Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë firmosur emrat e rinj, që do të drejtojnë 32 shërbimet që ofrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas më shumë se dy muajsh është bërë publike lista e garës së re të zhvilluar që në nëntor të 2018-ës, por me emra të vjetër.

Treçereku i krerëve duket se kanë “zënë rrënjë” në shërbimet përkatëse. Pas tetë vitesh, 24 mjekë do të vijojnë të jenë drejtues shërbimi në QSUT.

Kjo është e para gjë që vihet re nga lista fituese (përbri shkrimit), e cila nuk është e plotë për shkak të mosmarrëveshjeve të hasura në konkurs mes mjekëve.

Për nëntë raste, zgjidhjen do ta japë Gjykata Administrative.

Në fakt, e gjithë procedura për përzgjedhjen e shefave të rinj ka ngjallur jo pak kënaqësi në radhët e mjekëve, të cilët ankohen për një garë fiktive dhe pa transparencë.

Shumica e emrave në listë drejtojnë shërbimet përkatëse që prej vitit 2011, kur u përzgjodhën për të parën herë.

Atyre u kishte mbaruar afati që në 2016-ën, por konkursi për caktimin e të rinjve, i cili rezultoi veçse një “refresh” i vogël, nuk u mbajt për dy vite rresht, duke e çuar shërbimin e tyre për një afat 8-vjeçar.

Prej dy muajsh që nga organizimi i konkursit, shefat aktualë ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri.

Ngërçi mësohet të ketë qenë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pasi ajo e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kishte kohë që kishte firmosur listën e të zgjedhurve.

Por ngërçi nuk ka qenë vetëm në tryezën e ministres Shahini.

Seancat gjyqësore duket se do të pasojnë njëra-tjetrën, pasi Komisioni për Vlerësimin e kandidatëve mësohet të ketë përzgjedhur fitues kandidatë pa diplomën e shërbimit përkatës.

TE EMERUARIT

Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme I, Emond Çeliku

• Shërbimi i Urgjencës e Pediatria e Përgjithshme, Numila Kuneshka

• Shërbimi i Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Lito Kule

• Shërbimi i Imazherisë e Mjekësisë Nukl., Durim Çela

• Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit, Ilir Ohri

• Shërbimi i Pediatrisë, specialiteti I, Luljeta Kote Serbo

• Shërbimi i Neurologjisë, Jera Kruja

• Shërbimi i Hipertonisë e Mjekësisë Interne, Mihal Tase

• Shërbimi i Reanimacionit të Pediatrisë, Elmira Kola

• Shërbimi i shërbimit të Kardiologji I, Artan Goda

• Shërbimi i Laboratorit Imunologjik, Genc Sulçebe

• Shërbimi i Laboratorit Klinik Biokimik, Anyla Bylo

• Shërbimi i Djegie Plastikës, Gjergji Belba

• Shërbimi i Laboratorit të Gjenetikës, Anila Babameto

• Shërbimi i Psikiatrisë, Ariel Çomo

• Shërbimi i Alergologjisë, Etleva Loloçi

• Shërbimi i Reumatologjisë, Teuta Baçka

• Shërbimi i Onkohematologjisë, Anila Godo

• Shërbimi i Nefrologjisë, Rezar Xhepa

• Shërbimi i Neurokirurgjisë, Mentor Petrela

• Shërbimi i Hematologjisë, Arben Ivanaj

• Shërbimi i Gastrohepatologjisë, Adriana Babameto

• Shërbimi i Nefrologjisë, Myftar Barbullushi

• Shërbimi i Kardiologjisë, II, Alban Dibra

• Shërbimi i Laboradorit Mikrobiologjik, Andi Koraqi

• Shërbimi i Kirurgjisë Vaskulare, Sokol Xhepa

• Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Najada Çomo

• Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme, Arben Gjata

• Shërbimi i Otorino-laringologjisë, Besim Boçi

• Shërbimi i Okulistikës, Vilma Mema

• Shërbimi i Ped. së Specialiteteve, Paskal Cullufe

• Shërbimi i Laboratorit të Anatomisë, Majlinda Ikonomi