Fara e zezë, piperi i kuq, uthull molle, hudhër etj, kurat bimore që ju shpëtojnë nga sinusiti, ja formulat e përgatitjes…

Sinusiti është inflamacion (infeksion) i sinuseve (hapësirave, gropëzave që rrethojnë hundën.

Ndërsa sinuset janë hapësira, gropëza të mbushura me ajër brenda kockave të fytyrës sonë dhe që hapen deri në zgavrën e hundës.

Ato janë të veshura me të njëjtën membranë si ajo e hundës që quhet membranë mukoze.

Kjo membranë prodhon sekrecione të quajtura “mucus”, që shërbejnë për të ruajtur të lagështa hapësirat e hundës, por shërben gjithashtu si barrierë për mikrobet e shumta.

Ne kemi katër çifte kryesore sinusesh në fytyrën tonë: sinuset maksilare që ndodhen në dy anët e nofullës së sipërme, përkatësisht në mollëzat e faqeve, sinuset frontale që ndodhen në të dy anët e ballit mbi vetull, sinuset etmoidale janë sinuse më të vogla dhe ndodhen prapa urës së hundës dhe sinusët në formë pyke (sfenoidale) dhe që ndodhen prapa syve.

Pikërisht infeksioni i mukozës së sinuseve shkakton simptomatologjitë e njohura të sinusiteve.

Sinusitet sipas paraqitjes klinike i klasifikomë në katër grupe:

“Sinusite akute kur sëmundja fillon shpejt dhe mund të paraqitet si formë e lehtë ose e rëndë,

sinusitis periodik akut kur kemi të bëjmë me katër ose më shumë episode të veçanta sinusitis akut që ndodhin brenda një viti,

sinusitis subakut që është një infeksion që zgjat midis katër dhe dymbëdhjetë javësh dhe përfaqëson në fakt një tranzicion midis sinusitit akut dhe kronik,

së fundi kemi sinusitet kronike kur shenjat klinike i kalojnë të dymbëdhjetë javët”.

Të gjitha këto lloje të sinusiteve kanë simptoma klinike të ngjashme duke qenë shpesh të vështira për t’u dalluar.

Më shpesh në praktikën e përditshme hasim sinusitet akute.

Afërsisht rreth 90 për qind e të rriturve kanë kaluar një herë në jetën e tyre sinusit akut.

Po çfarë mund të bëjmë në rastet e sinusitit? Ja 10 mënyra…

 

FARA E ZEZË

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin.

Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara e zezë është e dobishme për trajtimin e sinusitit akut.

Fara e zezë është një antiifliamator dhe antibiotik, që ndihmon dhe lehtëson simptomat e tjera.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Vini disa pika të vajit të farës së zezë në një shami të pastër. Thithni erën e saj në intervale të rregullta për të nxitur rrjedhje e mukusit.

MËNYRË TJETËR: Përzieni 1 lugë gjelle farë të zezë, e pjekur dhe e grimcuar, me 1 lugë gjelle mjaltë. Këtë masë hajeni 2 ose 3 herë në ditë.

 

THITHJA ME AVULL

Trajtimi më i mirë për sinusitin akut është thithja me avull.

Frymëmarrja me avull është një nga mënyrat natyrore për të hapur sinuset tuaja.

Gjithashtu ndihmon për të qetësuar aparatin e frymëmarrjes së acaruar.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Në një enë me ujë të nxehtë, shtoni disa gjethe nenexhiku dhe disa pika vaj esencial të ekualiptit.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin mbi enën për disa minuta.

Përsëriteni këtë disa herë në ditë.

Gjithashtu mund të aplikoni dhe dush me ujë të nxehtë, duke marrë frymë në avujt me avull për 5 deri në 10 minuta.

Duke e bërë këtë për një ose dy herë në ditë.

SHENIM: Vaji esencial i ekualiptit mund të mos jetë i përshtatshëm për fëmijët e vegjël, gratë shtatëzëna ose njerëzit që kanë presion të lartë gjaku, ose çrregullime të sistemit nervor qëndror.

 

AVULL ME THITHJE KRIPE

Një mënyrë tjetër për të trajtuar sinusin akut është shpërlarja e hundës me ujë me kripë.

