Jeta është e vështirë.

Ka shumë pengesa.

Në këtë botë, shpresa mbetet ende e fortë në listën e nevojave njerëzore.

Është si një qiri i vetëm gjatë natës, që na jep dritë, që të vazhdojmë dhe të gjejmë daljen nga errësira.

Shpresa është e gjitha ajo që na duhet të vazhdojmë të jetojmë.

Është themeli për të ndërtuar jetën e dikujt…

Është një angazhim për të vazhduar luftën, krijon qëndrueshmëri dhe forcë në një person.

Për shkak të shpresës disa njerëz ndërmarrin veprime dhe vendosin se çfarë do të bëhet në jetën e tyre.

Njerëzit duhet të pranojnë gjithashtu pakënaqësi të fundme, por kurrë nuk duhet të humbin shpresën e pafundme, sepse në jetë do të ketë shumë dështime, por pa shpresë, nuk do të ketë kurrë një arritje të vetme.

Shpresa është një komponent shumë i domosdoshëm i jetës së përditshme.

Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë dhe të mos mendojmë se qëllimi ynë është i pamundur ose shumë i vështirë për t’u arritur.

Nëse të gjithë do të mendonin se qëllimet që kishin vënë në jetë ishin shumë të vështira, nuk do të kishte asnjë nga shpikjet e mëdha sot dhe kjo botë do të ishte një vend shumë i ndryshëm.

Prandaj shpresa gjithmonë do të jetë harta e rrugës dhe drita në rrugën më të errët të jetës…

Në vijim, kemi përzgjedhur 44 Thënie që i dedikohen shpresës, urojmë që të gjeni “rreze drite” ndërsa e përfundoni këtë artikull…

 

44 THENIE PER SHPRESEN

1. Askush që ka qenë gjithmonë i lirë, nuk mund ta kuptojë bukurinë e tmerrshme të shpresës për liri të atij që s’është i lirë.

Pearl S. Buck

 

2. Të shpresosh dhe të dëshpërosh, kjo është jeta.

Olindo Guerrini

 

3. Kush nuk guxon asgjë, asgjë të mos shpresojë.

Friedrich Schiller

 

4. Guximi ashtu si dashuria, ka nevojë për shpresa për t’u ushqyer.
Napoleone Bonaparte

 

5. Të shpresuarit është mëngjesi i mirë, por darkë e keqe.

Bekoni

 

6. Kush ushqehet vetëm me shpresë, vdes i uritur.

Italiane

 

7. Të shpresuarit në zemrën e njeriut ngjan me tapën në ujë. Ndonjëherë mund ta shtypim deri në fund, por gjithmonë del në sipërfaqe.

Dyma i Riu

8. Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë.
Ruso

 

9. Më mirë është të mos shpresojmë në asgjë dhe të kryejmë atë që është e mundshme, sesa të shpresojmë e të mos kryejmë asgjë.

Keleri

 

10. Kur shpresa bën gosti, të gjithë janë të ftuar.

Gaskoni

 

11. Shpresa në tërësi është udhëheqës i keq, edhe pse gjatë rrugës është mik i mirë.

Halifaksi

 

12. Shpresa nuk është çdoherë prijës i mirë, mirëpo prapë është kënaqësi të jesh me të në shoqëri.

Kroçe

 

13. Humbja e iluzioneve është normale; humbja e shpresave është tragjike.

Jevtushenko

 

14. Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa.

Metastazi

 

15. Shpresa është një nga ato ilaçe që fare nuk shërojnë, por vetëm zgjasin vuajtjen.

Ashardi

 

16. Në secilin prej nesh ekziston pritja, që e quajnë shpresë.

Platoni

 

17. Kush jeton nga shpresa, më së paku shendoshet.

Durio

 

18. Shpresa është një lloj fati dhe ndoshta fati më i madh, që mund të na japë kjo botë.

Xhonsoni

 

19. Shpresa është një ëndërr që nuk fle.

Aristoteli

 

20. Ku ka jetë, ka ëndrra. Ku ka ëndrra, ka jetë.

Gabriele D’Annunzio

 

21. Më mirë një paqe e sigurt, sesa një fitore e shpresuar.

Annibale Barca

 

22. Vështirë të vdesë shpresa për një zemër të dashuruar.

Theophile Gautier

 

23. Të vërtetat që shuajnë shpresat, më mirë të heshtin.

Roberto Gervaso

 

24. Shpreso tek Zoti, por ndërkohë shalo kalin.

Stan Nicholls

 

25. Jam shpresë për këdo. Njerëzit më shohin në ekran dhe thonë: “Nëse ky ia doli, ia dal edhe unë”.

Robert Mitchum

 

26. Ëndërrimi i diçkaje të pamundur ka një emër specifik: “Shpresë”.

Jostein Gaarder

 

27. E përjetshme ringjallet gjithmonë shpresa, si një kërpurdhë helmuese.

Charles Bukowski

 

28. E drejta për të shpresuar është motivimi njerëzor më i fuqishëm që njoh.

Aga Khan

 

29. Rruga më e sigurt për të patur diçka gjatë kësaj jete është të jesh i përgatitur t’ia dalësh edhe pa të, qoftë edhe vetë shpresa.

Jane Welsh Carlyle

 

30. Qëndresa është vetëm shpresë.

René Char

 

31. Kini besim tek progresi që ka përherë të drejtë, edhe kur e ka gabim, pasi ai është lëvizje, është jetë, është përpjekje, është shpresë.

Filippo Marinetti

 

32. E tërë urtësia njerëzore mund të përmblidhet në dy fjalë: prit dhe shpreso.

Alexandre Dumas (père)

 

33. Do të të pres gjithmonë, edhe kur të jetë absurde shpresa.

Stefano Zecchi

 

34. Pleqëria s’është e trishtuar ngaqë mbarojnë gëzimet, por ngaqë mbarojnë shpresat.

Jean Paul

 

35. Duke qenë se gjërat e mëdha nuk arrihen pa rreziqe, duhet të ndërmerren nisma, sa herë që shpresa është më e madhe se frika.

Francesco Guiciardini

 

36. Jam përgatitur për më të keqen, por shpresoj më të mirën.

Benjamin Disraeli

 

37. Shpresa e të palumturve rilind gjithmonë.

Ignazio Silone

 

38. Një martesë e dytë është triumfi i shpresës mbi përvojën.

Samuel Johnson

 

39. Edhe fati i keq është i ndryshueshëm. Ndoshta do të vijë, ndoshta s’do të vijë, por ndërkohë nuk është: ti shpreso më të mirën!

Lucio Anneo Seneca

 

40. Vetëm kush dashuron pa patur shpresë, e njeh dashurinë e vërtetë.

Paolo Neruda

 

41. Shpresa është e fundit që vdes: ajo vdes, vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj.

R.Qosja

 

42. Shpresa është ëndërr e të zgjuarve.

Aristoreli

 

43. Njeriut mund t’i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen.

Gambeta

 

44. Shpresa është parapagesë, të cilën e jep fati.

Rivaroli