Gruaja… Qënia njerëzore “e 1001” ankesave do të thonin burrat, por që nuk bëjnë dot pa to.

Sado ironi e batuta gjejmë shpesh për gratë, ato janë mbretëresha të botës, hmmmm “edhe pse skllave e dëshirave” – do të shtonte direkt një burrë :), siç është edhe një aforizmë në fakt.

Në vijim, do t’ju njohim me 60 aforizma për gratë, por ju mbani mend vetëm ato që e lartësojnë atë 🙂

1. Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.

2. Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

3. Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.

4. Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.

5. T’ia besosh fshehtësinë gruas, është njësoj si t’i fshehësh të hollat nën xham.

6. Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.

7. Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.

8. Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s’mund të jetohet me to, por as pa ato.

9. Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.

10. Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha, të dashurosh vetëm një.

11. Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.

12. Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.

13. Në mes të po-së dhe jo-së së gruas, unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.

14. Është rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.

15. Askush nuk flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.

16. Fija e flokut të një gruaje, ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.

17. Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.

18. Grate dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.

19. Gruaja e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.

20. Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave.

21. Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e cila nuk e do më.

22. Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.

23. Gruaja është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.

24. Grate mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.

25. Nuk është e rendësishme çfarë thonë gratë, e rendësishme është çfarë heshtin.

26. Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.

27. Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.

28. Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.

29. Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.

30. Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.

31. Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson, ç’humbje u ka kushtuar një fitore.

32. Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni.

33. Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.

34. Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t’u bërë e urtë.

35. Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull.

36. Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.

37. Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.
Kanti

38. Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.

39. Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t’ju hapen të gjitha rrugët.

40. Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën arsye.

41. Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.

42. Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh.

43. Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.

45. Në çdo rast nderoni gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.

46. Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.

47. Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që interesohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.

48. Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr.

49. Po desh t’i kuptosh meshkujt, studio femrat.

50 Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.

51. Nëse gratë nuk do ekzistonin, të gjithë paratë e botës nuk do kishin asnjë kuptim

52. Nëse gratë do të sundonin botën, nuk do të kishim luftëra, thjesht negociata intensive çdo 28 ditë.

53. Kur një burrë ka dashur dikur një grua, ai nuk do të bëjë asgjë për të, me përjashtim të vazhdojë dashurinë ndaj saj.

54. Ndër të gjitha kurat shtëpiake, gruaja e mirë është më e mira.

55. Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti… lëreni t’i dalë e saja 🙂

56. Gruaja ime dhe unë ishim të martuar për njëzet vite. Pastaj… u njohëm.

57. Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar

58. Gratë janë më të tolerante e të duruara se burrat, shumë më pak të dhunshme. Ato nuk kryejnë vrasje, vetëvrasje, por burrat bëjnë luftëra, kryqëzata, armë vdekjeprurëse, bomba atomike. Gruaja është komplet jashtë kësaj loje vdekjesh…

59. Gruaja është si një libër, që i keq apo i mirë, duhet të të pëlqejë që nga kopertina.

60. Disa gra sillen ndaj burrave si policia kufitare: një palë i dëbojnë, të tjerët i lejojnë të kalojnë kufirin./ supershendeti.com