Kjo ndihmon në mukusin e hundës që të mos tkurret.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Shkrihet 1 lugë çaji kripë deti në 2 gota me ujë të ngrohtë (përdorim ujë të distiluar ose të zier më parë).

Në një tenxhere të pastër, shtoni një filxhan nga masa e mësipërme.

Ulim kokën dhe shtojmë disa pika tretësirë në hundë, duke mbuluar vrimën e hundës tjetër.

Këtë proces e përsërisim dhe me hundën tjetër.

 

PIPERI I KUQ

Piperi i kuq është një burim i shkëlqyer i beta-karotenës,që është një formë e vitaminës A, e cila i jep veti antioksiduese, gjithashtu dhe vitaminës C, e cila është e përshtatëshme për trajtimin e ftohjeve, keqtretjes, etheve dhe gripit.

Piperi i kuq është një ilaç tjetër efektiv në kushte shtëpie për sinusitin akut.

Përbërësi aktiv i piperit të kuq është speci i kuq, i cili funksionin fuqishëm për lirimin e sekrecioneve të hundës.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Përzieni një lugë çaji piper të kuq dhe një lugë mjaltë. Konsumojeni gjatë ditës këtë masë.

MËNYRË TJETËR: Shtoni një lugë çaji pluhur piper të kuq, në një gotë më ujë të nxehtë.

Pijeni këtë 3 herë në ditë, liron mukusin dhe stimulon sekrecionet.

 

UTHULL MOLLE

Mollët janë të pasura me vitamina A, B1, B2, B3 dhe C, acide esenciale, minerale, enzima, polifenolis dhe përmban një dozë të mirë pektini.

Dhe duke qenë se uthulla vjen nga frutat, ajo gjithashtu posedon këto elemente.

Përveç kësaj uthulla e mollës është një antioksidant i fuqishëm, ajo është e pasur me kalium, fosfor, kalcium, magnez, sulfur, hekur, fluor, silic, bor, zink, bakër, mangan dhe selen.

Uthulla e mollës është një uthull e butë dhe e lehtë, sepse ajo përmban vetëm 5% acid acetik.

Me fjalë të tjera, ajo është 95% ujë.

Për shkak të aciditetit të saj natyror, ajo ndihmon trupin për t’u pastruar dhe rigjeneruar.

Gjithashtu ndihmon mukusin dhe e bën më të lehtë për të tharë bllokimet.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Pëzieni 1 deri në 2 lugë uthull molle, në një gotë me ujë. Shtoni 1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar për ta ëmbëlsuar.

Pijeni atë për 3 herë në ditë, për disa ditë.

 

HUDHRA

Së pari hudhra ka veti të fuqishme antibiotike dhe përdorimi i saj në mjekësinë tradicionale ka qenë edhe shpëtues i jetëve para se të zbulohej penicilina.

Disa analiza laboratorike kanë dëshmuar edhe se allicina mund të vrasë edhe stafilokokun aureus rezistent ndaj meticilinës (MRSA).

Hudhra po ashtu mbron nga shumë probleme të zemrës, pasi relakson enët e gjakut, duke reduktuar presionin e gjakut.

Përbërësit e hudhrës edhe klinikisht kanë dëshmuar se ndihmojnë arteriet të pastrohen nga kolesteroli, si edhe e bën gjakun më pak të ‘ngjitshëm’ dhe më pak të prirë për të krijuar mpiksje.

Hudhra ka 1% te forcës se penicilinës dhe mund ti luftojë një numër të bakterieve si Listeria, Salmonella, Cryptocoçal meningitis, Candida albican dhe ZStaphylocoçus.

Problemi me shumicën e antibiotikëve është se bakteria krijon reziztencë ndaj tyre por kjo nuk ndodh ndaj hudhrës.

Po në rastin e sinusitit?

Është ideale, vetëm përgatiteni dhe përdoreni si më poshtë….

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Shtoni 2 deri në 3 thelbinj hudhër, në një tenxhere me ujë të nxehtë.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe rrini mbi avull rreth 5 minuta.

Përsëriteni këtë për disa ditë më rradhë.

Gjithashtu mund të hani 2 deri në 3 thelbinj hudhër në ditë, ose mund t’i përdorni në gatim.

ALERNATIVË TJETËR: Ju mund të merrni 250 deri në 500 miligram hudhër të gatshme për të trajtuar sinusitin tuaj.

