Kanella është një ndër erëzat më popullore në të gjithë botën dhe e mirënjohur për shijen dhe aromën fantastike që ka, me një potencial të madh në mjekësinë popullore mund t’ju ndihmojë në shumë probleme që mund të keni me shëndetin.

Përdorimi i kanellës mund të jetë një ndihmë e madhe në rastin e diabetit, veçanërisht nëse konsumohet në një regjim ditor bazik, pasi ka një fuqi të madhe anti-diabetike dhe mjaft efektive në uljen e nivelit të glukozës në gjak.

Ekspertët e shëndetit mendojnë se ajo ka karakteristika dhe funksione të ngjashme me insulinën, e cila prodhohet natyralisht nga trupi.

Këto janë përfundimet e një grupi kërkuesish nga Universiteti i Kalofornisë, të cilët sugjerojnë se për shkak të përmbajtjes që kanella ka me metil hidroksid, i cili ka një efekt mjaft të lartë kundër diabetit dhe ka efekt në uljen e nivelit të glukozës në gjak.

Rritja e glukozës në gjak shkakton obezitet dhe shtim në peshë.

Nëse një person do të humbasë në peshë ai duhet të ketë nivele të ulëta të glukozës në gjak.

E përdorur tradicionalisht kundër ftohjes dhe si antibakterial, sot ajo është e njohur shkencërisht për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin në gjak dhe sheqerin në gjak.

Është gjithashtu një antidot i mirë për të ndihmuar tretjen.

Një tjetër studim shkencor, që është hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për pacientët që ishin fazat e para të diabeti, tregoi se erëza në fjalë e përdorur për dymbëdhjetë javë ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.

Prandaj mund të zvogëlohet përdorimi i sheqerit në ëmbëlsirat që ne përgatisim, vetëm po të shtohet kanellë, e cila zbut dëshirën për ëmbëlsirat.

Gjithashtu mund të përdorni çaj kanelle, të përgatitur sipas udhëzimeve të mëposhtme. Nga ana tjetër kanella ka veti shumë të mira antibakteriale.

Sasia e rekomanduar ditore e kanellës është 2 lugë gjelle në ditë dhe mënyra e përdorimit është kjo:

PËRBËRËSIT:

2 lugë gjelle kanellë pluhur

1 gotë ujë

PËRGATITJA:

Përzieni mirë përbërësit dhe më pas përzierjen konsumojeni dy herë në ditë për 15 ditë nga një lugë gjelle.

 

A jeni të sigurtë që e njihni kanellën? Tani, po…

Era e kanellës mund të jetë shumë tunduese dhe shumë e dallueshme kudo që të jeni.

Mund të keni dëgjuar se kjo erëz është e mirë për ju dhe madje disa ekspertë të shëndetit rekomandojnë edhe që të shkëmbeni sheqerin me kanellën në kafenë tuaj.

Por a janë përfitimet e mundshme të kanellës aq të rëndësishme sa ta përdorim atë në pijet tona të preferuara në mëngjes?

E vërteta është se nuk ka një përgjigje të prerë dhe varet nga disa gjëra.

KANELLA NË MJEKËSI

Njerëzit e kanë shijuar kanellën për mijëra vjet, duke e lakmuar këtë erëz jo vetëm për aromën e saj dhe shijen, por edhe për fuqitë e saj medicinale.

Në traditën e mjekësisë hindu, kanella është përdorur për të trajtuar ftohjet dhe problemet me tretjen, për të përmirësuar lëkurën e fytyrës nga aknet apo kur është e thatë, apo për të lehtësuar dhimbjet.

Egjiptianët e lashtë besonin te kanella si mjet balsamimi, ndoshta për vetitë e saj të njohura antibakteriale, antifungale dhe antimikrobiale.

Praktikuesit modernë të mjekësisë natyrore priren të miratojnë të gjitha këto veti të kanellës dhe për më tepër edhe ta rekomandojnë kanellën për të luftuar diabetin, infeksionet e traktit urinar, për të lehtësuar dhimbjet menstruale dhe për të përmirësuar funksionin njohës.

