Nga supershendeti.com

Një djalë i vogël nëntë vjeçar i ulur në bankën e tij duke ndjekur mësimin, papritmas ndjen që pjesa e përparme e pantallonave të tij po laget.

Ai mendoni se do t’i pushonte zemra dhe nuk mund ta imagjinonte se si kishte ndodhur kjo.

Ishte hera e parë që i ndodhte dhe as nuk mund ta imagjinonte, se çfarë do të bënin djemtë e tjerë kur ta mësonin këtë.

Dhe vajzat, ato nuk do t’i flisnin më kurrë me gojë për sa kohë të jetonte.

Djali beson se zemra e tij do të ndalet; ai e ul kokën poshtë dhe bëri këtë lutje:

“I dashur Zot, kjo është një emergjencë! Më duhet ndihmë tani! Pas pesë minutash do të jetë shumë vonë.

Ai ngre kokën pasi lutet dhe ja ku vjen mësuesja me një shikim në sytë e saj, që thotë se ai është zbuluar.

Ndërsa mësuesja po ecën drejt tij, një shoqe klase e quajtur Suzi po mban një akuarium të vogël me peshq të argjendtë që është i mbushur me ujë.

Suzi ecën përpara mësueses dhe në mënyrë të pashpjegueshme, hedh tasin e ujit në prehrin e djalit.

Djali pretendon të jetë i zemëruar, por gjatë gjithë kohës po i thotë vetes:

“Faleminderit, Zot! Faleminderit, Zot! “

Tani, befas, në vend që të jetë objekt i talljes, djali është objekt i simpatisë.

Mësuesja zbret në katin e poshtëm për të marrë një palë pantallona të shkurtra në palestër, për t’i veshur ndërsa pantallonat e tij thahen.

Të gjithë fëmijët e tjerë janë ulur në gjunjë për të tharë ujin rreth bankës së tij.

Simpatia që ata ndiejnë është e mrekullueshme.

Por, siç e ka jeta, tallja që duhej të ishte për të, tani është transferuar tek dikush tjetër – Suzi.

Ajo përpiqet të ndihmojë, por ata i thonë të largohet.

“Se mos na hedh ndonjë gjë tjetër ti duartharë!”

Në fund, kur mësimi kishte mbaruar dhe fëmijët po prisnin për autobusin, djaloshi u afrua pranë Suzit dhe i pëshpëriti:

“Ti e bëre këtë me qëllim, apo jo?”

Suzi i pëshpërit nga prapa:

“I kam lagur edhe unë njëherë pantallonat e mia.”

 

Morali:

Ju me siguri keni kaluar nëpër disa situata të vështira në jetë.

Ju nuk mund të riktheheni dhe të zvogëloni dhimbjen tuaj, por ajo që mund të bëni është të ndihmoni të tjerët që po kalojnë të njëjtën situatë të vështirë tani.

Mos lejoni që dikush të kalojë nëpër dhimbjen që keni kaluar ju dhe nëse nuk mund të bëni asgjë për këtë, atëherë të paktën qëndrojini pranë atij personi.

Askush nuk duhet të kalojë nëpër faza të vështira të jetës i vetëm. /www.supershendeti.com