 

RREPA

Është e pasur me mikroelementet siç janë jodi, bakri, seleni dhe vanadiumi, ndërsa nga mineralet shumë të nevojshme përmban kalium, natrium, kalcium, magnez dhe hekur.

Rrepa përdoret për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe paraqet ilaçin më të mirë natyror në shërimin e anemisë.

Përveç kësaj rrepa është e pasur me betaninë dhe betarinë, çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për enët e gjakut, funksionin e mëlçisë dhe tëmthit, rregullimin e tensionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit deri 40 për qind.

Ngjyra bimore antocian shtyp rritjen e qelizave të tumorit, dhe kështu rrepa është e shkëlqyeshme për mbrojtjen nga rrezatimi i rëntgenit dhe ai radioaktiv, dhe përdoret si ilaç për shërimin e pasojave të këtij rrezatimi.

Rrepa gjithashtu është e dobishme për lehtësimin e sinusitit.

Si një antibiotik natyror nxit sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon të shpërndajë dhe të eleminojë mukusin e tepërt.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Merrni një rrepë dhe futeni në një kavanoz.

Në të shtoni lëngun e 1 limoni dhe 1 lugë gjelle mjaltë.

Këtë përzierje e lëmë për 24 orë.

Hani 1 lugë gjelle në ditë të kësaj përzierje për të nxitur rrjedhjen e sekrecioneve.

Një mënyrë tjetër mbani në gojë pak rrepë, derisa ajo të humbë shijen dhe të zbutet, më pas gëlltiteni atë.

Përsëriteni për disa ditë me rradhë.

 

FARAT E KOPRËS

Farat e koprës ndihmojnë për të pastruar membranën e mukozës, than sekrecionet e tepërta dhe ndihmon kundër dëmtimit të dhëmbëve.

Farat e koprës ndihmojnë në uljen e prodhimit të mukusit.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Shtoni 2 lugë fara të koprës në një gotë me ujë.

Lërini të ziejnë derisa niveli i ujit të përgjysmohet. Këtë lëng pijeni në gllënka të vogla.

Këtë përsëriteni 2 deri në 3 herë në ditë.

SHËNIM: Kjo recetë nuk lejohet të përdoret nga gratë shtatëzëna, pasi farat e koprës stimulojnë tkurrjen e mitrës.

 

VAJ RIGONI

Rigoni është i pasur me vitaminë K dhe antioksidues.

Gjithashtu posedon hekur, mangan, vitaminë E dhe kalcium.

Vaji rigonit është një antibakterial dhe antioksidant shumë i mirë, që ndihmon në trajtimin e sinusitit akut.

Ajo mund të eleminojë shkakun themelor të gjendjes, si dhe lehtëson inflamacionin në kavitetet e hundës.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Vini disa pika vaj rigoni nën gjuhë, 2 herë në ditë.

MËNYRË TJETËR: Përzieni 2 ose 3 pika vaj rigoni në një gotë me ujë, ose lëng. Pijeni përzierjen 1 ose 2 herë në ditë.

Gjithashtu, në një tenxhere me ujë, mund të valoni disa pika vaj rigoni dhe rrini mbi avull për rreth 5 minuta. Këtë bëjeni 2 deri 3 herë në ditë.

 

ANANASI

Çfarë ka në 100 gr ananas të freskët? Energji (Kcal) 40, Ujë (g), 86,4, Proteina (g), 0,5 , Yndyrna (g) 0, Glukozë (g) 10,0, Fibra (g) 1,0, Natrium (mg) 2, Kalium (mg) 250, Hekur (mg) 0,5 , Kalcium (mg) 17, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë A (mcg) 7, Vitaminë C (mg) 17.

Referuar këtyre shifrave, sipas një studimi në Gjermani, enzima proteilitike e ananasit ka treguar rezultate pozitive edhe tek fëmijët.

Gjithashtu është efektiv në uljen dhe enjtjen e hundës.

Ananasi ndihmon në përshpejtimin e shërimin e sinusit akut.

PËRGATITJA dhe PËRDORIMI: Doza e përditshme për konsumimin e ananasit është midis 500 dhe 2000 mg në ditë.

Ananasi gjithashtu mund t’i shtohet dhe dietës suaj.