Kjo është një histori prekëse që supershëndeti.com e sjell për ju pë të reflektuar dhe për ta ndarë me këdo që e doni dhe e vlerësoni.

Një burrë vdiq, dhe kur e kuptoi këtë, ai pa Perëndinë që po afrohej me një valixhe në dorë.

Perëndia tha:

– Mirë djalë, është koha për të shkuar.

 

I habitur burri u përgjigj:

– Tani? Kaq shpejt? Po unë kisha kaq shumë plane …

– Më vjen keq, por ka ardhur koha.

 

– Çfarë ke në atë valixhe? – pyeti njeriu.

Perëndia u përgjigj:

– Ato që të përkasin ty.

 

– Gjërat e mia, rrobat e mia, paratë e mia?

Perëndia u përgjigj:

– Këto gjëra nuk ishin tuajat, ata i përkasin tokës.

 

– A janë kujtimet e mia? – pyeti njeriu.

Perëndia u përgjigj:

– Ata kurrë nuk të përkisnin ty, ata i përkisnin kohës

 

– A janë talentet e mia?

Perëndia u përgjigj:

– Këto nuk ishin kurrë tuajat, ato i përkisnin rrethanave.

 

– A janë miqtë dhe familja ime?

Perëndia u përgjigj:

– Më vjen keq por ata kurrë nuk ishin tuajat, ata i përkisnin shtegut të jetës.

 

– A është gruaja dhe biri im?

Perëndia u përgjigj:

– Ata kurrë nuk ishin të tutë, i përkisnin zemrës tënde.

 

– A është trupi im?

Perëndia u përgjigj:

– Ai kurrë nuk ishte i yti, i përkiste pluhurit.

 

– A është shpirti im?

Perëndia u përgjigj:

– Jo, ai është imi.

 

I mbushur plot frikë, burri mori valixhen nga Zoti dhe e hapi atë dhe pa se valixhja ishte bosh. Me një lot që zbriste në faqe, njeriu tha:

– Unë kurrë nuk kam pasur ndonjë gjë?

Perëndia u përgjigj:

– Kjo është e saktë, çdo çast që keni jetuar ka qenë vetëm për vete.

– Ti kurrë nuk jetove për dikë, i cili në një farë mënyre nuk ishte i lidhur me ty.

Morali:

Bëni diçka për njerëzit e tjerë edhe pse ata nuk mund të ta kthejnë nderin.

Jeta është vetëm një moment.

Një moment që të përket ty.

– Jeto të tashmen

– Jetoje jetën tënde

– Mos harroni të gëzoheni dhe t’i bëni të tjerët të gëzuar, pasi kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.

– Gjërat materiale dhe çdo gjë tjetër për të cilën luftoni ka për të qëndruar këtu.

TI NUK MUND TË MARRËSH GJËRA ME VETE.

Gëzohuni dhe lërini të tjerët të gëzojnë!/supershendeti.com