Gand’hi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore.

Mahatma Gandhi ka qenë njëri që ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin para se të vdiste. Më poshtë është një listë e 25 thënieve të tij më të fuqishme dhe më të mençura.

  1. Jeta ime është mesazhi im.

 

2. Lumturia është kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën janë në harmoni mes tyre.

 

3. Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, dhe pastaj ti fiton.

 

4. Jo-dhuna është forca më e madhe në dispozicion të njeriut. AJo është më e fuqishme edhe se arma më e fuqishme e shkatërrimit që njeriu ka krijuar ndonjëherë.

 

5. Urre mëkatin, duaje mëkatarin.

 

6. Njeriu i mirë është mik i të gjithë gjërave të gjalla.

 

7. Unë e kundërshtoj dhunën, sepse kur ajo duket se po bën mirë, e mira është vetëm e përkohshme; ndërsa e keqja që ajo shkakton, është e përjetshme.

 

8. Cfarë është e vërteta? Pyetje e vështirë, por unë për vete e kam zgjidhur, duke thënë se ajo është “ajo që zëri i brendshëm të thotë”.

 

9. Të dobëtit nuk mund të falin asnjëherë. Falja është virtyt i të fortit.

 

10. Asgjë nuk më ka trishtuar më shumë në jetë, se sa ngurtësia e zemrës së njerëzve të arsimuar.

 

11. Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

 

12. Shëndeti është pasuria e vërtetë, dhe jo copat e floririt dhe argjendit.

 

13. Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është ta humbasësh veten në shërbim të të tjerëve.

 

14. Nuk duhet të humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është një oqean; nëse disa pika në oqean janë të pista, vetë oqean nuk bëhet i pistë.

 

15. E ardhmja varet nga ajo që bën sot.

 

16. Kur admiroj bukurinë e perëndimit të diellit apo bukurinë e Hënës, shpirti im zgjerohet në adhurim të krijuesit.

 

17. Dallimi mes asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjendje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur problemet e botës.

 

18. Mund të mos dish asnjëherë se cfarë rezultatesh do të kenë veprimet e tua, por nëse nuk bën asgjë, nuk do të kesh rezultate.

 

19. Paqja është arma më e fuqishme e njerëzimit.

 

20. Të humbasësh durimin është të humbasësh betejën.

 

21. Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.

 

22. Intoleranca është në vetvete një formë dhune dhe një pengesë për rritjen e një shpirti të vërtetë demokratik.

 

23. Mosmarrëveshja e ndershme është shpesh herë një shenjë e mirë progresi.

 

24. Në botë ka mjaftueshëm për nevojat e njeriut, por jo për babëzinë e njeriut.

 

25. Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.

GANDI – MOHANDAS (MAHATMA) GANDHI

Emri i tij i vёrtetё ishte Mohandas Karamchand Gandhi.

U lind nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948 nё Nju Delhi.

Studioi nё rininё e tij nё Universitetin Juridik, dhe mё vonё do tё shpёrngulej nё Afrikёn e Jugut, ku dhe do tё ndeshej pёr tё imponuar respektimin e tё drejtave tё punёtorëve nga India qё kishin mёrguar nё Afrikёn e Jugut.

Me rikthimin e tij nё atdhe nё vitin 1914, u bё shumё aktiv në Partinë e Kongresit Kombёtar Indian duke mbёshtetur idenë se India ishte e pjekur dhe gati pёr t’u vetёqeverisur.

Organizoi grupe mbёshtetёsish pёr t’u ndeshur kundёr padrejtёsisё politike dhe shoqёrore. Ndёrkaq, pёrpiqej tё vinte paqe midis indianёve dhe myslimanёve, por nё vitin 1922, anglezёt do ta arrestojnё.

Dy vite mё pas do tё lirohet nga burgu dhe pasi u tёrhoq nga jeta aktive politike, udhёtoi rreth e pёrqark Indisё pёr tё bindur tё gjithё pёr zhdukjen e traditёs sё kastave (klasё shoqёrore).

