Nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj/ Living

Kjo recetë franceze ka lindur si një supë për të varfërit, por tashmë është pjesë e menyve në bistrotë e Parisit.

Është e këshillueshme të përdoren qepë të vogla të verdha.

Mund të përgatitet edhe më parë dhe të ngrohet përpara se të konsumohet.

Gjithë sekreti i saj është se duhet të ziejë ngadalë.

Këtë recetë ma ka dhënë një mikja ime frenceze.

Përbërësit për 4 persona

500 gr qepë të vogla të verdha,

1 litër lëng zarzavatesh,

100 gr bukë,

100 gr djathë emental ose djathë tjetër që shkrihet,

kripë dhe piper.

Përgatitja:

Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla.

I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, deri sa të jenë zverdhur.

Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve.

I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë.

U hedhim kripë dhe piper.

Ndërkohë ndezim furrën në 200 gradë.

Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe i kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200 gradë.

Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.