Zoti: Përshëndetje. A më thërrite?

 

Njeriu:

A të thërrita? Jo, kush jeni ju?

 

Zoti:

Unë jam Zoti. Dëgjova lutjet e tua. Kështu që mendova se doje që të bisedonim.

 

Njeriu:

Unë gjithmonë lutem. Vetëm kjo më bën të ndihem mirë. Tani jam i zënë. Unë jam në mes të diçkaje.

 

Zoti:

Me çfarë je i zënë? Edhe milingonat janë të zëna.

 

Njeriu:

Nuk e di. Por unë nuk po gjej më kohë të lirë. Jeta është bërë plot tension. Gjatë gjithë kohës vetëm nxitojmë.

 

Zoti

Sigurisht. Aktiviteti bën që të jeni të zënë. Por produktiviteti ju sjell rezultate. Aktiviteti konsumon kohë. Produktiviteti e liron atë.

 

Njeriu:

E kuptoj. Por unë ende nuk mund ta përfytyroj. Meqë ra fjala, unë nuk prisja që ju të më përgjigjeshit në mënyrë të menjëhershme.

 

Zoti:

Epo unë doja të zgjidhja luftën tuaj me kohën, duke ju dhënë disa qartësi. Në këtë epokë të internetit, unë doja t’ju arrija përmes rrjetit me të cilin ndihesh mirë.

 

Njeriu:

Më tregoni, pse jeta është kaq e ndërlikuar tani?

 

Zoti:

Mos e analizoni jetën. Vetëm jetojeni. Analiza është ajo që e bën atë të komplikuar.

 

Njeriu:

Pse ne jemi vazhdimisht të pakënaqur?

 

Zoti:

E sotmja juaj është e nesërmja që u shqetësove dje. Ju shqetësoheni sepse jeni duke analizuar. Shqetësimi është bërë zakoni juaj. Kjo është arsyeja pse nuk jeni të lumtur.

 

Njeriu:

Por si mund të mos shqetësohemi kur ka kaq shumë pasiguri?

 

Zoti:

Pasiguria është e pashmangshme, por shqetësimi është fakultativ.

 

Njeriu:

Por kjo pasiguri sjell shumë dhimbje.

 

Zoti:

Dhimbja është e pashmangshme, por vuajtja është fakultative.

 

Njeriu:

Nëse vuajtja është fakultative, përse njerëzit vuajnë gjithmonë?

 

Zoti:

Diamanti nuk mund të jetë i lëmuar pa u fërkuar. Ari nuk mund të pastrohet pa zjarr. Njerëzit e mirë kalojnë nëpër sprova, por nuk vuajnë. Me atë përvojë jeta e tyre bëhet më e mirë, jo e hidhur.

 

Njeriu:

Doni të thoni që përvoja të tilla janë të dobishme?

 

Zoti:

Po. Përvoja është mësuesi më i mirë. Ajo të jep testin në fillim dhe më pas leksionet.

 

Njeriu:

Por ende, pse duhet të kalojmë nëpër teste të tilla? Pse nuk mund të jemi të lirë nga problemet?

 

Zoti:

Problemet janë Bllokada të Qëllimshme që ofrojnë Mësime të Dobishme për të Përmirësuar Forcën Mendore. Forca e brendshme vjen nga lufta dhe qëndrueshmëria, jo kur ju jeni të lirë nga problemet.

 

Njeriu:

Sinqerisht në mes të kaq shumë problemeve, ne nuk e dimë se ku po shkojmë.

 

Zoti:

Nëse shikoni jashtë nuk do ta dini se ku po shkoni. Shikoni brenda. Duke parë jashtë, ju ëndërroni. Duke parë brenda, ju zgjoheni. Sytë të sigurojnë shikimin. Zemra siguron mprehtësinë.

 

Njeriu:

Ndonjëherë nëse nuk ke sukses të shpejtë duket se të lëndon më shumë se sa të shkosh në drejtimin e duhur. Cfarë duhet të bëj?

 

Zoti:

Suksesi është një masë e vendosur nga të tjerët. Kënaqësia është një masë e vendosur prej jush. Të njohësh rrugën që ke përpara është më e kënaqshme sesa të dish se ti ece përpara. Ti puno me busull. Lëri të tjerët të punojë duke numëruar orët.

 

Njeriu:

Në kohë të vështira, si të qëndrojmë të motivuar?

 

Zoti:

Gjithmonë shikoni se sa larg keni ardhur në vend që të shikosh gjatë gjithë kohës ku duhet të shkoni. Gjithmonë numëroni bekimet tuaja, jo atë që ju mungon.

 

Njeriu:

Çfarë ju befason me njerëzit?

 

Zoti:

Kur ata vuajnë, ata pyesin: “Përse mua? Kur ata përparojnë, ata kurrë nuk pyesin “Përse mua”. Gjithkush dëshiron të ketë të vërtetën në anën e tyre, por pak duan të jenë në anën e së vërtetës.

 

Njeriu:

Ndonjëherë pyes, kush jam unë, pse jam këtu. Nuk mund të gjej përgjigje.

 

Zoti:

Mos kërkoni të gjeni kush jeni, por të përcaktoni se kush doni të jeni. Mos kërkoni një qëllim përse jeni këtu. Krijoje atë. Jeta nuk është një proçes zbulimi, por një proçes i krijimit.

 

Njeriu:

Si mund të marr më të mirën nga jeta?

 

Zoti:

Përballu me të kaluarën tënde pa pendim. Trajtoje të tashmen tënde me besim. Përgatitu për të ardhmen pa frikë.

 

Njeriu:

Një pyetje e fundit. Ndonjëherë ndihem se lutjet e mia nuk marrin përgjigje.

 

Zoti:

Nuk ka lutje pa përgjigje. Herë pas here përgjigja është JO.

 

Njeriu:

Faleminderit për këtë bisedë të mrekullueshme. Unë jam kaq i lumtur që ta filloj ditën me një ndjenjë të re frymëzimi.

 

Zoti:

Mirë. Mbani besimin dhe braktisni frikën. Mos i besoni dyshimet por dyshoni në bindjet tuaja. Jeta është një mister për t’u zgjidhur jo një problem për t’u zbërthyer. Më beso. Jeta është e mrekullueshme nëse do të dini se si ta jetoni.

 

Njeriu:

Faleminderit shumë.

 

Zoti:

Ju jeni gjithmonë të mirëpritur. Uroj të kesh një ditë të mirë mikun tim./supershendeti.com