Nё vitin 1930 do ta shikojmё kryetar tё sё famshmes ‘’demostratёs sё kripёs’’, si njё shenjё proteste kundёr taksave qё kishin imponuar Anglezёt nё Indi, njё demostratё qё e pёrsёritёn me mijëra Indianё, deri nё pikёn ku kjo rrymё u kthye nё njё lёvizje shumё tё fuqishme qё tronditi deri nё thellёsi indiferencёn e patundur tё Indisё dhe drejtoi pёr herё tё parё njё masё njerёzish indiferente dhe jopolitik nё luftёn politike.

Kёshtu, Gandi u arrestua edhe shumё herё tё tjera nga Anglezёt, bёri greva urie nё shenjё proteste dhe atёherё kur problemi i pavarёsisё sё Indisё filloi tё gjente zgjidhje, u mundua pёrsёri tё pajtonte indianёt dhe myslimanёt.

Por njё i ri nacionalist Indian, nё datёn 30 Janar tё vitit 1948, do ta vriste, duke ngritur mallёngjimin dhe nervozizmin e opinionit publik mbarёbotёror.

Ishte njё personalitet i madh politik i Indisë, qё shprehte besimet e tij tё thella filozofike nё veprimin e tij politik.

Dedikoi tё gjithё jetёn e tij qёllimeve mё tё larta: pavarsisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ultëta tё popullit, paqes midis induistëve dhe myslimanёve.

Nё Indi, mё tepёr se nё çdo vend tjetёr, çdolloj veprimi njerёzor, sidomos i shpirtrave tё veçantё si Gandi, bёhet me fond (?) gjithёsinë.

Njeriu duke vepruar mbulohet nga ideja qё e ka pёr detyrё pёr tё shёrbyer njё vlerё tё lartё metafizike.

Filozofia pra, ёshtё njё temё praktike, qё shprehet jo vetëm me tekstet e shkruara, por me tё gjithё sjelljen njerёzore.

Gandi, shprehёs i kёsaj filozofie, besonte se tё gjitha qёniet , qё nga Zoti e deri tek krijesa mё e fundit, gjenden brenda njё shkalle zhvillimi, shkallё të cilat çdonjeri ka mundёsi pёr t’i ngjitur njё nga njё.

Vihet pro veprimit, por me njё karakter tё shenjtё, pasi duhet tё jetё i frymёzuar nga njё shpirtёrim i thellё metafizik.

Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore sa u pёrket shenjtorёve, e vendosin Gandin midis shenjtorёve tё tyre dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma = shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte.

Pasi ashtu sikur tham dhe mё lart , nё Indi Shenjtёrimi nuk jepet nga kёshillë Klerikёsh por nga intuita e pagabuar e popullit.

Gandi nё tё gjithё jetёn e tij, luftoi pёr pavarёsinё e atdheut tё tij , duke pasur vetёm njё armё tё vetme qё ishte lartёsia e tij etike dhe adhurimin e vёrtetё tё tij qё kishte pёr tё gjithё Indinё, pasi ajo mishёronte Shpirtin e saj parashekullor.

Zoti, sipas Gandit, nuk ёshtё njё ide abstrakte.

Ёshtё njё prani e gjallё, zёri i tё cilit ndodhet brenda njeriut.

Kёsaj pranie i jepte emrin Sat, ekzistencё, qёnie absolute, Zot, e Vёrtetё. Sakrifica pёr kёtё tё vёrtetё ёshtё vetёm mёnyra e pёrhapjes sё saj.

Dhe kёshtu arrijmё nё idenё e dytё tё filozofisё sё Gandit, nё idenё ahimsa – mos dhunёs, ose mungesёs sё dhunёs, ide kjo qё luajti njё rol shumё tё rёndёsishёm pёr çlirimin e Indisё.

Pёr Gandin ahimsa pёrhapet tek çdo veprim qё krijon dhembje trupore ose psikike dhe ka dy burime kryesore:

Dashurinё pёr çdo qёnie.
Nevojёn pёr vetёkontroll pёr realizimin tonё nё nivelin shoqёror dhe politik.

