6 Rrëfime të shkurtra që mund të qeshni, por mbi të gjitha: Mund të mësoni shumë… Nga supershendeti.com

Humori duhet të jetë i pandashëm nga jeta juaj, për arsye se largon ankthin duke çliruar hormonin e lumturisë; serotoninën.

E ku ka më bukur se të mësojmë të udhëheqim jetën tonë me anë të humorit.

Supershendeti. com i ka fraksionuar në 6 mësime, pra kështu ju kujtojmë dhe thyesat.

 

1/6 e Mësimit:

Një burrë po hynte në dush ndërkohë që gruaja e tij po e përfundonte dushin e saj, kur ra zilja e derës.

Gruaja shpejt mbulohet me një peshqir dhe zbret shkallët për të vajtur poshtë.

Kur hap derën, aty qëndron Bobi, fqinji i tyre. Para se të thotë ndonjë fjalë, Bobi i thotë:

“Do të të jap 800 dollarë, nëse ti e heq atë peshqir.”

Pasi mendohet për një çast, gruaja heq peshqirin e saj dhe qëndron e zhveshur para Bobit, dhe pas disa sekondash, Bobi i dorëzon 800 dollarët dhe largohet.

Gruaja vesh përsëri peshqirin dhe shkon prapë lart.

Kur ajo shkon në banjë, burri i saj pyet:

“Kush ishte?”

“Ishte Bobi fqinji ynë.” – përgjigjet ajo.

“Mirë,” – tha burri – “Po a të tha ndonjë gjë për 800 dollarët, që më ka borxh?”

Morali i tregimit:

Mos shpërndani informacionet kritike te kreditorët, do të jeni në gjendje të parandaloni ekspozime të panevojshme 🙂

 

2/6 e Mësimit:

Një prift i ofroi një murgeshe të bënin rrugën me makinë.

Ajo hyri dhe vuri njërën këmbë mbi tjetrën, duke bërë që fustani i saj të ngrihej duke lënë të zbuluar njërën këmbë.

Prifti për pak sa nuk pati një aksident.

Pasi e mori sërish kontrollin e makinës, ai me dinakëri e rrëshqiti dorën deri në këmbën e saj.

Murgesha tha:

“O Atë, kujto Psalmin 129?”.

Prifti hoqi dorën. Por, duke ndryshuar ingranazhet, ai e la dorën e tij të rrëshqiste përsëri mbi këmbën e saj.

Murgesha tha edhe një herë:

“O Atë, kujto Psalmin 129?”.

Prifti kërkoi ndjesë

“Më fal motër, por mishi është i dobët”.

Pasi arritën në manastir, murgesha psherëtiu rëndë dhe vazhdoi rrugën e saj.

Kur mbërriti në kishë, prifti nxitoi të merrte biblën dhe lexoi Psalmin 129.

Aty shkruante:

“Shkoni përpara dhe kërkoni, ngjituni më lart, do të gjeni lavdi”.

Morali i tregimit:

Nëse nuk jeni të informuar mirë për punën tuaj, ju mund të humbisni një mundësi të madhe. 🙂

 

3/6 e Mësimit:

Një përfaqësuese e shitjeve, administratori dhe menaxheri i tyre po shkonin për drekë kur gjejnë një llambë vaji antike.

Ata e fshijnë atë dhe një Xhind del nga llamba.

Xhindi ju thotë:

“Unë do t’i plotësoj secilit prej jush vetëm një dëshirë.

” Unë e para! Unë e para! ” – thotë përfaqësuesja e shitjeve . – “Unë dua të jem në Hawaii, duke pushuar në plazh me masazhistin tim personal, një arkë plot me Pina Coladas dhe dashurinë e jetës sime.”

Puff! Ajo u zhduk.

“Mua tani ! Mua tani! ” – thotë administratori. – “Unë dua të jem në Bahamas, duke ngarë një motoskaf e të mos mendoj fare për botën.”

Puff! U zhduk edhe ai.

“OK, je gati,”– I thotë Xhindi menaxherit.

Menaxheri thotë:

“Unë dua që këta të dy të kthehen në zyrë pas drekës.”

Morali i tregimit:

Gjithmonë lëreni shefin tuaj të flasë i pari. 🙂

 

4/6 e Mësimit :

Një shqiponjë ishte ulur në një pemë dhe po pushonte, duke mos bërë asgjë.

Një lepur i vogël e pa shqiponjën dhe e pyeti:

“A mund të ulem edhe unë si ti dhe të mos bëj asgjë?”

Shqiponja u përgjigj:

“Sigurisht, pse jo.”

Pra, lepuri u ul në tokë poshtë shqiponjës dhe pushoi.

Papritur, u shfaq një dhelpër, u hodh mbi lepurin dhe e hëngri.

Morali i tregimit:

Për të ndenjur ulur dhe të mos bësh asgjë, duhet të jesh ulur shumë lart!

 

5/6 e Mësimit:

Një gjel deti po bisedonte me një dem.

“Unë do të doja të isha në gjendje të shkoj në majë të pemës.”– psherëtiu gjeli i detit, – “Por unë nuk kam energji.

‘ Epo, përse nuk ha në disa prej plehrave të mia?” – U përgjigj demi .“Ata janë të mbushur me ushqyes.”

Gjeli i detit u vërsul në një nga grumbujt e plehrave dhe ndjeu se me të vërtetë i dha atij fuqi të mjaftueshme për të arritur degën më të ulët të pemës.

Ditën tjetër, pasi hëngri disa plehra më shumë, arriti në degën e dytë.

Më në fund, pas ditës së katërt, gjeli i detit u ul me krenari në krye të pemës.

Ai ishte shumë i ndotur dhe menjëherë u pikas nga një fermer, i cili shtiu me armë në drejtim të pemës.

Morali i tregimit:

Gjërat e pista që bën mund të të shpien në krye, por nuk do të të mbajnë atje!

 

6/6 e Mësimi:

Një zog i vogël po fluturonte në jug për të dimëruar.

Bënte aq ftohtë saqë zogu ngriu dhe ra në tokë në një fushë të madhe.

Ndërsa ai ishte duke qëndruar atje, një lopë erdhi dhe hodhi bajgën mbi të.

Ndërsa zogu i ngrirë qëndronte atje në grumbullin e bajgave të lopës, filloi të kuptonte se po ngrohej.

Ngrohtësia e bajgës po e shkrite atë!

Ai rrinte i shtrirë në të ngrohtë, i lumtur, dhe së shpejti filloi të këndonte nga gëzimi.

Një mace që po kalonte andej dëgjoi cicërimën e zogut dhe erdhi për të hetuar.

Pas zërit, macja zbuloi zogun nën grumbullin e bajgave të lopës, dhe menjëherë e nxori jashtë dhe e hëngri atë.

Moralet e tregimit:

1. Jo të gjithë ata që ju lëshojnë bajgë, janë armiqtë tuaj.

2. Jo gjithkush që ju nxjerr nga bajgat, është miku juaj.

3. Dhe kur je zhytur thellë në bajga, është më mirë ta mbani gojën të mbyllur! / supershendeti.com