Padyshim që mbrëmja e së dielës ka qenë e jashtëzakonshme për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila arriti të shkëlqente në eventin më të rëndësishëm muzikor “Grammy Awards’’.

Ylli 23-vjeçar u shpall “Artistja e re më e mirë’’, kategori në të cilën u përball me Bebe Rexhan, si dhe fitoi çmimin “Best Dance Recording’’ për këngën e saj “Electricity’’.

E emocionuar dhe me lotë në sy, Dua mbajti gjithashtu një fjalim të ndjerë përpara të gjithë artistëve të pranishëm.

“Oh Zot, nuk di nga t’ia filloj.

Fillimisht dua të them se jam shumë e nderuar që jam nominuar mes kaq shumë artisteve të mrekullueshëm.

Besoj se këtë vit kemi ecur përpara.

Dua të falenderoj shumë fansat e mi që më kanë lejuar të jem versioni më i mirë i vetes time.

Dua të falenderoj ekipin tim që kanë qenë krah meje.

Kanë punuar shumë pa u lodhur asnjëherë.

Falenderoj edhe familjen time që janë këtu sonte me mua, ju dua shumë.

O Zot, jam shumë nervoze, e emocionuar dhe mirënjohëse në të njëjtën kohë.

Kam diçka që duhet ta them për këdo që nuk e ka kuptuar ende sa i veçantë është që ka një histori jete unike, një sfond ndryshe nga të tjerët, një emër që nderon rrënjët e tij…

Duhet të dini se pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni asgjë të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave.

Unë jam prova që mund të bësh çfarë i thua mendjes se do të bësh!”

Pas këtij fjalimi artistja foli edhe në rrjetet sociale ku falenderoi të gjithë personat që e kanë mbështetur.

“Unë jam një artiste me dy çmime grammy të fituara!!!!

Jam e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment.

Po u dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe të gjithë artistëve të pabesueshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar.

Një ëndërr e bërë realitet! FALEMINDERIT!!”, ka shkruar ajo në Instagram.

Në kategorinë “Artistja e re më e mirë” ishte e nominuar edhe shqiptarja tjetër Bebe Rexha.

Kjo e fundit ishte nominuar në kategorinë “Dueti më i mirë i zhanrit country”, por që këtë çmim e kanë fituar Dan dhe Shay me këngën e tyre “Tequila”.