Mungesa e dhunёs nuk do tё thotё nёnshtrim kundrejt sё keqes apo tё padrejtit.

Do tё thotё kundёrshtim me tё gjitha forcat shpirtёrore kundrejt forcёs sё tiranit.

Kёrkimi i sё vёrtetёs, si njё qёllim i jetёs sё tij, dhe mos-dhuna, si njё mёnyrё pёr tё arritur diçka tё tillё, ishin dy ‘’mushkёritё’’.

Dhe pёr kёtё arsye thoshte se pa kёto dy mushkёri nuk mund tё jetonte.

Kёrkimi i sё vёrtetёs nuk pёrmban brenda tij pёrdorimin e dhunёs, pasi njeriu, meqёnёse nuk ka aftёsinё pёr tё njohur tё vёrtetёn absolute, nuk mund tё ketё as edhe kurajon pёr të ndёshkuar.

Nevojitet Drejtёsia qё ёshtё ajo qё hap rrugёn e dashurisё.

Ishte kundёr kastave trashёgimtare dhe pro kastave qё caktoheshin si njё urdhёr hyjnor i ndarjes sё pёrgjegjёsive qё ka si qёllim njё bashkёjetesё harmonike.

Gandi besonte se çdo lloj pune ka dinjitet, sidomos puna qё bёhet me duar, dhe pёr kёtё dhe ai vetё jepte shembullin duke dredhur pe.

Kёtё e bёnte edhe pёr arsye praktike dhe ekonomike, domethёnё pёr luftёn kundёr papunёsisё nё dimёr por edhe pёr luftёn kundёr imponimit tё produkteve tё industrive angleze, por edhe pёr njё rikthim nё mёnyrёn indiane nё tё gjitha fazat e jetёs.

Pёrsa i pёrket nevojёs qё ka njeriu pёr vetёkontroll, me qёllim shpagimin, Gandi besonte nё rezultatin e pёrmbajtshmёrisё seksuale, tё cilёn ai vetё zbatonte nё marrёveshje me gruan e tij.

Vetёzotёrimi lartёson shpirtin.

Thoshtte “jetojmё jo pёr tё ushqyer, pёr tё veshur dhe pёr tё llastuar trupin tonё. Kujdesemi pёr trupin tonё , nё mёnyrё qё tё jetojmё’’.

Jeta fillon pasi tё pёrmbushen nevojat trupore.

Atёherё kur tё gjitha pёrpjekjet kanё si qёllim trupin, shpirti fillon tё vyshket.

Kёtё ide tё pasioneve e futi edhe nё sektorin shoqёror, me zbatimin e ahimsa, me kuptimin e mospjesёmarrjes nё pasionet politike.

Vuri kёtё ide edhe nё nivelin e sjelljes individuale brenda shoqёrisё dhe luftёs nacionalopolitike.

Besonte se pёrpjekja ёshtё mё e mirё, jo atёherё kur krijon plagё armikut, por atёherё kur kёmbёngulim, diçka qё presupozon besim tek Zoti dhe njё frymё vetёsakrifice.

Konsideronte se milionat e indianeve nuk mund tё kontrollohen pa superioritetin shpirtёror tё liderёve tё tyre.

Dhe ai ja arriti.

U sakrifikua pёr idenё e bashkёvёllazёrimit midis induistëve dhe myslimanёve.

Dashuria e Gandit pёr tё vёrtetёn ishte e tillё, sa qё shpeshherё vinte nё pozitё tё vёshtirё mbёshtetёsit e tij politik.

Thoshte gjithmonё tё vёrtetёn, pasi besonte thellё se e vёrteta herёt a vonё do tё ndihmonte Indinё nё ndeshjen e saj kundёr Anglezёve, por edhe do tё shёrbente pёr çdo lloj çёshtjeje tё drejtё.

Gandi ishte influencuar shumё edhe nga Bagavad Gita dhe klimёs metafizike me tё cilёn Arzuna merrte kёshillat nga mёsuesi i tij Krisna.

Brenda kёtyre elementeve metafizikё, vendoste tё gjitha veprimet e tij…