LUMINITA SAVIUC

Ka shumë gjëra, të cilat shumë prej nesh përpiqen t’i mbajnë fshehura nga vetja, dhe nga ata që na rrethojnë. Gjëra që shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje…

/NGA LUMINITA SAVIUC

…Gjëra, që perceptohen nga mendjet tona si të të shëmtuara që duhen harruar që kanë ndodhur.

Gjëra, që ne do të preferonim t’i mbanim të varrosura thellë brenda vetes e të mos dalin kurrë në sipërfaqe.

Por e vërteta është se derikur të arrijmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, derisa të mos e pastrojmë veten, derisa të mos sjellim dritë në atë botë të dikurshme që përpiqemi pa sukses ta harrojmë, e kaluara do të vazhdojë të na përndjekë.

Dhe e kaluara do të vazhdojë të ketë pushtet mbi ne.

Ne do të vazhdojmë të jemi viktimat e ngjarjeve të së shkuarës.

Sipas psikiatrit dhe psikoterapeutit zvicerian Karl Jung, të gjithë bartim nga një hije së të shkuarës.

Tek të gjithë ne ekziston një anë e errët.

Ne jetojmë në një botë, ku njerëzit kanë turp të përballen me veten, me të kaluarën.

Në një botë ku shumë njerëz pretendojnë të jenë të lumtur kur në fakt nuk janë, sepse në fakt kujdesen shumë për imazhin që kanë në sytë e botës.

Ne e pikturojmë pjesën e jashtme me ngjyra të ndritshme dhe me shkëlqim, kur përbrenda jemi të rrënuar.

Ne na intereson më shumë ajo që do të mendojnë të tjerët për ne sesa vetja jonë, mënyra se si ndihemi.

Sa e rëndë është kjo?

E rëndë është sepse jetojmë në gënjeshtër.

Dhe kemi vetëm një jetë.

Ia vlen ta kalojmë shumicën e saj duke u përpjekur dëshpërimisht të vrapojmë dhe të fshihemi nga ajo që jemi thellë brenda nesh?

Mendojmë se duke e mbajtur veten të zënë dhe duke jetuar jetën tonë ashtu si e jeton gjithsecili përrreth nesh, do të jemi përfundimisht të lumtur.

Por ne s’do të jemi kurrë të lumtur, nëse nuk pastojmë “mbeturinat”, dhe nëse nuk sjellim dritë në botën tonë të errët të brendshme.

Vuajtja është pjesë e gjendjes njerëzore.

Dhimbja është pjesë e gjendjes njerëzore.

E vërteta e parë: Për aq kohë sa shmangim përballjen me ato gjëra, që dikur na kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje, ne s’mund ta shërojmë dot veten.

Në fakt, sa më shumë që do përpiqemi të fshehim, të shtypim dhe të izolojmë përvojat e kaluara, aq më shumë do t’i zgjasim vuajtjet.

E vërteta e dytë: Duhet të depërtojmë në rrënjën e vuajtjeve tona.

Gjithcka nis nga guximi për t’u ballafaquar me veten, me hijet tona të fshehura, në mënyrë që të mund të fillojmë procesin e shërimit.

E vërteta e tretë fisnike, na tregon se të gjitha plagët mund të shërohen.

E vërteta e katërt fisnike, thotë se sapo të keni identifikuar shkakun rrënjësor të vuajtjeve tuaja, duhet të gjeni një rrugë të përshtatshme që do t’ju ndihmojë të shëroheni.

 

Çfarë të bësh?

Ka shumë gjëra që mund të bëni për të bërë paqe me të kaluarën tuaj.

Një nga gjërat më të rëndësishme, është të pranosh plotësisht atë që je.

Kaloni më pak kohë duke u përpjekur për t’u bërë përshtypje njerëzve.

Njiheni veten për atë që jeni realisht, dhe jo për atë që mendoni se të tjerët presin që të jeni.

Hapeni veten vetëm ndaj atyre njerëzve, që kanë fituar të drejtën për të dëgjuar historinë tuaj.

Caktoni një kohë për të ndenjur çdo ditë vetëm (nëse s’mund ta bëni çdo ditë, bëjeni të paktën 1 herë ose 2 herë në javë).

Mendoni në qetësi në mëngjes dhe në mbrëmje para se të shkoni në shtrat, për të paktën 5-10 minuta, ose nëse mundeni më gjatë.

Lirimi nga barra e rëndë e së kaluarës do të rikthejë pa asnjë dyshim aftësinë e lindur njerëzore që të vëresh ndryshe atë që të rrethon, të rinjohësh mrekullinë dhe magjinë e jetës në gjithçka që sheh, dhe gjithçka që je.