Khaled Hosseini fuller shot publicity photo (c) 2013 by Elena Seibert

Khaled Hosseini ( i lindur më 4 mars 1965) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës sonë.

Në sajë të një tregu botues në mbarë botën, shumë nga historitë e Afganistanit që tregon ai janë lexuar edhe nga njerëzit në perëndim.

Romanet e tij mund të jenë fiksion, por ato janë plot me të vërteta që vlejnë kudo në botë…

Ja disa nga shprehjet nga keta libra…

 

1. “Një shoqëri nuk ka asnjë mundësi suksesi, nëse femrat e saj nuk edukohen…”

 

2. “Ka vetëm një mëkat dhe është vjedhja. Kur vret një burrë, ti i vjedh të drejtën një gruaje për të pasur një burrë dhe fëmijëve të tij të drejtën për të pasur një baba.

Kur thua një gënjeshtër, ti i vjedh dikujt të drejtën për të ditur të vërtetën.

Kur tradhëton, i vjedh të drejtën dikujt për sinqeritet”.

 

3. “Mund të duket e padrejtë, por ajo çfarë ndodh në disa ditë, ndonjëherë vetëm në një ditë, mund të ndryshojë rrugën e gjithë jetës”.

 

4. “Është shumë më mirë të lëndohesh nga e vërteta, se sa të kënaqesh me një gënjeshtër”.

 

5. “Gjithmonë të lëndon të kesh diçka dhe ta humbasësh, sesa të mos e kesh fare”.

 

6. “Përpara çdo vështirësie dhe problemi që na vë në përballje, Zoti e ka një arsye”.

 

7. “Martesa mund të presë. Edukimi jo”.

 

8. “Për ty, edhe 1000 herë të tjera”.

 

9. “Mësoje këtë tani dhe mësoje mirë. Gishti ndëshkues i një mashkulli do të drejtohet gjithmonë drejt një femre. Gjithmonë…

Ashtu si shigjeta e busullës që tregon gjithnjë Veriu , ashtu edhe gishti akuzues i një burri tregon gjithmonë një grua.

Gjithmonë. Mbaje mend këtë!
10. “Disa gjëra mund të t’i mësoj unë. Disa gjëra i mëson nga librat, por ka disa gjëra të tjera që duhet t’i shohësh dhe t’i ndjesh për t’i kuptuar”.

 

11. “Tregoja sekretin tënd erës, por mos e fajëso atë nëse ia tregon pemëve”.

 

12. “Dashuria mund t’i bëjë njerëzit të veprojnë në mënyra të paimagjinueshme dhe t’i nxisë ata të kalojnë pengesa të frikshme me një heroizëm befasues”.