2 lugë gjelle me uthull molle dhe fare pak piper të zi.

Brenda pak ditësh do ta ndjeni trupin më të lehtësuar.

Ndërsa për të luftuar zgjerimin e venave (vena merimangë) çdo mëngjes dhe mbrëmje masazhoni lëkurën mbi venat e zgjeruara me një filxhan ujë dhe një lugë gjelle uthull molle.

Ndërsa gjatë ditës, mund të hidhni në ushqim 1-2 lugë gjelle uthull molle të pastër.

Kjo e fundit mund të detoksifikojë shtëpinë tuaj, e nëse merrni uthull nga mollët e egra dhe ta përdorni si për pastrimin e sipërfaqeve të tavolinave, tualetit apo lavamanit; ju do të vini re se ato marrin një shkëlqim krejtësisht të veçantë.

Uthulla e mollës së egër luan një rol të rëndësishëm për flokë plot shkëlqim, e mund të përdoret si një shpëlarës i flokëve pas shampos, pasi ndikon në rritjen e volumit të flokëve e pastron zbokthin.

Për këtë në një litër e gjysmë ujë, hidhni një lugë e gjysmë gjelle me uthull molle, pasi do të rregullojë edhe pehashin e lëkurës suaj, ku me ndihmën e një pambuku lëngu përhapet në lëkurë.

Por kjo mund të vendoset edhe mbi aknet, lythat, ose kondiloma.

Lëkura në këto raste duket sikur irritohet por lythat bien, ndërsa kur përdoret për kondilomat, garzat me uthull molle të përqendruar, vendosen të shoqëruara me pak hudhër të shtypur.

Kjo uthull ndikon edhe në zbardhjen e dhëmbëve dhe lehtësimin e djegieve nga dielli, madje edhe si një solucion pas rrojes ose pas depilimit.

Uthulla e mollës së egër jep një kontribut të çmuar për sistemin limfatik, pasi ndihmon dhe pastron nyjat limfatike, pasi edhe vetë studimet shkencore sugjerojnë që kjo tretësirë të përdoret në luftimin e alergjive, për shkak se është antimykotike dhe nxit hapjen e sinuseve.