E mbrojtur si antioksidant, anti-inflamator, përforcuese e imunitetit dhe si stabilizuese e sheqerit në gjak, kanella ka arritur statusin e një superushqimi dhe për këtë arsye është mirë ta njohim mirë shkencërisht dhe jo vetëm duke u nisur nga hipotezat.

“Kanella është kontroversiale në mjekësi”, thotë Dr. Astrid Pujari, një mjek nga Seattle, e cila integron terapitë ushqyese, bimore dhe të mendjes dhe trupit në praktikën e saj mjekësore.

Për të kuptuar kontroversialitetin e kanellës është mirë të dini origjinën e erëzës.

 

ÇFARË ËSHTË KANELLA?

Kanellë vjen nga lëvorja e pemëve me gjelbërim të përjetshëm.

Ekzistojnë varietete të pafund të kanellës, por vetëm dy lloje janë vjelur për përdorim komercial.

Kanella Ceilon ndonjëherë e quajtur kanella “e vërtetë” vjen nga një pemë që rritet në Sri Lanka.

Kanella Cassia e kultivuar nga një bimë e ngjashme në Indonezi dhe Kinë u jep ushqimeve një shije të fortë, më pikante dhe është ajo që gjeni në raftet ushqimore.

Pavarësisht nga shumëllojshmëria e llojeve të kanellës procesi i prodhimit është i njëjtë.

Lëvorja e pemës është tharë dhe më pas shitet si shkop apo në formë pluhuri.

 

CILI ËSHTË NDRYSHIMI NDËRMJET KANELLËS CEYLON DHE CASSIA?

Nga një qëndrim shkencor ka vetëm një ndryshim thelbësor ndërmjet kanellës Ceylon dhe Cassia.

Cassia përmban kumarin, një përbërës kimik organik i pranishëm në mënyrë natyrale në shumë bimë.

Doza të larta të kumarinit mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë te njerëzit, kështu që në shumicën e rasteve rekomandohet të blihet kanellë Ceylon.

Por Dr. Pujari nuk është dakord.

Ajo mendon se hulumtimi më i mirë deri më tani dëshmon vetëm tre pretendime në lidhje me kanellën: është antioksidant, mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe në kontrollin e sheqerit në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2.

Të gjitha këto studime janë kryer me kanellën Cassia!

Sa kanellë është e mjaftueshme ose tepër?

Sipas të dhënave ju keni nevojë për 1.5- 6 gr kanellë cassia në ditë për të marrë përfitimet e kësaj erëze, por për shkak se kanella vjen nga e njëjta bimë dhe përmbajtja e kumarinit ndryshon nga pema në pemë është e pamundur të dini saktësisht se sa kumarin do të merrni në çdo dozë.

Toksiciteti i mëlçisë nga kumarini ndodh kur konsumoni rregullisht më shumë se 50 miligram në ditë kanellë, por edhe atëherë shpjegon Pujari, problemi do të zgjidhet për shumicën e njerëzve sapo të reduktohet konsumimi i kumarinit.

 

Dobësohuni me kanellë dhe xhenxhefil

Çaji me kanellë ose me xhenxhefil është mënyra më e lehtë për të hequr dhjamin në zonën e barkut.

Shumë këshilla mund t’iu vijnë në ndihmë për t’u dobësuar, por ky çaji është shumë i lehtë për t`u përgatitur.

Konsumimi i çajit të kanellës me xhenxhefil ju ndihmon të humbisni kilogramët tuaj të tepërt.

Kjo pije gjithashtu përshpejton metabolizmin, duke e bërë trupin të shpenzojë më shumë kalori, ndërsa xhenxhefili vepron si një element për parandalimin e oreksit.

Për të konsumuar këtë pije ju mund ta përgatisni në këtë mënyrë: Në një litër ujë hidhni pak xhenxhefil dhe 3 shkopinj kanelle.

Të gjithë përbërësit i përziejmë në një enë për rreth 5 deri 10 minuta.

Pastaj hiqeni enën nga zjarri, lëreni të ftohet pija, filtrojeni dhe vendoseni në frigorifer.

Nëse ju preferoni mund të përdorni sheqer diabetik ose mjaltë për ta shoqëruar.

Pini një filxhan nga kjo pije para çdo vakti.